Pse zhduket muri Kinez?

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
si-dhe-pse-nd-euml-rtua-muri-kinez-video_hd-770x470.jpg


Muri i madh kinez ndërtimi i të cilit ka zgjatur afër 2000 vjet ka humbur gati se 30% të gjatësisë së tij për shkak se banorët lokal, tullat, pllakat dhe materialet e gurit i përdorin për ndërtimin e shtëpive personale, shkruan nasevijesti.ba.

Në një studim të agjencisë kineze për pronën shtetërore thuhet se 1962 km të këtij muri është zhdukur ndërsa 1200 km është në gjendje të mjerueshme. Muri kinez është i gjatë afër 9000 km. Fluksi i madh i turistëve ka kontribuar në degradimin e këtij monumenti historik, thuhet në raport.

Banorët lokal që jetojnë në afërsi të murit të madh e kanë zakon që materialet e këtij muri t’i përdorin për ndërtimin e shtëpive private, ndërsa disa pjesë janë shkatërruar për shkak të zgjerimit të qyteteve dhe ndërtimit të rrugëve – deklaroi اeng Dalin ekspert i Komisionit të Studimit të Murit të Madh.

Dënimi për vjedhjen e materialeve të murit kinez është 1000 euro. “Mirëpo mundon organizimi për zbatimin e rregullores së dënimit”, sqaron një zyrtar i agjencisë për ruajtjen e pronës shtetërore.
Muri Kinez nuk ka përfunduar, ndërsa është ndërtuar në periudha të ndryshme, duke filluar nga shekulli i III para erës së re.

(Islampress)
 
Titulli: Pse zhduket muri Kinez?

Tani ata banoret te zgjuar dhe kreativ me keto ide, por mekat vertete, gjera kaq unike te rralla qe na kane mbetur nga e kaluara duhet te ruhen me kujdes :(
 
Titulli: Pse zhduket muri Kinez?

Fluksi i madh i turistëve ka kontribuar në degradimin e këtij monumenti historik, thuhet në raport.

Really!? ..... paskan hall tjeter, sic duket- Kinezet, bashke me murin e tyre.
 
Titulli: Pse zhduket muri Kinez?

Po pse nuk shkojn ti kthejn prap ne vendin e duhur ato matrijale se vjedhen ?.gjynah mos mu kujdes per diqka te veqant aqe me shum qe eshte nder mrekullit e botes.
 
Titulli: Pse zhduket muri Kinez?

Une mendoj ndryshe...Vertet muri ska faj, por as njerezit skan faj, sikur tu siguronin nje jete me te mire, dhe kushte minimale, besoj se kjo gje mund te shmanget... por ja qe njerezit improvizojn, dhe pa faj
 
Back
Top