Pse u ndaluan fluturimet ne Hene?

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
duke qene brenda teme,dmth tek fenomenet paranormale po shtoj dicka per henen,e cila eshte trupi qiellor me afer nesh;

lexim te kendshem.

Duke lexuar nje material per Ufologjine hasa ne disa deklarata dhe dokumenta qe kane te bene me Henen dhe ate qe mund te kete te fshehte ky trup qiellor dhe qe mbahet e fshehte per masen e gjere te njerezve ne toke. Sic dihet fluturimi per ne Hene ka nje histori te mbushur me perpjekje, deshtime dhe humbje ne jete njerezore dhe ka lene gjurme ne historine e fluturimeve kozmike. Perpjekja e pare qe mund te quhet si ajo e Apollo 1 deshtoi pa arritur te kaloje orbiten e tokes dhe e astronautet Virgil Grissom, Edward White, Roger Chaffee humben jeten e tyre ne 21 Shkurt te vitit 1967. Mbas ketij deshtimi u ndertuan edhe 6 anije te tjera kozmike respektivisht Apollo 2-Apollo 6 te cilat te gjitha ben fluturime te shkurtra rreth orbites se tokes ne forme testimi per hapin e passhem me te madh, ate te zbritjes ne hene. Do te ishte Apollo 8 anija e pare kozmike qe do te afrohej ne siperfaqen e Henes dhe do ta orbitonte ate per dite te tera duke marre informacione fotografike nga atmosfera dhe siperfaqaja e planetit. Por hapi perfundimtar do te nderrmerrej ne 20 Korrik te vitit 1969 kur me anijen kozmike Apollo 11, astronauti Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin do te hynin ne histori si te paret qenie njerezore qe shkelen truallin e henes. QE mbas asaj perpjekje do te beheshin disa fluturime te tjera duke perfshire Apollo 9,10,11,12,13,14,15,16,17 dhe fluturimet per ne hene do te nderpriteshin ne 11 Dhjetor te vitit 1972 me fluturimin e fundit te Apollo 17 dhe uljen e tij ne Hene. Cfare ndodhi, pse u nderprene fluturimet dhe sidomos cfare ndodhi me Apollo 13 qe ka hyre ne histori madje eshte bere edhe nje film per deshtimin e uljes ne Hene?
Po ti referohemi informacioneve te brendeshme te "rrjedhura" nga NASA qe ne fluturimet e para astronautet kane bere deklarata, madje shume prej tyre jane edhe audio per objekte fluturuese te paidentifikuara qe afroheshin ne anijet komzike tokesore dhe largoheshin me intervale te shkurtra kohe sikur te donin te eksploronin anijen. Nje gje e tille eshte deklaruar ne nje transmetim direkt te nje fluturimi te Apollos dhe qe ishte transmetik publik por qe u nderpre menjehere nga NASA. Te gjithe pjesetaret e ekuipazheve te te gjithe Apollove pa perjashtim kane dhene deklarata per objekte te tilla qe uleshin dhe ngriheshin nga siperfaqja e henes dhe qe afroheshin me shpejtesi te madhe drejt tyre. Edhe Apollo 11 qe nga momenti qe ju afrua Henes deri ne zbritjen e tij eshte shoqeruar nda 6 objekte te tilla ne forme diskoidale. Por misterin me te madh e ka fluturimi i Apollo 13 qe mbas fakteve te dala kohet e fundit nga burime te NASA, nuk ka patur problem te thjesht ne motor apo pajisjet elektrike, por eshte goditur nga nje rreze, nga nje prej objekteve fluturuese te paidentifikuara qe e shoqeronte gjithe kohes. Kjo ndodhi ne momentin kur apollo po merrte nje drejtim tjeter nga ai i pararendesve te tij dhe po perpiqej te ulej ne pjesen tjeter te Henes. Sic dihet ulja deshtoi dhe ekuipazhi mezi arriti te zbriste ne toke. Mbas Apollo 13, fluturimet vazhduan edhe me kater apollo te tjere deri te Apollo 17 dhe me pas u nderprene. Por ulja e tyre eshte bere vetem ne zonen e njohur dhe te eksploruar me pare. Jo ne pjesen tjeter te Henes. Pse? Cfare ka ne anen tjeter te Henes qe nuk duhet te shikohet nga syte e tokesoreve? Pse teleskopi Hubble qe ka nje rreze shikimi prej miliona miljesh dhe qe shqyrton deri kufijte me te larget te sistemit tone diellor apo galaktikes sone dhe me tej, nuk pozicionohet asnjehere ne Hene dhe pse ka deshtuar marrja e fotova nga nje pjese e caktuar e Henes. Mbase nuk keni degjuar per termin ANA e Erret e Henes, por eshte nje pjese e satelitit tone natyral qe nuk mund te kontrollohet nga asnje mjet optik. Pamjet gjithmone bllokohn, imazhi turbullohet dhe kur perpiqet te zhvillohet me teknologji digitale nuk arrihet asnje perfundim. Pikerisht aty u perpoq Apollo 13 te ulej dhe ulja deshtoi. Pse u godit anija jone kozmike?
3 vitet e fundit mbas berjes me publike te problemit te ufo-ve dhe mbas rritjes se ndergjegjes kolektive per kete problem, numri i deshmive dhe deklaratave nga njerez te perfshire direkt ne fluturime dhe ne organizimin e tyre jane shtuar shume.
Dokumenti me i fundit i dale nga nje grup studiuesish amerikan i quajtur Disclosure Project (Projekti zbulimit te se vertetes) sic do e quaja personalisht,qe ka studiuar me detaje komplet fenomenin e ufo ne token amerikane dhe qe eshte bazuar ne deshmite e njerezve me kompetente te forcave ajrore, sherbimeve sekrete, shkenctareve, ushtarakeve, studiuesve qe kane patur lidhje direkt me fenomenin, tregon qarte dhe deshmon me foto pamje te strukturave ne hene te ndertuara nga qenie inteligjente. Ndertesa te larta, rruge qe i lidhin, forma te cuditshme catish, disa here sferike, disa here te sheshta, mini pista fluturimi dhe objekte shencore te natyres se sateliteve, teleskopve ose gjera te ngjashme. Keto informacione kane qene gjithe kohes ne dispozicion edhe te NASA por qe jane refuzuar te behen publike. Kush i ka ndertuar dhe pse nuk arrihet dot te fotografohen nga toka me qartesi, apo nga teleskopet e fuqishem qe pluskojne ne hapesire? Pse nga ajo pjese e Henes dalin gjithmone objektet fluturuese qe duken shume qarte ne pothuajse cdo filmim te bere nga Apollot. Pse astronautet Michael Collins, Buzz Aldrin, Alan L. Bean, Frank Borman, Vance D. Brand, Ronald B. Evans etj u kercenuan nese flisnin per pamjet qe kane pare. Deklaraten me bombe e ka dhene vete Michael Collins pak dite perpara se te vdiste ne tetor te vitit 2004 duke thene se: Me vjen keq per njerezit e ketij planeti qe nuk e dine se cpo ndodh. Me vjen keq qe mbahen te fshehta gjera qe gjithe njerezimi do i mirepriste dhe qe do sillnin begatine. Nuk kemi nevoje te shkojme deri ne Mars, skemi nevoje te kalojme sistemin tone diellor, te verteten e kemi ne Toke dhe shume afer saj, ne Hene. Faktet jane aty, ndertesat, strukturat e ndertuara nga qeniet inteligjente jane aty. Dhe vete mjetet e tyre fluturuese levizn ore e cast.... I bej thirrje qeverise amerikane ti japi fund heshtjes dhe te shpalosi te verteten sic e dine ata prej me shume se gjysem shekulli.....
Nder te tjera fjala qe Collins thote eshte: Mjaftoni te mendoni, pse nuk po shkojme me ne Hene dhe ca na ndalon te eksplorojme ate komplet sic eshte. Ca ka ne pjesen e erret te Henes qe nuk duhet ta shohim ne. Une e kam pare, kam qene me fat ose jo kete se di, po uroj te gjithe njerzimin nje dite te shohi ate qe kemi kaq afer..


Fotot e meposhteme ndonese nuk jane shume te qarta tregojne ate qe permbante ky shkrim. Ndiqni kursorin e mouse dhe do dalloni qarte struktura qe smund te jene natyrale.

 
Interviste me nje ufollogun peter cohen per henen.

Po e postoj me poshte si vijon. Autori, doktor i shkencave astronomike, ufolog dhe astrobiologu Peter Kohen jep te dhenat e studimit te tij dhe rezultatet me disa te intervistuar, perfshi edhe astronaut qe jane terhequr nga sherbimi.

A ka ndonje baze aliene ne Hene?
GJithmone e me shume njerez te perfshire ne kerkime, fluturime kozmike dhe studies po deshmojne per pranine e alieneve ne Hene. Prej tyre pretendohet qe ne pjesen e erret te Henes, ne ate qe nuk shihet kurre nga toka ka nje baze aliene. A e keni pyetur ndonjehere veten se perse u nderprene fluturimet ne Hene? Perse ne nuk ndertojme nej baze ne Hene qe natyrisht duket nje ide shume me teper praktike si nga ana ekonomike ashtu dhe e sigurise sesa te mbash stacione qe pluskojne ne hapesire. Duke ju referuar astrounautit Neil Armstrong, alienet kane nje baze ne Hene dhe ja u kane bere te qarte tokesoreve qe ti rrine larg satelitit te tyre. Tingellon si shume fantazi dhe e pamundur?
Milton Cooper nje oficer i Inteligjences se Forcave Detare shprehet: Alient dhe Ufo jo vetem qe ekzistojne por ne komunitetin e Inteligjences se Forcave Detare, bazes aliene ne Hene i referohen shpesh si LUNA dhe qe eshte nje operacion vigan ne siperfaqe dhe ne mjete ku alienet mbajne anijet e tyre meme dhe ngrene ne fluturim vetem disqet e vogla fluturuese.
LUNA, baza aliene ne pjesen e larget te Henes u filmua dhe nga astronautet e Apollos dhe qe e pershkruajne si nje baze te mirefillte me operacione te shumta qe behen pa nderprere dhe me mjete dhe anije meme gjigande ne permasa, vazhdon Milton Cooper.
A takoi Apollo 11 Ufo ne Hene? KJo eshte pyetja qe shtron Timothy Good ne librin e tij "Above Top Secret" .
Duke ju referuar raporteve te pakonfirmuara te dy pilotet, Neil Armstrong dhe Buz Alddrin pane UFO menjehere sapo u ulen ne siperfaqen e Henes me mjetin e tyre Apollo 11 ne 21 Korrik te vitit 1969. Me kujtohet qe degjova nje astronaut ti referohej nje drite te shdritshme qe i kontrollonte pa nderprere, ne nje nga transmetimet direkte te tyre por qe u nderpre nga Nasa. Cdo gje u nderpre aty dhe nuk u bene me komente.
Duke ju referuar nje ish punonjesi te Nasa-s Otto Binder, vale radiosh me frekuenca te tyre dhe marrje sinjalesh VHF qe kalonin sistemin e Nasa-s lapen kete bisede:
NASA: Cfare ka aty? Kontrolli i misionit Apollo si me degjon... Apolli11: Keta "bebusha" jane gjigande zoteri. Te pamase. Oh ZOT. Ju nuk do ta besonit. Po ju them, ka anije te tjera komzike aty te rrjeshtuara ne pjesen me te larget te kraterit. Ata jane ne Hene dhe po na vezhgojne!
Ne vitin 1979 Maurice Chatelain ish shefi i Sistemit te Komunikimve ne Nasa konfirmoi qe Arsmtrong kishte raportuar pamje te dy UFO ne buzet e nje krateri. Kontakti ka qene nje gje e njohur nga te gjithe ne Nasa po askush ska folur deri tani.
Ruset ne nje fare menyre ishin te paret qe konfirmuan kete incident:
Duke ju referuar informacioneve qe kemi, kontakti u raportua menjehere sapo anija u ul ne Hene, thote doktor Vladimir Azhazha, nje fizikant dhe profesor i matematikes ne Universitetin e Moskes. Neil Armstrong percolli mesazhin tek Kontrolli i Misionit qe dy objekte te medhaja misterioze po i vezhgonin keta sapo u ulen ne Hene. Por ky mesazh asnjehere nuk u degjua na publiku sepse NASA e censuroi. Nje tjeter shkencetar rus Dr Aleksander Kazantsev, Buss Aldrin filmoi me ngjyra ufot nga brenda Apollos dhe vazhdoi filmimin edhe kur dolen jashte. Dr Azhazha thote qe Ufot u larguan disa minuta mbasi astronautet u ulen ne siperfaqen e Henes.
Maurice Chatelain konfirmoi gjithashtu qe transmetimet me radio te Apollos u nderprene ne shume raste ne menyre qe te fshiheshin nga publiku i gjere informacione te tilla. Mos harrojme qe kjo deshmi vjen nga Chatelain nje njeri i specializuar ne telekomunikacion dhe me nje te kaluar te lavdishme ne fushen e industrise aerospaciale dhe programeve spaciale. Ai ka qene desinjatori kryesor i sistemit te komunikimit dhe i procesimit te te dhenave ne anijet Apollo.
Ai deklaron se te dy, Apollo dhe Gemini gjate fluturimeve te tyre jane ndjekur ne distance dhe disa here nga afer, nga mjete fluturuese kozmike me origjine jashtetokesore. Cdo here qe ndodhte astrounautet informonin Kontrollin e Misionit te cilet nga ana tjeter urdheronin qe te mbahej heshtje e plote.
NASA mund te jete nje agjenci civile po duke qene se shumica e fondeve te saja vijne nga burimet ushtarake, madje dhe kozmonautet pilote jane subjekt i sigurise dhe i nenshtrohen procedurave te sigurise sipas normave ushatarake.
Me poshte kemi deklaraten e bere nga Otto Binder, Dr. Garry Henderson dhe Maurice Chatelain te cilet thone se astronautet kishin marre urdhera te prera qe te mos bisedonin me njeri per vezhgimet e tyre.Gordon Cooper ka deshmuar perpara Komitetit te Kombeve te Bashkuara, nje gna astronautet ka pare nje ufo ne token e Henes
Nese ska ndonje sekret, atehere pse keto gjera mbahen te fshehta dhe sjane bere publike?
Gjate nje sipmoziumi te NASA-s kjo eshte nje pjese e intervistes se bere me Neil Armstrong:
Peter Kohen : Cfare ndodhi me te vertete me Apollon 11? Ka qene me gjithe mend e pabesueshme por sidoqofte ne e kemi ditur prej kohesh qe sjemi vetem, madje edhe per bazen ne Hene dhe po ashtu per mesazhin e tyre qe te mos i afrohemi Henes. Cfare ndodhi?
N. Arsmtrong: Nuk mund te jap detaje pervec asaj qe anijet e tyre ishin shume me superiore se tonat, si madhesi dhe si teknologji. Hmm, ishin te medhaja dhe kercenuese...
Peter Kohen: Po NASA ka nderrmare misione te tjera mbas Apollo11.
N. Armstrong: Natyrisht, nuk mund te rrezikonim perhapjen e nje paniku ne toke. Keshtuqe duhet ta nderprisnim ngadale. Mesazhi na u dha qarte me Apollo 13 qe nuk pati difekt... (buzeqesh)
Armstrong e mbyll intervisten e tij duke konfirmuar qe ngjarja eshte e vertete por duke refuzuar te japi hollesira te metejshme duke ebere te qarte qe ne sfond te kesaj heshtjeje dhe mbulimi te se vertetes ishte dora e CIA-s.


ps:JU LUTEM JUVE TE DYVE ME LART CHIT CHATET NE VEND TJETER JU LUTEM,JO KETU,OK?
 
Titulli: Pse u ndaluan fluturimet ne Hene?

Interesante gjithe materiali!
Pse Amerika i mban sekrete disa gjera...vertet kekon mos te hap panik ne toke...por ja qe kemi te drejta te dime shume gjera.
S'dua te vdes injorante!
 
Titulli: Pse u ndaluan fluturimet ne Hene?

U ndaluan sepse thon, qe ka ufo dhe ufot i ndaluan qe mos te fusnin hundet shum ne gjona qe sduhet ti fusnin...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top