Pse rrudhen duart kur futen në ujë

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
duar1.jpg


Të gjithëve pa përjashtim na ka ndodhur që kur futemi në pishinë, në det apo kur lajmë diçka duart tona rrudhen. Nuk ka asnjë problem me këtë fenomen, por gjithnjë jemi bërë kureshtarë se pse ndodh.

Një studim i fundit i publikuar në Brain, Behaviour and Evolution, tregon se rrudhat shërbejnë që duart të mos rrëshkasin kur futemi në ujë. Pasi nëse duam të kapemi pas një objekti ato nuk rrëshkasin, dhe shërbejnë njëlloj si gomat me rrugën.

Rrudhja e duarve është një fenomen i kontrolluar nga sistemi nervor, ku kryesisht pjesa e poshtme e gishtave synon të rrudhet më shpejtë.

Lëkura rreshket kur ne lahemi sepse shtresa sipërfaqësore e lëkurës është e përbërë nga keratina. keratina është një proteinë që për nga natyra e saj kur zhytet në ujë heq yndyrat nga vetja dhe kur lëkura qëndron gjatë në ujë, ajo zbutet dhe fryhet duke u krijuar formë si rrudha.

Ky rezultat është më i dukshëm për duart dhe këmbët sepse sasia e keratinës në këto pjesë të trupit është më e madhe. Edhe flokët dhe thonjtë janë të pasura me keratinë, por kanë një strukturë tjetër. Gjithsesi flokët në ujë bëhen më kaçurrelë dhe thonjtë më të butë.

a.y/noa.al
 
Titulli: Pse rrudhen duart kur futen në ujë

Vec kacurela qe sme behet floket
Une di qe kur te behen gishtat ashtu eshte me mire te mos rrish me ne uje(det,dush) por ketu thote ska problem..
Tani e mesova edhe une pse :D
 
Back
Top