Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse Vatikani nuk zbulon se çfarë shkruhet në Librin e Djallit, ja misteret që fshihen

auto_auto_99999999999999914893313561489332471.jpg

Bëhet fjalë për një libër të quajtur "Dragoi i kuq", apo edhe "Ungjilli i dreqit", i cili ruhet në Vatikan. Që në fillim të themi se ky është një libër që ekziston me të vërtetë. Këtë mund ta themi pa asnjë dyshim, meqë edhe vetë Kisha katolike, zyrtarisht ka deklaruar se e posedon këtë libër edhe pse asnjëherë nuk e ka lejuar askënd që ta shohë atë.

Po ashtu, nuk ka dyshim se ky libër është zbuluar në Jerusalem në vitin 1750, në varrin e Solomonit. Libri është shkruar ose në hebraishten biblike, ose në gjuhën aramaike. Sa i përket datës së shkrimit të këtij libri, apo thënë më mirë, dorëshkrimi, në vetë atë dorëshkrim gjendet i shkruar viti 1522. Teoricienët thonë se ky është viti kur ky libër është kopjuar nga një dorëshkrim të shkruar në vitin 1200 të erës së re, apo ndoshta edhe më herët.

Dëshmitë Dëshmia e parë rreth ekzistimit të këtij libri vjen nga një njeri i quajtur Honorius nga Thebes, ekzistimi i të cilit nuk është dëshmuar me fakte. Mund të bëhet fjalë për papën Honorius III (1148-1227). Honorius nga Thebes besohet ta ketë shkruar librin të cilit tani i referohet si "Libri i përbetuar i Honorius-it", nga i cili ka rrjedhë libri "Grand Grimoire", apo në fakt, bëhet fjalë për të njëjtin libër. Sipas kësaj teorie, Honorius ose ishte vetë Dreqi, apo i pushtuar nga Dreqi, me qëllim të shkrimit të këtij libri. Në atë libër jepen udhëzimet sesi të thirret dreqi kurdo, në çdo cep të Tokës, për qëllime të ndryshme tinëzare. Fjala "grimoire" nënkupton një libër-tekst të magjisë. Të çdo lloji të magjisë, qoftë të mirë, apo të keqe. Në botë ka shumë kopje të këtij libri, por thuhet se asnjëri nga ta përmban fjalët e vërteta të librit origjinal. Ky libër është shumë i popullarizuar në kulturën vudu të Haitit dhe magjistarët thonë se e përdorin këtë libër gjatë tërë kohës, sikur një libër recetash për të bërë magji.

Një libër me të vërtetë i jashtëzakonshëm Teoricienët thonë se vetë libri "Grand Grimoire" është i jashtëzakonshëm meqë nuk mund të digjet, shqyhet, shpohet, apo prehet. Ai nuk mund të shkatërrohet apo dëmtohet në asnjë mënyrë. Ky është libri i vetëm që tregon sesi të ftohet dreqi (librat e tjerë janë fals që nuk bëjnë punë), me përshkrimin preciz të ritualeve dhe, përpos kësaj, ai shërben edhe për thirrjen e dreqërve të tjerë, më të vegjël sesa ai kryesori. Meqë është shkruar nga vetë dreqi, ky libër përmban përshkrime rreth mrekullive të shumta mbinatyrore të Biblës, tregon vendin preciz të relikteve të ndryshme, bile përmban edhe vizatimet e dreqit të fytyrës së Judës Iskariot dhe të Krishtit. Sipas thashethemeve, meqë ky libër është në posedim të Kishës katolike, çdo papë e fillon detyrën si qenie njerëzore, e më pas pushtohet nga Djalli. Pra, ku gjendet ky libër? Me gjasë ia keni qëlluar - në arkivat sekrete të Vatikanit.syri net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back