Pseudopolitika e Kosovës Lindore dhe dështimet e sajë në periudhën e fundit!

Bilderberg

Anëtar i ri
Pseudopolitika e Kosovës Lindore dhe dështimet e sajë në periudhën e fundit!




Shkruan: Arber IBRAHIMI


Pakë para zgjedhjeve parlamentare në paraqitjet publike pothuaj se të gjithë politikanët e Kosovës Lindore, marshuan para me pankartat e tyre dhe gojën plot premtime...Ku I kanë tani ato premtime!?




Edhe përkundër paralajmrimeve dhe sygjerimeve tona, që pjesmarrja në zgjedhjet parlamentare të Sërbis është apsolutikisht një hap i gabuar dhe që të qonë mbrapa, politikanët tanë ndërmorrën mu këtë hap, ndoshta edhe me qëllim të caktuar por, kjo pasqyron me realitetin që është krijuar sot në tri komunat e Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Vetëm budallai më i madh do t'a besonte se politika serbe mundë të jetë politikë demokratike dhe se vetëm idioti mundë të besoje se do të ndryshoj qëndrimi i serbeve ndaj shqiptarëve.
Vetem amatori i politikës mundë të bëjë një gabim të tillë siq e bënë politikanët tanë. Të pajtohesh dhe të dalësh në zgjedhje parlamentare të sërbisë, kur me anë të kushtetutës së Sërbisë mbahen zgjedhjet, dhe mu në atë kushtetutë “Kosova është pjesë territoriale e pandashme e sërbisë”!!! Këtu shihet se sa të menqur dhe sa kanë menduar politikanët tanë për veprimet e tyre.
Më lartë e ceka se, budallai, idioti dhe amatori por në fakt mbi të gjithat dominon “interesi” qoftë personal apo grupor.




Kjo pasojë është duke u parë në:


Mbylljen e RTV “PRESHEVA”, mospranimi i diplomave të univerzitetit Kosovarë nga ana e ministrit serb te arsimit, dhe sigurisht do të ketë edhe veprime të tjera. Këto janë vetëm pasojat fillestare kundër “shqiptarëve në Sërbi”, por pasojat në interesin kombëtar shqiptar janë edhe më të mëdha, sërbi nga krimineli del në viktimë, akuzon botën demokratike për njohjen e Mvetësisë së Kosovës dhe shkon edhe më tej sa që kërkon nga Gjyqi Ndërkombëtar shqyrtimin e njohjeve individuale, në anën tjetër deri sa ti je si deputet (duke u vetëquajtur si deputet populli dhe duke u mbështetur nga të pa diturit alias kolegët “lider” të partive tjera) ulesh në një ulëse të parlamentit kur kundër teje ke hiq më pak se 250 deputet kundër dhe tani bënë atë “më mirë zhurma në parlament se sa zhurma në bitpazar” një pseudopolitikan interesgji që shumë shpesh e përmend, por harron ky zotriu dhe të gjithë të tjerët që mendojnë si ky, se bitpazarin e dominojnë shqiptarët kurse parlamentin e sërbisë po e udhëheq zevendsja e Sllobodan Millosheviqit.


Nëse mendoni të fitoni mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë mënyre, ju sapo e humbët atë.
Ndërkombëtarët dhe gjithë bota bënë ujdi me njerëzit që kanë qëndrim dhe mbrojnë parimet e tyre, kurse ju lëshuat pe në gjithëcka e edhe punuat kundër statutit tuaj partiak e mos të folim kundër interesit të popullatës shqiptare.
Kur një shtet nuk të pranon të diplomuarit atëher ai shtet dëshiron të të lëjë pa emanicipim, kurse kur ta mbyll një stacion informimi atëhere të le të pa informuar apo i jep mundësinë një stacioni tjetër për të denzinformuar, sepse i jepë mundësin në saje të bashkpunimit me qeverinë dhe interesat shtetërore. Kjo ndodhë në sërbi!


Shtrohet Pytja pse të mbylle një TV stacion që e financoi dhe e hapi vetë shteti? - sepse mu ky tv stacion I dha mundësinë shqiptarit të drejt informohet. Për këtë edhe kemi fakte, më kujtohet kur unë me dy shokët e mi u paraqita më 26. janar të vitit 2007 në përvjetiorin e daljes në skenë të UاPMB-së, ne argumentuam se kush janë (realisht me të kaluarën e tyre) krerët e shtetit sërb ( gjatë vitit të kaluar), si u formua trupi koordinues i shum dashtur prej disa politikanëve dhe qllimi i këtij trupi, mandej kritikuam ashpër dhe argumentuam hapat e gabuar të partive politike shqiptare. Menjëher të nesrmën kur pritnim të jepej repriza, nuk u dha. Në kontaktin tonë më një person të lart në atë stacion, dhe në pytjen tonë pse nuk ritransmetohet ajo intervistë, përgjigja ishte kjo: “Nuk guxon kurrësesi të shkoje në ajër ajo përgjigje që është dhënë mbrëmë”!!! Këtu shihet se edhe përkundër presionit të madh prap vazhdoi që ai stacion të flasë SHQIP.
Ndërsa në anën tjetër në një moment kur OVL po organizonte nje protestë dhe shkuam në TV stacionin privat për ti lutur që ta emitojnë spotin tonë për të lajmruar popullatën për protestën (mundë ta shihni këtë spot këtu: http://www.youtube. com/watch? v=-_PZExbF7Sw ) redaktorja përgjegjëse e këtij televizioni privat na thotë, “Më falni por fotot e paraqitura në këtë spot nuk janë tonat, dhe me këtë arsye ne nuk do ta emitojm këtë spot” (këto foto ishin të shqiptarëve gjatë periudhës nga 1878 deri në periudhën e pasluftës 2001), ne jo vetëm që u habitëm por edhe e patëm të kjartë në anën tjetër se cfar është misioni I këtij stacioni pseudo shqiptar!


Sa I përket diplomave, merreni me mend se sa shqiptari do të duhet të largohet (kryesisht gjeneratat e reja) nga Kosova Lindore për të shkuar në mbrendi të Kosovës për të kërkuar perspektive ku mundë ta shfrytëzoje këtë diplomë, sa student do të demoralizohen përderisa e dijnë se nëser apo pasnesër do të diplomojnë dhe smundë të kenë perpsektivë në vendin e tyre, sa të rinjët do të ndërrojnë mendimin për të studiuar në një nga univerzitetet në Kosovë!!!
Përpos kësaj të gjithë gjeneratat e reja që janë me punë në institucionet shtetërore, qoftë arsim, ndërmarrje tjera shoqërore apo edhe ne organet komunale, organet e rendit, gjyqësis e të tjera... Do të largohen nga puna!
Tani në vend se të kemi kuadro ne do të bllokohemi përshkak të kokave boshe apo profitere. Do të bllokohemi sepse në arsim të gjitha gjeneratat e reja do të duhet të lëshojnë vendin e punës kurse gjeneratat e vjetra do të detyrohen të shkojnë në pension, përderisa shumë pak familje shqiptare të nesërmen do të I dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat sebre( dhe ky mundë te jetë një numër shumë I vogël saqë vetëm këta politikanë do ta bëjnë një gjë të tillë).
Do të bllokohemi poashtu edhe në kuadrot nëpër ndërmarrje shoqërore sepse një njeri që nuk është I kualifikuar nuk do të mundë ti udhëheqe ato! Ato do të duhet të I falim serbëve në mënyrë që ata të udhëheqin ato, e kjo do tju shkojë vetëm këtyre politikanëve që janë “demokrat”, dhe dëshirojnë një qeverisje lokale në multietnicitet.
Sa I përket Multientikumit, në trevat tona sidomos në Presheve me një përqindje 96% shqiptar, 2% serb, 1% rom dhe 1% të tjerë do të duhet që ne të durojmë që të na udhëheqë ky 2%.
Pse është kështu? - Sepse një I diplomuar në juridik nuk do të mundë të marre një licensë apo të ushtrojë profesionin e tijë në drejtësi, dhe drejtësia e sërbisë kundrejt shqiptarëve është e dëshmuar sa është e dëmshme..
Nëse të nesërmën dojmë të kemi njerëz të ngritur në detyrë “poilicinë Marionetë” të ashtuquajtur polici multietnike, atëhere do të jetë thjeshtë e pamundur, nuk do të kemi njerëz të kualifikuar. E gjithë kjo ëahtë një Bllokadë përshkak të mospranimit të diplomave univerzitare të Kosovës. Dhe këtu shihet se gjithcka është me kast, nga qeveria e Beogradit, tanimë gjysëm Millosheviqiane dhe gjysëm Titiste.


Andaj kjo nuk mundë të mohohet, sepse kemi folë, kemi argumentuar, por kujt?!!! - këta zotrinjt shihshin në bebëzat e cdo njeriut “PAREN”!


Ka kohë që shohë një shkrim I cili përsëritet në internet, nga autori Refik Hasani, I cili argimenton cdo mënyrë dhe arsye se pse duhet të kemi një Univerzitet Publik Shqiptar, në Kosovën Lindore, por politikanët tanë heshtin si “pulat në shi”!
Tani është momenti për të shfrytëzuar këtë iniciativë të qëlluar, me arsyen se nëse sërbia nuk njeh diplomat e Kosovës, atëhere duhet të plotësojë kushtet e shkollimit në gjuhën amë të shqiptarëve, mbrenda territorit të vet.
Ne si shqiptar kemi ditur të organizohemi shumë herë, madje ditëm të organizojmë edhe luftë kundër sërbisë, besoj dhe shpresoj se prap do të dijmë të organizohemi për ta ngritë një qendër vetëdijësimi e arsimi. Me plot bindje e themë se të pamohueshmit bashkëatëdhetarë t në mërgim, nga gjitha viset do të kontribojnë në ngritjen e këtij institucioni shumë me vlerë.
Ata nuk kursyen kurr, e as tani nuk do ta kursejni, por ju a jeni të gatshëm dhe të guximshëm?!!!


Unë poashtu e dijë se ju prapë do të haheni se kush do të ketë emrin e iniciimit të kësaj qështje si bëtë për Kuvendin Kombëtar Shqiptarë, që mu për këtë arsye nuk e themeluat deri sot!
Mendoni se kjo është qështje e harruar dhe e së kaluarës edhe këtë ma ka kap veshi nga ca politikanë të verbër, por unë mendoj se edhe shtetet më demokratike edhe popujt më progresiv kanë këshille të tilla, për interes Kombëtar. Por shtrohet pytja për ju a është në rend të parë interesi Kombëtar?!


Për ta përmbyllë këtë, edhe pse ka shumë qështje që po të rradhiten dështimet tuaja duhet të ju bëhet një gjyqë kombëtar për veprimet tuaja por, ja që zoti të jua ktheje juve, për gabimet e bëra, keni mundësi të ktheni kokën prapa dhe të shohni popullin në sy dhe të I thoni se gabuat deri këtu, e në vend se të kërkoni ndjesë (se këtë nuk dini ta bëni) jepjuni punës dhe kryeni detyrën tuaj, si e morët vetë me përgjegjësi.


Kur Politikani nuk ka qëndrim konkret, ai është vetëm një gomar, që ka barr siper tij!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top