Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Për të aksesuar përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, ju lutemi regjistrohuni ose hyni në forum. Anëtarësimi është plotësisht falas dhe zgjat vetëm një minutë.
virale behet vetem nese do nisim te permendin kush ka sjellje te keqe nder anetare. Perndryshe s'ka shance te eci shume si temeIshalla bëhet temë virale qo se si shumë urtë po rrimë

po ti kishim ardh cik mbas avazit hapesit te temes do kishte shku tema me 400 komente ... po na u regj lekura tani spo na ben me pershtypjeIshalla bëhet temë virale qo se si shumë urtë po rrimë

Jeni bere te frikshem!Hajt se po ta falim kte here ... shifemi ne date 5

S'ka frymëzim më njeri për sherr më pfffffpo ti kishim ardh cik mbas avazit hapesit te temes do kishte shku tema me 400 komente ... po na u regj lekura tani spo na ben me pershtypje
 sa s'më rrihet mua pa parë çik debat konstruktiv
sa s'më rrihet mua pa parë çik debat konstruktiv 


Ti je narcist vetëm veten dhe gjinin femërore doUne nuk keqtrajtoj asnji ... u them te verteten sipas menyres time
U pelqen apo jo , eshte tjeter ceshtje

Po ke te dua ? Sali Berishen ?Ti je narcist vetëm veten dhe gjinin femërore do

Po më deshe mua ke dashur krejt partinëPo ke te dua ? Sali Berishen ?

Nuk është fjala për muzikalitetin e gjuhës por për sjelljen pra dhe gjuha është e keqe kur sjellja është e keqe, shkojnë bashkë, fjala me veprën.Se di vallahi pse kjo teme , mua ketu ku jam kür me degjojn qe flas gjuhen shqipe italianet me thonë qe eshte shum affascinante si gjuh.
Tani se di a jam une që e bëj të tille
Rrnofte ShqipniaPo më deshe mua ke dashur krejt partinë
Ku ka zot te uli ty mi gocSe kane qejf te ulin tjeret dhe t jene ato nqender t vemendjes.
Aman të keqen se duke ndenjur urtë e butë të marrin nëpër këmbë.Po hap një temë më vete se ndryshe shkrimet humbin nëpër tema mes chatit që shkruhet.
E folura me drejtësi dhe me virtyte nuk vjen nga hiçi dhe pa sakrifikuar në jetën tënde. Është një çmim i lartë që paguajmë për çdo gjë të vërtetë dhe të drejtë që themi sepse në çdo situatë të jetës duhet të kesh dalë kundër turmës, duhet të kesh luftuar i vetëm/e vetme duhet të mos jesh dorëzuar dhe pranuar kompromise.
Kompromiset bëhen me veset, me të keqen. Është fare e lehtë për njeriun të jetë i keq, është natyra e tij që e shtyn drejt së keqes, kurse që të jetë i drejtë dhe i mirë, si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve, duhet të peshojë çdo fjalë dhe mbi të gjitha duhet të luftojë veten apo këdo.
Po nuk jetove me drejtësi nuk flet dot me drejtësi, sado të shtiresh nuk e imiton dot një njeri i korruptuar sinqeritetin e njeriut të ndershëm. Këtë mundohen të bëjnë tërë kohës në shoqërinë shqiptare militantët partiakë duke kopjuar politikanët shqiptarë.
Por ka shtirje dhe hipokrizi sepse njeriu nuk ka frikë të bëjë keq, nuk gjykon çfarë është e keqja se nuk do që ta dijë. I intereson vetëm vetja dhe lëndon e vret këdo me anë të gjuhës duke e quajtur si diçka legjitime. E folura me vese dhe fyese është norma tek një shoqëri tallëse dhe hipokrite. Ku vetë tallësit shajnë të tjerët duke u munduar të fshehin të zezat e tyre në mënyrë që mos të tallen edhe ata.
Është një shoqëri që e përçmon të mirën se e mira i duket pa dobi, pa leverdi, por adhuron të keqen sepse e keqja sipas tyre u siguron të mira. E keqja është nëpërmjet shkatërrimit të identitetit të dikujt tjetër, nëpërmjet shpifjes, nëpërmjet intrigave dhe servilizmit. Shoqëria i shpërblen këto. Por nëse flet me sinqeritet, me drejtësi dhe me ndershmëri, nëse mban anën e të varfërve dhe të pambrojturve, atëherë shoqëria shqiptare të dënon.
Është një shoqëri e mbështetur tek materializmi dhe lakmia e parasë që i pushton zemrat e njerëzve aq shumë sa edhe pse pasurohen, bëhen edhe më të tërbuar pas parasë.
Në varësi të punës që bën dikush edhe gjykohet se çfarë njeriu është.
I varfëri e kush paguhet pak, gjykohet si njeri pa vlerë që nuk ka çfarë t'i thotë shoqërisë se vetë fakti që bën një punë të keqpaguar e bën të dështuar dhe që nuk pritet këshillë prej tij. I pasuri shqiptar kryesisht është njeri i korruptuar dhe i dhunshëm. Qoftë hajdut në shtet e qoftë trafikant droge, këtyre ruaju se çfarë ndërgjegjie mund të ketë një njeri i tillë që është gati edhe për të vrarë veç për të bërë shumë para.
Pra dua të them që shoqëria shqiptare është tepër e shtirë dhe e pamëshirshme me cilësitë e mira të njeriut por është shumë e dashur dhe lajkatare ndaj sjelljeve të këqija. Kjo sjellje gjendet edhe tek femrat, të cilat sillen si dashnoret e karteleve, që nuk u plas shumë se nga vijnë paratë që kërkojnë ato t'i mbajnë me luks. Mundohen të pispillosen e të mbahen si e si që të gjejnë dikë me sa më shumë para. Kurvërohen për një post në administratë apo në një vend pune të paguar mirë. Tregëtia e mishit është e hapur, të gjithë e dinë se çfarë shitet e çfarë blihet, mbetet vetëm për të rënë dakort për çmimin.
Pleqtë tallin të rinjtë për para që ata nuk i kanë.
Fëmijët tallin bashkëmoshatarë për para që një fëmijë me vështirësi ekonomike nuk i ka.
Të rinjtë shkatërrojnë jetët për para të lehtë e të shpejtë që pretendon se u takon, në mendjemadhësinë e tyre mendojnë që janë rracë e zgjedhur, më të zgjuar se të tjerët dhe që nuk shijohet jeta ndryshe.
Pra ka shumë të liga që janë bërë e që bëhen, ka shumë hesape që nuk janë larë e që një ditë vjen që lahen në një mënyrë të dhunshme dhe të pabesë. Prej dikujt që është ndëshkim nga Zoti për të ligën. Por shqiptari nuk do të kuptojë, vazhdon me të vetën, me gënjeshtrat, me hipokrizinë me egërsinë, me dëshirën për të krijuar gëzime mbi vuajtjet e të tjerëve, shqiptari mbetet i keq për shqiptarin.
Kush të dojë të thotë më tepër ose të më korrigjojë.
Te shkoje jeta duke u ankuar edhe ty. Ne cdo teme, dhe kur nuk ka lidhje me arabet apo turqit (meqe ra fjala jane 2 gjuhe te ndryshme) do i fusesh me se s' ben ti.Sjellja se di si të jenë edukuar ., ndërsa gjuha jonë , s ka gjuhë më të pastër e të bukur se gjuha Shqipe pa ato fjalët araboturke

Te shkoje jeta duke u ankuar edhe ty. Ne cdo teme, dhe kur nuk ka lidhje me arabet apo turqit (meqe ra fjala jane 2 gjuhe te ndryshme) do i fusesh me se s' ben ti.
Nesje, Cdo gjuhe eshte e bukur per shtetin e vet por tema flet per tjeter gje. Flet per edukaten, jo gjuhen.

 )
)Switch between full screen and narrow screen modes.
Easily review content and get an organized view with grid mode.
Display your content in an organized and visually rich way with background images.
Create a larger workspace by hiding the sidebar.
Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.
You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.
Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.
Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.