Pse refuzimi dhemb kaq shumë? Shkenca ju tregon se çfarë duhet të bëni

Pse refuzimi dhemb kaq shumë? Shkenca ju tregon se çfarë duhet të bëni​




Pse refuzimi dhemb kaq shumë?”- Kjo ishte pyetja e parashtruar nga shkencëtarët, kujton psikologu dhe avokati i “ndihmës së parë emocionale”, Guy Winch, raporton “Psychology Today”.

refuzimi (3)


lg.php

Ka shumë mënyra që ne mund të ndihemi të refuzuar:

Prindërit nuk aprovojnë zgjedhjet për jetën tuaj.

Jeni refuzuar nga dikush në një takim.


Fëmijët në shkollë nuk duan të shoqërohen me ty.


Por pavarësisht llojit të refuzimit, një gjë është e përbashkët: ai me të vërtetë dhemb.

Problemi për shkencëtarët është se refuzimi duhet të studiohet në veprim për të marrë një ide të saktë rreth asaj se çfarë ndodh me të vërtetë në trup dhe mendje, kur ne përjetojmë refuzimin.

Për të studiuar efektet e refuzimit, studiuesit vendosën të vinin një top në një tryezë brenda një dhome pritjeje, në të cilën do të uleshin tre pjesëmarrës.

Së pari, njëri nga pjesëmarrësit do të merrte topin dhe do ta kalonte atë tek tjetri në skajin e kundërt të dhomës. Më pas, ai person do të tundte personin e tretë dhe do t’i ofronte që topin t’ua hidhte atyre. Pjesëmarrësi i tretë, më pas, do ta pasonte topin tek personi i parë.

refuzimi (1)


Pastaj cikli do të vazhdonte, apo jo? Gabim. Dhe ky është momenti kur eksperimenti i vërtetë fillon.

Personi i parë do t’ia kalonte atë personit të dytë si në rotacionin e mëparshëm. Sidoqoftë, personi i dytë do ta kalonte përsëri tek i pari dhe do të anashkalonte të tretin.

Siç rezulton, personi i parë dhe i dytë ishin fshehurazi asistentë të kërkimit dhe i treti ishte pjesëmarrësi i vetëm real. Më pas studiuesit filluan të studionin përgjigjet e pjesëmarrësve që ishin refuzuar.

Tani, shumë njerëz mendojnë: ‘Dy të huaj në një dhomë pritjeje nuk më pasuan një top.’ Kjo është një paradigm e përdorur dhjetëra e dhjetëra herë. Çdokush që e përjetoni këtë, raportoi dhimbje emocionuese.”- tha Winch.

Pasi stërvitja fillestare e topit përfundoi, studiuesit u kthyen përsëri dhe u thanë pjesëmarrësve se personi i parë dhe i dytë që hodhën topin tek njëri-tjetri, ishin në të vërtetë asistentë kërkimi, të udhëzuar të vepronin në atë mënyrë.

Megjithatë, përgjigja e pjesëmarrësve nuk ndryshoi. Ata raportuan se ende ndiheshin të lënduar emocionalisht, edhe pse tani e dinin se ishte inskenuar.

Çfarë ndodh ekzaktësisht në mendjen tonë kur refuzohemi? Dhe se është kaq e fuqishme sa të ndikojë edhe kur mësojmë se ngjarja është e inskenuar?

Për ta zbuluar, studiuesit i vendosën pjesëmarrësit në një makinë funksionale MRI për të zbuluar se çfarë ndodhi në trurin e tyre, pasi provuan refuzimin.

Ajo që anë ishte se e njëjta rrugë në tru ndizet kur refuzohemi, ashtu siç ndodh kur kemi dhimbje fizike.”- tha Winch.

Studiuesit pastaj ekzekutuan përsëri eksperimentin, por u dhanë pjesëmarrësve Tylenol (qetësues). Mrekullueshëm, ata zbuluan se ata që morën Tylenol raportuan se kishin më pak dhimbje emocionale nga eksperimenti.

Ne u rritëm në fise dhe nuk mundëm të mbijetonim jashtë tyre. Të jesh i izoluar nga fisi, fjalë për fjalë do të thoshte vdekje, pra ne i përgjigjeshim me forcë refuzimit, sikur të ishte një kërcënim për jetën tonë.

Flasim për ashpërsi. Në ditët e sotme, ne nuk jetojmë në fise të vogla, por në një popullsi të madhe, ku shansi për t’u refuzuar është shumë më i madh seç ishte në të shkuarën. Kjo mund ta bëjë jetën si qenie njerëzore e shekullit të 21 në mënyrë unike, të vështirë.
”- tha ai.

refuzimi (2)


Si t’i përgjigjemi refuzimit? Çfarë bën shumica e njerëzve kur refuzohen?

Sipas Winch, një person mesatar, zakonisht i drejtohet alkoolit ose abuzon me ushqimin. Sidoqoftë, këto përgjigje nuk bëjnë gjë tjetër veçse ofrojnë shpërqendrim të përkohshëm. Pra, çfarë të bëni në vend të kësaj?

Winch thotë se ka disa “plagë” që duhet t’i trajtojmë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si reagojmë ndaj refuzimit. Më e rëndësishmja prej të cilave është mungesa e vlerësimit tonë.”

Për këtë, ju mund të provoni pohime pozitive. Sidoqoftë, të paktën sipas Winch, ata në të vërtetë duket se i bëjnë gjërat më keq, sepse ato forcojnë besimet për veten, të cilat e dinë se nuk janë të vërteta.

Për shembull, nëse i thua vetes “Unë jam një interpretues i klasit botëror,” por ndjen se gjysma e njerëzve përreth teje janë më të mirë, ju thjesht po forconi besimin se nuk jeni shumë të mirë, në vend që të keni më shumë siguri, që do të thotë rezultat i synuar.

Në vend të kësaj, Winch thotë të praktikoni një ushtrim të thjeshtë vetë-afirmimi. Vetë-afirmimet, kanë të bëjnë me cilësi ose atribute që ju keni vetë, në krahasim me cilësitë ose atributet që nuk dëshironi t’i merrni.

Ideja është që duke qëndruar brenda sistemit tuaj të besimit, fuqizoni veten bazuar në nocione të paracaktuar për veten, në vend që të përpiqeni të shtriheni përtej sistemit të besimit aktual.

Ushtrimi ka vetëm dy hapa:

  1. Shënoni pesë cilësi ose atribute që keni dhe që vërtet besoni se janë të vlefshme.
  2. Zgjidhni njërën nga ato pesë gjëra dhe shkruani një pasazh të shkurtër për njërën prej tyre (1-2 paragrafë madje është mirë). Shqyrtoni pse është një cilësi e rëndësishme dhe e vlefshme.
Ky ushtrim i thjeshtë i vetë-afirmimit, Winch thotë, “Do t’ju kujtojë vetëvlerësimin që keni në të vërtetë” dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Burimi: Panorama
 

Pse refuzimi është sekreti i suksesit​


Nga Antonia Hoyle/ Letra ishte e sjellshme, por e drejtpërdrejtë. Kompania e marrëdhënieve më publikun (PR),ku kisha aplikuar për një vend pune më falënderoi për kohën që kisha shpenzuar, por më tha se nuk kisha fituar. Vendin e punës do të zinte dikush tjetër. Sigurisht, ajo nuk ishte hera e parë që më refuzonin, dhe sigurisht që as e fundit.


Më kanë braktisur miqtë, dhe më kanë injoruar aq shumë herë kompanitë sa nuk mund t’i mbaj mend të gjitha. Por kujt nuk i ka ndodhur kjo cilitdo qoftë edhe njëherë në jetë? As më i suksesshmi midis nesh nuk është i imunizuar nga kjo dukuri, siç e pranoi edhe Sër JanRankin, 62 vjeç, që ka shitur më shumë se 20 milionë libra.

“Mua më kanë refuzuar dikur të gjitha llojet e projekteve. Refuzimet janë të papritura. Dhe ata nuk kërkojnë fare ndjesë!”- tha ai muajin e kaluar për emisionin “Write–Off” në podcast-in e Françeska Still. Të tjerë njerëz të suksesshëm, që e kanë provuar shijen e refuzimit përfshijnë Uollt Diznej, i pushuar nga puna si reporter i gazetës “Kansas City Star” në vitin1919 për mungesë imagjinate dhe idesh, apo Stiven Spillberg, që u refuzua tre herë nga Shkolla e Teatrit, Filmit dhe Televizionit e Universitetit të Kalifornisë Jugore.



J.K. Roulling u shkarkua nga detyra e sekretares, përpara se dorëshkrimi i saj i librit tashmëtë famshëm “Harry Potter” të refuzohej nga 12 botues. Njerëzit kanë evoluar për të qenë të ndjeshëm ndaj refuzimit, thotë Mark R.Liri, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Djuk.

“Kur paraardhësit tanë parahistorikë jetonin në grupime të vogla nomade në fushat e Afrikës, refuzimi nga klani i tyre, ishte në fakt si një dënim me vdekje. Ndërkohë sot, refuzimi nuk është më një çështje për jetë a vdekjeje. Dhe në një epokë të mediave sociale, kërkimi i pafundmë për një vend pune, është diçka e pashmangshme”- thekson ai.

Ndërkohë psikoterapisti Dipti Tait thotë se “refuzimi shkakton një refleks të menjëhershëm të vetë-dyshimit”. “Qoftë nga një punë apo një marrëdhënie, ai mund të na nxitë të fillojmë të vëmë në dyshim aftësitë tona, duke u dominuar nga ndjenjat e braktisjes dhe të mos qenit mjaftueshëm të aftë”- thotë Tait.

Për më tepër refuzimi dhemb. Studimet që kanë matur aktivitetit të trurit përmes skanimeve MRI, kanë zbuluar se të njëjtat rajone të trurit aktivizohen tek njerëzit që kanë përjetuar refuzim, ashtu si tek njerëzit që përjetojnë dhimbje fizike. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Kentakit në SHBA, tregoi se pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjeve, skanimet e trurit të njerëzve që kishin përjetuar refuzim, treguan më pak sinjalizime të dhimbjes nervore, dhe ata raportuan se ndjeheshin më mirë.

Por nga ana tjetër do të bënim mirë të kujtonim se sado i pakëndshëm, refuzimi mund të jetë një forcë që mund të nxisë gjëra pozitive. “Ne nuk mund ta ndalojmë refleksin e menjëhershëm (negativ), por mund ta kthejmë atë në një refleks pozitiv”– thotë Tait.

Në një marrëdhënie, të qenit i refuzuar tregon se ne kemi guxuar të dashurojmë. Siç e thotë një shprehje “Më mirë të kesh qenë i dashuruar dhe ta kesh humbur atë, se të mos kesh dashuruar fare”.

Ndërkohë në aspektin e punës, kjo do të thotë se po ndjekim qëllimet tona, dhe me kushtin që ato të jenë objektivat e duhura, sa më shumë herë të zhgënjehemi, aq më shumë ka të ngjarë që në fund t’ arrijmë ato. Siç tha në një rast ish-basketbollisti i famshëm amerikan Majkëll Xhordan:“Në karrierën time kam dështuar në mbi 9.000 gjuajtje… Kam dështuar vazhdimisht në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse kam sukses!”.

Ndërkohë refuzimi mund të shndërrohet në një motivim për të sfiduar të gjithë dyshuesit ndaj aftësive tuaja. Në vitin 2014, pasi hulumtoi mbi 1.800 sugjerime që u dorëzuan përmes e–mailit në internet të një kompanie gjatë 12 viteve, dr.Dirk Deishman i Shkollës së Menaxhimit në Roterdam, Holandë, zbuloi se ata, idetë e të cilëve ishin refuzuar, kishin më shumë gjasa të ktheheshin me një ide të re sesa të tjerët, idetë e të cilëve ishin miratuar menjëherë.

“Refuzimi mund ta nxisë pjesën rebele të trurit tuaj ta provojë veten dhe të përpiqet akoma më shumë”– thotë Tait. Diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe sulmuesit të Totenhem dhe kapitenit të Anglisë, Herri Kejn – por edhe babait të tij – pasi lojtari u përjashtua nga akademia e Arsenalit kur ishte vetëm 8-vjeç.

“Kur je fëmijë, refuzimi është diçka shumë e rëndë”– deklaroi Kejn në tetor 2022 në kuadër tëDitën Botërore të Shëndetit Mendor. “Lajmin e keq ma dha babai im. Nuk isha aq i rritur sa të kuptoja plotësisht ndjenjën e refuzimit, ndërsa im atë nuk shfaqi para meje asnjë shenjë zhgënjimi. Ai thjesht më hodhi dorën mbi sup dhe më tha:Shkojmë sërish në fushë dhe punojmë akoma më shumë. Të shohim se ku do të na çojë! Dhe kështu bëmë”- kujton ai.

Sigurisht, ka raste kur personi që e pëson refuzimin, mund të ndodhet në një pikë kthese qëndonëse e zemëron, është një mundësi për rritje. Drejtuesja e revistës së famshme të modës “Vogue” , Ana Uintur ka thënë se shkarkimi nga posti i saj si redaktore e re e modës në revistën tjetër “Harper’s Bazaar” ishte thelbësor për suksesin e saj të mëvonshëm.

“Unë rekomandoj që të gjithë të pushoheni të paktën njëherë nga puna. Është një përvojë e shkëlqyer që të mëson shumë”-thotë ajo. Ndërsa ish-kreu i Apple, Stiv Xhobs , i shkarkuar nga kompania e tij në vitin 1985, përpara se të rikthehej në vitin 1997, tha se “shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë”.

“Rëndesa e të qenit i suksesshëm u zëvendësua nga lehtësia e të qenit sërish një fillestar…Ajo më dha mundësi të hyja në një nga periudhat e mia më krijuese”- theksoi ai.

Tait thotë se refuzimi “të jep kohë për të reflektuar, dhe mund të sigurojë perspektiva dhe njohuri, duke ju treguar një rrugë alternative, të cilat mund të mos i kishit menduar më parë’.

Duke “lëpirë plagët e mia” pasi u refuzova nga punë në kompani e PR menjëherë pas diplomimit në universitetit, kuptova se një karrierë në marrëdhëniet me publikun nuk ishte për mua. Ndaj u bëra gazetare, një profesion që më përshtatet më mirë. Në atë kohë, refuzimi më dhembi, por me kalimin e kohës kam filluar të jem mirënjohëse për atë që ndodhi. Sado e dhimbshme që është, ndoshta Sër Jan Rankin kishte të drejtë kur e përshkroi refuzimin si “të mirë për shpirtin, sepse të mban me këmbë në tokë”.
 
Refuzimi dhemb por me kohe si cdo gje tjeter kalon.
 
Refuzimet jan pjesë e sfidave të jetës, duhettë pranohen dhe si të tilla të jetohen, nëse dhëmb lëre të dhëmbi, mund të ketë edhe implikime pozitive, sepse ju ndihmon të analizoni veten dhe të njiheni më mirë.
 
Refuzimet jan pjesë e sfidave të jetës, duhettë pranohen dhe si të tilla të jetohen, nëse dhëmb lëre të dhëmbi, mund të ketë edhe implikime pozitive, sepse ju ndihmon të analizoni veten dhe të njiheni më mirë.
Te largon dhe friken e refuzimit .
 
Refuzimi dhemb por me kohe si cdo gje tjeter kalon.
Ne fshatin tim mesuesi i vellaut tim e kishte dashur nje vajze. Dhe nuk kishte mundur ta martoj thone shkaku i prinderve te vajzes dhe nga dhimbja e merzise qe ka pasur per dashurine e jetes se tij ka vendosur te vdese i shkreti beqar pa u martuar kurre!
E ti sa lehte thu kalon🤔
 
Refuzimet jan pjesë e sfidave të jetës, duhettë pranohen dhe si të tilla të jetohen, nëse dhëmb lëre të dhëmbi, mund të ketë edhe implikime pozitive, sepse ju ndihmon të analizoni veten dhe të njiheni më mirë.
Une per veten time kushdo qe me ka refuzu pa me njofte mire si nga aspekti i punes apo dashurise e gjerave te ngjashme, kur kete e kane bere ende pa me njofte mire se kam marr me seriozitet dhe afer zemres. Sepse, vlersimet e te tjereve ne nje mardhenie kane shume rendesi ne motvimin tend per te menduar per ta fituar ate pune te caktuar apo njohje.
NE cdo rrugtim te jetes tone ka urtesi pse ndodhe nje gje e caktuar. Cka kerkohet nga ana jone eshte te marrim me te mirat e cdo mardhenie si te refuzimit, si te vleresimit, si te pranimit.
 
Ne fshatin tim mesuesi i vellaut tim e kishte dashur nje vajze. Dhe nuk kishte mundur ta martoj thone shkaku i prinderve te vajzes dhe nga dhimbja e merzise qe ka pasur per dashurine e jetes se tij ka vendosur te vdese i shkreti beqar pa u martuar kurre!
E ti sa lehte thu kalon🤔
Epo ja nje mesim:
Mos u beni si mesuesi vllait tend. 🤣

Njeriu pervec deshirave prandaj duhet me besu ne kader. Zoti i di me mire punet.
 
Une per veten time kushdo qe me ka refuzu pa me njofte mire si nga aspekti i punes apo dashurise e gjerave te ngjashme, kur kete e kane bere ende pa me njofte mire se kam marr me seriozitet dhe afer zemres. Sepse, vlersimet e te tjereve ne nje mardhenie kane shume rendesi ne motvimin tend per te menduar per ta fituar ate pune te caktuar apo njohje.
NE cdo rrugtim te jetes tone ka urtesi pse ndodhe nje gje e caktuar. Cka kerkohet nga ana jone eshte te marrim me te mirat e cdo mardhenie si te refuzimit, si te vleresimit, si te pranimit.
Tani kur e njhe mir e mir robin edhe armikun fillon ta duash.esenca eshte me desht pa e njohur mir ..mjafton psh njhere😋
 
Back
Top