Pse trupit të Che Guevara’s i mungonin duart?

Arfenilla

Themelues i Forumit
ch_8246.jpg
Udhëheqës revolucionar, hero kombëtar, armiku numër një i shtetit. Che Guevara ishte një nga figurat më të debatuara të shekullit të njëzetë. Kështu ndodh edhe sot, edhe pse trupi i tij ka vite që prehet nën dhe.

Si një revolucionar marksist, Ernesto Che Guevara luftoi në krah të Fidel Kastros gjatë Revolucionit Kuban dhe pastaj tentoi të eksportonte idealet e tij socialiste në Kongo dhe në Bolivi. Por ai dështoi të përsëriste suksesin që kishte arritur në Kubë dhe pas disa muajsh në natyrën Boliviane, ai më në fund u kap, i dobësuar dhe i zënë në grackë në një kanion xhungle.

Momentet e tij të fundit janë akoma një temë për polemika të ndezura. Bolivianët raportuan se ai ishte vrarë në një luftim me armë, kurse të tjerë thonë se ishte ekzekutuar. Pak orë pas vdekjes së tij në 9 Tetor 1967, trupi i tij ishte lidhur në pas frenave të uljes së një helikopteri, që fluturonte në fshatin bolivian të Vallegrande-s.

Në dhomën e lavanterisë të spitalit të fshatit, ushtarët nxorrën jashtë barrelën e tij dhe fotografitë e Trupit të Che’s, të zhytur në gjak, transmetoheshin përreth botës. Duke marrë parasysh vëmendjen që kufoma tërhiqte, qeveria boliviane vendosi për një varrim sekret. Ata donin të mënjanonin mundësinë që vendi i tij i prehjes të kthehej në një vend pelegrinazhi, gjë që do të kishte ushqyer mitin e revolucionarit si një hero.

Për këtë arsye, dy ditë pas vdekjes së tij, trupi i Che’s ishte varrosur në një varr sekret në një fushë aviacioni pranë Vallegrandes. Por, gjithësesi, ekzistonte frika të lejohej që të gjithë provat e vdekjes së udhëheqësit rebel të zhdukeshin. Gjenerali bolivian Alfredo Ovando Candia debatonte se trupit të Che’s duhej t’i pritej koka dhe ajo të ruhej si provë për vdekjen e tij. Por disa ushtarë, duke përfshirë agjentin e CIAs Felix Rodriguez- e mendonin këtë si shumë barbare dhe e morën në mbrojtje që, në vend të kësaj, t’i prisnin një nga gishtat e kufomës. Më në fund u arrit një kompromis – Che-s do t’i priteshin duart. Në njëfarë mënyre këto duar e gjetën rrugën e tyre për në Kubë, ku ato janë ende të ruajtura në Muzeumin e Revolucionit dhe nxirren për t’ua treguar personaliteteve të huaja.

Vendodhja e saktë e varrit të Che-s mbeti sekret për 30 vjet – derisa, duke pasuar një kërkim dy vjeçar, ekspertë nga “Why was Argentina and Cuba” ranë në gjurmë të Che Guevarës në fushën e aviacionit në Vallegrande. Në sajë të duarve që mungonin, trupi ishte i lehtë për t’u identifikuar. Një ekzaminim i nofullës, strukturës së kockave të fytyrës dhe plagëve nga armët i bindi ekspertët se ata kishin gërrmuar në vendin e duhur.

Në tetor të vitit 1997, 30 vjet pas vdekjes së Che’s, eshtrat e tij u lanë më në fund të preheshin në Havana. Fidel Kastro shpalli një javë zie dhe vajtimi dhe mijëra erdhën për të parë qefinin e Che-s. Më tej, eshtrat e revolucionarit argjentinas u morën në Santa Klara, Kubë, vendi i suksesit të tij të madh ushatrak, ku një mauzoleum ishte ndërtuar posacërisht për të. Në dekadën e parë, më shumë sesa tre milionë njerëz e vizituan heroin e vdekur.B lajmi
 

Attachments

  • 220px-CheExec19.jpg
    220px-CheExec19.jpg
    6.6 KB · Shikime: 0
  • 150px-Che_Guevara_-_Mar_del_Plata_-_1943ca.jpg
    150px-Che_Guevara_-_Mar_del_Plata_-_1943ca.jpg
    9.3 KB · Shikime: 0
  • 240px-Chefamily.jpg
    240px-Chefamily.jpg
    10.9 KB · Shikime: 0
  • 190px-CheG1951.jpg
    190px-CheG1951.jpg
    18.2 KB · Shikime: 0
  • 220px-CheExec19.jpg
    220px-CheExec19.jpg
    6.6 KB · Shikime: 0
  • 150px-Che_Guevara_-_Mar_del_Plata_-_1943ca.jpg
    150px-Che_Guevara_-_Mar_del_Plata_-_1943ca.jpg
    9.3 KB · Shikime: 0
  • 240px-Chefamily.jpg
    240px-Chefamily.jpg
    10.9 KB · Shikime: 0
  • 190px-CheG1951.jpg
    190px-CheG1951.jpg
    18.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Pse trupit të Che Guevara’s i mungonin duart?

Ca dokumentarë mbi Che Guevarën:


[video=youtube;g-ZJAS_ZzKU]https://www.youtube.com/watch?v=g-ZJAS_ZzKU[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Pse trupit të Che Guevara’s i mungonin duart?

NJë intervistë në frangjishtë:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Pse trupit të Che Guevara’s i mungonin duart?

Them se per Che-ne munde te thuhen vetem nje fjali: Nje luftetare simbol qe u shenderrua ne nje politikan kriminel!
 
Titulli: Pse trupit të Che Guevara’s i mungonin duart?

Che gue-varja!!
 
Back
Top