Jetmira
V.I.P
Shiko fotografinë 1792663
‘’Kush ka një mik, ka një thesar’’. E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por sa herë ju ka ndodhur të humbni besimin dhe të zhgënjeheni nga ai, ajo që e konsideronit si mikun, mikeshën tuaj më të mirë? Por, keni menduar ndonjëherë se ndoshta nuk është faji juaj apoi tij,saj..por i yjeve. Pikërisht siç e lexoni, disa shenja nuk janë aspak të prirura për të qenë mikesha të vërteta. Por, kur bëhet fjalë për Demin gjërat ndryshojnë. Jo vetëm që është miku për të cilin keni nevojë, por ka edhe 3 prej atyre karakteristikave që i lakmojmë të gjithë.
1.Janë besnikë: Sa herë ju ka ndodhur të zhgënjeheni nga një mik ose mikeshë pasi ka tradhëtuar besimin tuaj, atë që ju konsideroni si gjënë më të shtrenjtë? Me siguri me dhjetëra herë dhe me po aq siguri jeni zotuar që nuk do të lejoni kurrë më një gjë të tillë, por sërish e keni gjetur veten në të njëjtin skenar. Me një Dem kjo është e pamundur pasi të lindurit nën këtë shenjë shquhen për karakterin e tyre të fortë dhe të palëkundur. Besnikëria është arma e tyre më e fortë, kjo është edhe ajo që i diferencon nga shenjat e tjera dhe i shndërron në miqtë më të mirë të horoskopit.
2.Të pranojnë për atë që je: Nuk është kurrë e lehtë të gjesh një mik ose mikeshë të vërtetë, të gatshëm të të pranojë për atë që je. Të gjithë jemi gjendur shpeshherë përballë disa zgjedhjeve të imponuara prej të tjerëve, në emër të asaj që konsiderohet miqësi ‘’e shenjtë’’. Por, një mik i vërtetë nuk duhet ta bëjë këtë apo jo? Atëherë ka ardhur moment që në listën tuaj të miqve të fusni një a më shumë Dem(ë), pasi me ta nuk do të ndiheni kurrë të paragjykuar, do të keni lirinë e plotë për të bërë atë që doni dhe mbi të gjitha të mos hiqni dorë kurrë nga vetja. Nuk ka rëndësi sa keq ju rri fustani i ngushtë që sapo bletë apo ngjyra e flokëve nuk doli siç kishit zgjedhur në catalog, një Dem jo vetëm që nuk do t’ua thotë këto gjëra, por as që do i vërë re.
3.Janë gjithmonë të gatshëm të të ndihmojnë: Nuk ka rëndësi nëse i bini telefonit të tyre në mesnatë apo në orët e para të mëngjesit, një mikeshë Dem është gjithmonë e gatshme të të ndihmojë. Janë shumë altruistë dhe gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar pavarësisht situatës ku ndodhen. Nuk është aspak habi që një Dem të sakrifikojë paksa edhe nga vetja në dobinë tuaj. Ku i gjen më shoqe si këto!