Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Pse po talleni me gjuhën kombëtare?”

Opinion
Nga:
PANDELI MAJKO

Në këtë foto janë patriotët që organizuan Kongresin e Manastirit të Gjuhës Shqipe. Ata nuk kishin Akademi. Nuk kishin Shtet. Nuk kishin Qeveri. Nuk kishin Kryeqytet. Megjithatë, shkëlqyen në terrin e historisë së shqiptarëve, duke u bërë nyja lidhëse e Rilindjes Kombëtare midis Lidhjes së Prizrenit dhe Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë…Lanë pas foto dhe letra të shkruara me kujdes dhe që ndriçojnë Historinë Kombëtare edhe sot.

Patriotet-qe-organizuan-Kongresin-e-Manastirit-te-Gjuhes-Shqipe-300x226.jpg


SOT! Një debat absurd deri në moskontroll ka filluar brenda gjuhëtarëve të GJUHES SHQIPE…E quajnë me ironi Debati për “ë”-në…

اfarë po ndodh!? Pse po tallen?!…
Sepse, tallje është qartazi kjo shpërndarje mediatike që vë në lojë Traktatin Shkencor të ekzistencës së kombit shqiptar, siç është Gjuha Kombëtare.

Dikush del në media dhe thotë “u mor vendimi” dhe dikush tjetër thotë “nuk është marrë asnjë vendim”…Të më falin gjuhëtarët dhe akademistët tanë shqiptarë, por është e qartë që sharlatanizmi i politikës i ka sëmurë edhe ata më keq se sa duhet…

A ka ndonjë dokument për këtë që po ndodh me Gjuhën Shqipe? A ka “procesverbal”…tek e fundit!? Si ka mundësi që ky proces po i lihet “disa intervistave”…?!

Kush jeni ju që talleni? – është pyetja fundore për këtë “lukuni” inatcorësh me emrin e nderuar “gjuhëtar” që nuk gjejnë procedurat korrekte për të na shpjeguar se çfarë kanë bërë apo duan të bëjnë…(!?)

“Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë, pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq,akademik serb). – E nxora këtë citim për t’ua vënë para syve gjuhëtarëve shqiptarë, që t’u dhembë kjo, që po i dhurojnë publikut shqiptar me rastin e 100- vjetorit të shtetformimit.

Dhe për t’ju drejtuar edhe me përulje – Gjuhëtarë dhe pasardhës të Testamentit të Kongresit të Manastirit! JU LUTEM, të kuptoni, me kujdes e dhembshuri, që përpara se të keni titujt administrativ dhe nervozizmin ditor, e të qenit “më i aftë se njëri- tjetri”,…KUJTOHUNI që qëndroni mbi kohën dhe detajet ordinere të së përditshmes, për t’u përkujdesur në fenomenin më thelbësor siç është Gjuha Shqipe dhe që i bën shqiptarët këta që janë…Në shkencën tuaj unike, “gabimi” nuk ekziston. Ka vetëm “bekim” ose “mallkim”, i cili do t’ju ndjekë edhe pas vdekjes..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back