Pse sjellja dhe e folura e shqiptarëve është e keqe

daniel00

(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Po hap një temë më vete se ndryshe shkrimet humbin nëpër tema mes chatit që shkruhet.
@daniel00 se ti me kptn dhe doja ta diskutoja,pse e marrt e mira niveli i injorances ne shoqerin shqiptare sa vjen e rritet? Cfar i shkakton cilet jan kta faktoret qe po na shkatrrojn? Pz kemi mall te bejm nje mhb me nivel se vtm ... flasin,bahh sa me kan irrituar,na kan ber te marrim valixhet e te ikim naten nga ktu,mos te degjojm me te foluren shqip fare.

E folura me drejtësi dhe me virtyte nuk vjen nga hiçi dhe pa sakrifikuar në jetën tënde. Është një çmim i lartë që paguajmë për çdo gjë të vërtetë dhe të drejtë që themi sepse në çdo situatë të jetës duhet të kesh dalë kundër turmës, duhet të kesh luftuar i vetëm/e vetme duhet të mos jesh dorëzuar dhe pranuar kompromise.

Kompromiset bëhen me veset, me të keqen. Është fare e lehtë për njeriun të jetë i keq, është natyra e tij që e shtyn drejt së keqes, kurse që të jetë i drejtë dhe i mirë, si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve, duhet të peshojë çdo fjalë dhe mbi të gjitha duhet të luftojë veten apo këdo.
Po nuk jetove me drejtësi nuk flet dot me drejtësi, sado të shtiresh nuk e imiton dot një njeri i korruptuar sinqeritetin e njeriut të ndershëm. Këtë mundohen të bëjnë tërë kohës në shoqërinë shqiptare militantët partiakë duke kopjuar politikanët shqiptarë.

Por ka shtirje dhe hipokrizi sepse njeriu nuk ka frikë të bëjë keq, nuk gjykon çfarë është e keqja se nuk do që ta dijë. I intereson vetëm vetja dhe lëndon e vret këdo me anë të gjuhës duke e quajtur si diçka legjitime. E folura me vese dhe fyese është norma tek një shoqëri tallëse dhe hipokrite. Ku vetë tallësit shajnë të tjerët duke u munduar të fshehin të zezat e tyre në mënyrë që mos të tallen edhe ata.

Është një shoqëri që e përçmon të mirën se e mira i duket pa dobi, pa leverdi, por adhuron të keqen sepse e keqja sipas tyre u siguron të mira. E keqja është nëpërmjet shkatërrimit të identitetit të dikujt tjetër, nëpërmjet shpifjes, nëpërmjet intrigave dhe servilizmit. Shoqëria i shpërblen këto. Por nëse flet me sinqeritet, me drejtësi dhe me ndershmëri, nëse mban anën e të varfërve dhe të pambrojturve, atëherë shoqëria shqiptare të dënon.

Është një shoqëri e mbështetur tek materializmi dhe lakmia e parasë që i pushton zemrat e njerëzve aq shumë sa edhe pse pasurohen, bëhen edhe më të tërbuar pas parasë.

Në varësi të punës që bën dikush edhe gjykohet se çfarë njeriu është.

I varfëri e kush paguhet pak, gjykohet si njeri pa vlerë që nuk ka çfarë t'i thotë shoqërisë se vetë fakti që bën një punë të keqpaguar e bën të dështuar dhe që nuk pritet këshillë prej tij. I pasuri shqiptar kryesisht është njeri i korruptuar dhe i dhunshëm. Qoftë hajdut në shtet e qoftë trafikant droge, këtyre ruaju se çfarë ndërgjegjie mund të ketë një njeri i tillë që është gati edhe për të vrarë veç për të bërë shumë para.

Pra dua të them që shoqëria shqiptare është tepër e shtirë dhe e pamëshirshme me cilësitë e mira të njeriut por është shumë e dashur dhe lajkatare ndaj sjelljeve të këqija. Kjo sjellje gjendet edhe tek femrat, të cilat sillen si dashnoret e karteleve, që nuk u plas shumë se nga vijnë paratë që kërkojnë ato t'i mbajnë me luks. Mundohen të pispillosen e të mbahen si e si që të gjejnë dikë me sa më shumë para. Kurvërohen për një post në administratë apo në një vend pune të paguar mirë. Tregëtia e mishit është e hapur, të gjithë e dinë se çfarë shitet e çfarë blihet, mbetet vetëm për të rënë dakort për çmimin.

Pleqtë tallin të rinjtë për para që ata nuk i kanë.
Fëmijët tallin bashkëmoshatarë për para që një fëmijë me vështirësi ekonomike nuk i ka.
Të rinjtë shkatërrojnë jetët për para të lehtë e të shpejtë që pretendon se u takon, në mendjemadhësinë e tyre mendojnë që janë rracë e zgjedhur, më të zgjuar se të tjerët dhe që nuk shijohet jeta ndryshe.

Pra ka shumë të liga që janë bërë e që bëhen, ka shumë hesape që nuk janë larë e që një ditë vjen që lahen në një mënyrë të dhunshme dhe të pabesë. Prej dikujt që është ndëshkim nga Zoti për të ligën. Por shqiptari nuk do të kuptojë, vazhdon me të vetën, me gënjeshtrat, me hipokrizinë me egërsinë, me dëshirën për të krijuar gëzime mbi vuajtjet e të tjerëve, shqiptari mbetet i keq për shqiptarin.

Kush të dojë të thotë më tepër ose të më korrigjojë.
 
Sjellja ka te beje me shume me devotshmerine. Sa me i devotshem eshte njeriu me Zotin aq me i bute dhe me i mire eshte me krijesat. Dhe e kunderta sa me large devotshmerise njeriu eshte me arrogant, ka sjellje te keqia, njerzit i shikon dhe i respekton me standarde te dyfishta.
 
Je perpjekur po ske thene asgje o bos, nuk po kalon shoqeria shqiptare asgje te re qe se kane kaluar shoqerite e tjera.
 
Je perpjekur po ske thene asgje o bos, nuk po kalon shoqeria shqiptare asgje te re qe se kane kaluar shoqerite e tjera.
Mos ma vë re mua, kështu e kam zakon unë, flas për të mos thënë gjë.

Ky rreshti yt po që e ndriti.
 
Nuk është thjesht një fenomen tipik Shqiptar!

Banaliteti-i-se-keqes-Eichmann-ne-JeruzalemHannah-Arendt-768x1057.jpg

Nuk është thjesht një fenomen tipik Shqiptar!

Shiko fotografinë 2208106

Njeriu nuk ka pse të ketë në qendër të meditimit të tij të keqen, por përkundrazi duhet të ketë të mirën.
Duke parë honin, në hon do të biesh, kurse njeriu ndaj ka kontrollin e vetes dhe të gjërave që sheh, që mendon e që dëshiron.
Le të jenë dëshirat e zemrës së tij ndaj virtyteve.

Po sjell disa vargje nga Bibla për ta ilustruar këtë :

Galatasve 5

19 Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
20 idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet.
21 smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, sikurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

22 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.
 
1. Jo përherë varet nga ne, shiko këtë videon:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/NAT9pFN2GqU?si=v9xf1mq1xAwx7d0Z

2. Sidomos me këtë të fundit nuk jam dakord.

Shiko këto dy viedot:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/xVLZ8_AzD1c?si=2EB2wLrwWgrPRS_g

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/UnURElCzGc0?si=s7x18q4dQSwkSndX
 
Kjo teme nuk eshte realiste..biles eshte shum tendencioze...biles shume qellimkeqese
Merru me një temë më të mirë. Shëndet!
 
1. Jo përherë varet nga ne, shiko këtë videon:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/NAT9pFN2GqU?si=v9xf1mq1xAwx7d0Z

E pashë këtë video dhe sa herë fliste më vinte t'i thoja po njeriu duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Si qenka kjo që individi duhet ta shfaqi veten si fatalist, të dorëzuar para mendimeve të tij?
Akuzave dhe hatërmbetjeve duhet t'i kundërvejë parimet me të cilat është rritur dhe tek të cilat beson. Nuk mundet që një njeri të qëndrojë në mëshirën e fantazive të tij të çmendura dhe të viktimizojë veten.

Nëse heq përgjegjësinë nga vetja për gjërat që ndodhin, atëherë i ka hapur rrugën sëmundjeve mendore dhe bëhet rast patologjik, pikërisht i përshtatshëm për këtë psikologe që të blejë librat dhe metodat e kësaj e të bëhet për spikiatri. Është turp se çfarë thotë dhe tragjike. Në vend që të nxisë dikë të reagojë me parime. Bëhet tregtare ilaçesh çudibërëse që janë librat, regjistrimet apo sesionet e saj.

Njeriu ka ato parime që e kanë rritur edhe prindërit që të vogël, kjo fillon procesin e lajkave dhe marrjes me të mirë. Por lajkat dhe fjalët e shtirura e të bukura i thotë për të marrë paratë e klientëve dhe në fund njerëzit veç sa gënjejnë veten e ngelen të varur pas fjalëve lajkatare të një psikologe dhe të justifikimit që i bën ajo jetës së klientit në mënyrë që të gjejë një paqe të rreme.

Kurse e vërteta është që kur përballesh vetë dhe çdo sekondë me çdo gjë që të vjen kundër, atëherë edhe forcohesh por edhe çlirohesh nga këto mendime të këqija dhe akuza. Duke marrë pjesën e fajësisë që të takon të marrësh dhe duke u penduar në mënyrë që ditën tjetër të bësh më mirë.
Një i rritur pranon faje, një fëmijë i përjetshëm kërkon justifikime dhe nuk do ligje e parime në jetë e kjo e çon drejt të keqes sepse bëhet i pamoralshëm.

Tani do shoh dy videot e tjera.
 
E pashë këtë video dhe sa herë fliste më vinte t'i thoja po njeriu duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Si qenka kjo që individi duhet ta shfaqi veten si fatalist, të dorëzuar para mendimeve të tij?
Akuzave dhe hatërmbetjeve duhet t'i kundërvejë parimet me të cilat është rritur dhe tek të cilat beson. Nuk mundet që një njeri të qëndrojë në mëshirën e fantazive të tij të çmendura dhe të viktimizojë veten.

Nëse heq përgjegjësinë nga vetja për gjërat që ndodhin, atëherë i ka hapur rrugën sëmundjeve mendore dhe bëhet rast patologjik, pikërisht i përshtatshëm për këtë psikologe që të blejë librat dhe metodat e kësaj e të bëhet për spikiatri. Është turp se çfarë thotë dhe tragjike. Në vend që të nxisë dikë të reagojë me parime.
Me ato parime që e kanë rritur edhe prindërit që të vogël, kjo fillon procesin e lajkave dhe marrjes me të mirë. Por lajkat dhe fjalët e shtirura e të bukura i thotë veç për të marrë paratë e klientëve dhe në fund njerëzit veç sa gënjejnë veten e ngelen të varur pas fjalëve lajkatare të një psikologe dhe të justifikimit që i bën ajo jetës së tij në mënyrë që të gjejë një paqe të rreme.

Kurse e vërteta është që kur përballesh vetë dhe çdo sekondë me çdo gjë që të vjen kundër, atëherë edhe forcohesh por edhe çlirohesh nga këto mendime të këqija dhe akuza. Duke marrë pjesën e fajësisë që të takon të marrësh dhe duke u penduar në mënyrë që ditën tjetër të bësh më mirë.
Një i rritur pranon faje, një fëmijë i përjetshëm kërkon justifikime dhe nuk do ligje e parime në jetë e kjo e çon drejt të keqes.

Tani do shoh dy videot e tjera.

Nuk jemi të gjithë njëlloj sepse vijmë në jetë dhe jetojmë në rrethana të ndryshme për këtë arësye e vlerësojmë në mënyra të ndryshme cilat përgjegjësi duhet të marim, kush ka më shumë e më pak rëndësi.

Ti sa libra ke lexuar për të arritur në përfundimin e mendimeve të tua?!
 
Unë e citova librin nga i cili vijnë parimet e mia. Shumë nuk do të thotë cilësi. Shumë është edhe amulli, paqartësi, kaos, dhe në këtë gjendje janë pikërisht njerëzit sot sepse google ka pafundësisht materiale për çdo njeri sipas ideve të tij gjen materiale për të justifikuar veten, për të falur veten, për të shmangur përgjegjësitë që janë kryesisht këto materialet psikologje ose për t'u përballur me përgjegjësitë.

Se çfarë reagimi zgjedh njeriu, kjo nuk është aq e vështirë për ta kuptuar, përveçse në rastet kur njeriu do të gënjejë vetveten. Dhe nëse do të gënjesh veten kjo është gjithmonë rruga e gabuar se nuk shpëton dot njeri nga hesapet që duhet të bëjë me të vërtetën. Njeriu shkon ku shkon në botën e ëndrrave dhe do kthehet në realitet se ka nevoja dhe përgjegjësi të cilave nuk u shmanget dot me sajesa e trillime të mendjes. Përveç në rastin kur krijon një realitet të ri në mendje, dhe në këtë rast shpallet i çmendur. Se realiteti është i njëjtë dhe nuk e shtrembëron dot.

Pra për mendimin tim as librat nuk të krijojnë një karakter të fortë apo parime të forta. Moral të pastër mund të ketë edhe një bari që rritet duke kullotur delet. Nuk do të thonë gjë librat për mua. Varet çfarë edukate ke marrë nga prindi si bekim, dhe në rastin e keq kur nuk ke pasur prindin atëherë varet çfarë të mëson jeta duke e jetuar atë dhe duke e kuptuar.

Unë besoj që varet nga zemra e njeriut se çfarë kërkon, atë do të gjejë. Nëse njeriu kërkon të mirën një ditë do ta gjejë mënyrën që të bëjë të mirën, e nëse kërkon të keqen po ashtu do gjejë shumë rrugë për të bërë të këqija. Ekuilibrin e vendos ndërgjegjia. Ndërgjegjia është ligji i Zotit i shkruar në zemrën e çdo njeriu.
 
Me paragrafin e fundit jam dakord, me pjesën tjetër jo.

Nuk besoj se mund të gjesh një njeri që lexon dhe mbetet negativ, si njeri, e kundërta po.
 
Me paragrafin e fundit jam dakord, me pjesën tjetër jo.

Nuk besoj se mund të gjesh një njeri që lexon dhe mbetet negativ, si njeri, e kundërta po.
Po njeriu edhe duke lexuar mbetet egoist, hileqar, i korruptuar dhe me vese. Pse librat do ia heqin veset njerëzve ?

Kam jetuar në Belgjikë, shoqëri ku njerëzit lexojnë shumë, pothuajse të gjithë e nga ana tjetër shumë të degjeneruar, ndarje dhe tradhëti, gay lezbike, egoistë dhe indiferent.

Çfarë u mësuan librat këtyre njerëzve? Për të pasur kënaqësi personale.

Dhe ku mbështeten parimet e këtyre njerëzve? Tek uni, tek vetja. E pra tek vetja i mbështet edhe një njeri që nuk lexon fare e që sillet keq.

Për mua libra edukues dhe të moralshëm janë ato që nuk para lexohen apo pëlqehen sot, të periudhës romantike: Hygo, Balzac etj.
 
Përherë ka përgjigje ke librat, edhe për veset.
Ke libri i dytë shpjegohet edhe me grafikë si ndikohemi në sjellje.

Për Belgjikën nuk di, t'a thashë që në fillim ne vijmë në jetë dhe jetojmë në rrethana të ndryshme.

ps.
Autori i librit të dytë është gay 🤣 e kam mësuar gjatë leximit kur sillte një shembull nga jeta e përditshme me partnerin 🤣
 
Interesante 😂😂😂 si quhej libri? 😂

Tiny Habits 😁

Se tingëllon më bukur në Anglisht 😁

ps.
Pavarësisht shakave dhe jetës së tij private, libri ja vlen të lexohet.

He is the founder and director of the Stanford Behavior Design Lab, formerly known as the Persuasive Technology Lab. Wikipedia
 
oh.. go in Ghana, and see how they are :D

Nuk mendoj se ky problem eshte vetem me Shqiperine. Madje pergjithesimi ne te tilla raste eshte shume i gabuar. Nuk mund te marresh 1 steriotip dhe ta besh perfaqesim te nje vendi.
Pastaj arsyet qe ndikojne tek edukata e dikujt mund te jene te ndryshme, natyra, menyra e rritjes, sfidat qe ka kaluar ne jete, veshtiresite, bindjet e fituara, media, shoqeria ne te cilen jeton, etj etj.
 
Moj , ne qajme hallin tone jo te botes 🤣
 
E ndrite ti ... nuk qeke per kte teme intelektuale :p
 
Se di vallahi pse kjo teme , mua ketu ku jam kür me degjojn qe flas gjuhen shqipe italianet me thonë qe eshte shum affascinante si gjuh.
Tani se di a jam une që e bëj të tille ☺️
 
Moj , ne qajme hallin tone jo te botes 🤣
Ne jemi nje shoqeri qe ka vuajtur historikisht, te sunduar, te mbyllur nga bota pastaj, te marre fund dmth :)
Cdo gje ne e marrim me vrull. Dhe se fundmi, psh po verejme nje rini sh siperfaqsore, por ky siperfaqsitet nuk eshte se lindi ketu, po i serviret padyshim nga jashte dhe ne si gjithmone nuk e pertypim me aavash. e gelltisim direkte dhe na vret stomakun.
 
E ndrite ti ... nuk qeke per kte teme intelektuale :p
Kerkoj ndjese!
Komentova pa lexuar askend ne fakt. U nisa nga titulli. Nuk e dija qe ishte nivel te cilin nuk e kapja dot. 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top