Pse po ndahen njerëzit kaq lehtë sot ?

Femra :) dikur ishte sedri e sakrigica per te cuar ne fund ca nisej… sot nje sherr e direkt divorc
Qe martesa eshte edhe sakrifice jam dakord me ty por nese dicka vlen per femren atehere vlen edhe per mashkullin, keshtu qe barazia gjinore nuk ka te beje.
Nese futemi me thelle akoma edhe sakrifica nuk duhet te jete kurrsesi me e madhe se sa 'perfitimi" qe vjen prej saj, nese per "perfitim" mund te flitet e mbi te gjitha nese ky "perfitim" ekziston me te vertete!
 
Lehte?
Per sa "lehte" behet fjale?
Te thuash thjeshte lehte eshte shume relative.
Familja eshte berthama e shoqerise dhe si e tille eshte e shenjte por....nuk duhet kurrsesi qe ne emer te kesaj shenjterie njerezit ti mohojne vetes te jetuarit ne kuptimin e mirefillte te fjales.
Pastaj nuk bëhet fjalë vetem për ata që janë të martuar !
 
Osht me mendime un thash timen :) por qe sot divorci osht kthy ne hobi na ka zan frika me shku per dasma me cu lelet se 90% sosh e vetmja here qe do cosh lek ke personi me fjale
 
Më "lehtë" se dikur.,
Ishte bërthama e shoqërisë.,
E shenjtë nuk është asnjë mbi tokë.,
Të jetuarit - mos e ke fjalën vetëm në çift ,sps kur ke fam,jetojnë per një qellim

Sikur bien në konflikt fjalët e tua e sidomos ..rreshti I fundit
Nuk e specifikove sa lehte, nejse, po ta marr si te mireqene!!!

Rreshti i fundit do te thote qe nese une si person duhet te tjetersohem komplet dhe te mohoj ate qe jam per hir te marteses dhe shenjterise se familjes atehere fatkeqesisht zgjidhja me e mire eshte ndarja.
Nuk mund te pretendosh qe njerezit ne emer te familjes te privojne veten nga te qenit vetvetja, sepse nese nuk je vetvetja thjeshte " nuk jeton, merr vetem fryme"
 
Atëherë pse je martuar, mendoje se është fush me lule martesa ku Mundë të vallëzosh si diten e martesës.
Duhet menduar para se të hedhësh një hap kaq të rëndësishëm në jetë .
 
Kush flet sot per barazine gjinore, duhet te rilindi femer dhe ta provoj njehere mbi shpine.

Sepse dhe kjo barazia per te cilen flisni, eshte dhe ka per te qene utopi.
Sec mu kujtu nje budallik... sa kisha fillu pun te re, do me ngrenin ne detyre ( realisht e meritoja sepse pervec aftesive, dija ti jepja nje drejtim grupeve me qetesi dhe duke u bazuar te kolaborimi i te gjithve... e kam ne gjak,per mu eshte dicka e natyrshme), do ma lenin mua ne dore (nderkoh kisha terheq antipati dhe xhelozi pafund) por ngela shtatzane (surprize) dhe kur erdhi the boss (ai fliste vetem me mu bashk me tjetrin qe vinte per kontroll nga hollanda. Per grigliate dhe birra flisnim me shume lol E vetmja qe pershendesnin kur hynin) dhe me thot
- Ade ca k**in ke bo.
- Ate qe ka ber dhe mami jot qe sot je ktu para meje.
Natyrisht nuk me rinovuan kontraten dhe as ngritje detyre lol me therriten perseri kur cuni ishte 6 muajsh.
U riktheva, dhe fitova urrejtjen e bashkshortit dhe familjes te tij sepse diten punoja me orare pa orare, merresha me shtepine ne oret e pushimit, naten kur kthehesha shkoja beja un pazarin (super market 24/24) dhe naten e kaloja me 2 ore gjume sepse cohesha me cunin dhe benim video idjote duke loz dhe henger... skisha mundesi tjeter qe te kaloja koh me te. (S'ishte puna e endrave por ku do te shkosh sot nese ske baz ekonomike te shendetshme? Apo duhet te varemi detyrimisht nga prindrit sepse "kam femije, smund te punoj").
Per mu indipendenca ekonomike eshte themelore dhe s'pres te me mbaj njeri... mbaj te tjeret ama. Ne te kundert, pala tjeter hidhte cdo pergjegjesi te shpatullat e mia... me controller-in e xbox neper duar.

Per ket gje, un akoma sot etiketohem si nene muti.
Un jam krenare per c'fare jam
Dhe pse rroga ime, ska qen kurr baraz ato qe merrnin koleget e mi meshkuj.

Dhe ju me flisni per barazi ?

Sorry por Ade xhentile dhe e embel vdiq dje.
 
Atëherë pse je martuar, mendoje se është fush me lule martesa ku Mundë të vallëzosh si diten e martesës.
Duhet menduar para se të hedhësh një hap kaq të rëndësishëm në jetë .
Edhe ti si gjithe te tjeret kur u mbarojne argumentat e kthejne debatin ne personal.
Nejse, meqe e permende jam i martuar dhe plotesisht i kenaqur me zgjidhjen dhe zgjedhjen time.
Per ty nuk di gje e sinqerisht nuk dua ta di sepse ketu po flasim per ndarjen si fenomen e jo si ekperience personale.
Ajo qe dua te theksoj dhe me kete do e mbyll eshte se kompleksi i inferioritetit sidomos te meshkujt shqiptare qe pretendojne se jane superiore vetem per faktin se kane lindur meshkuj eshte nje arsye shume e rendomte qe çon ne ndarjen e çifteve.

E theksoj, jam kunder ndarjes si zgjidhje te problemeve por nese ka mbetur vetem ajo si opcion i mundshem atehere....fatkeqesisht miresetevije!!!
 
Ndoshta nga që tu drejtova me ty por nuk ishte personal .,
Argumente ka sa të duash e ato ndryshojnë tek çdo çift por perse po e drejtoni temen tek të martuarit ., shumë mirë mund të diskutojmë dhe per ata që kanë një lidhje që bashkëjetojnë .
 
Femra :) dikur ishte sedri e sakrigica per te cuar ne fund ca nisej… sot nje sherr e direkt divorc
Ti po thu qe kan ber mir nenat tona qe kan duruar dajakun!?
Jo o llai, problemi fillon aty ku femren e trajtoni si prone tuajen !
Ska lidhje barazia gjinore
 
Nuk jane te pergatitur, nuk i ka mesuar apo treguar ndokush se martesa eshte nje pergjegjsi dhe shum pak syresh kur shikojne nje pergjegjsi perpara tyre nuk jane gati per ta bere te tyren e per ti dhene nje drejtim.
Egoja per shmbelltyren personale mbikalon cdo vlere me te cilen vishet embrioni i cdo shoqerie dhe qe e ka emrin familje.
?
 
Ti po thu qe kan ber mir nenat tona qe kan duruar dajakun!?
Jo o llai, problemi fillon aty ku femren e trajtoni si prone tuajen !
Ska lidhje barazia gjinore
Ska ven kush dajak jo ne nervozizem iken ndonje shuplake por kjo ne koh te sotshme con direkt divorc gjygj pas gjygji duket e thjesht por te siguroj se se din cdo te thot te rritesh vetem nga nje prind sado te perkushtohet kundrejt teje mendjen europiane lerjani europes sjemi prerje e tyre smund te jemi si ata :) e thash me lart o bo divorci hobi ndahen p mbaruar akoma muajn e mjaltit ndahen e len femijet me nje prind pastaj kjo detyrimisht von ne nxitjen e urrejtjes kundrejt nje pale prinderore qe ne shumicen e rasteve osht nga mamaja kundrejt babajt pasi femija nenes i takon.. sdua te zgjatem se do me kundershtoni por qe shumicen i keni me degjuara un flas nga dicka e pesuat mbi shpatulla
 
Ti po thu qe kan ber mir nenat tona qe kan duruar dajakun!?
Jo o llai, problemi fillon aty ku femren e trajtoni si prone tuajen !
Ska lidhje barazia gjinore
Askush nuk është pronë e askujt.

Por nese je në një lidhje apo i/e martuar je pronë e dashurisë së lidhjes ose pronë e përbashkët e asaj që quhet familje.
 
Unë do e lidhja me mentalitetin e prapambetur si fillim ,jemi në 2021-shin por egzistojn ende prindër që i rrisin djemt e tyre me mentalitetin e vjetër që burri është 1 shkallë më lart se gruaja(lufta për barazim gjinor është 1 nga faktorët) ,dhe nga ky mentalitet lind dhe egoizmi .Faktori i dyt është papërgjegjshmëria e cila lidhet me egoizmin siç e ka thën dhe @NjeZePraneJush dhe as nuk shtoj apo heq asgjë sepse jam plotësisht dakord :
"Nuk jane te pergatitur, nuk i ka mesuar apo treguar ndokush se martesa eshte nje pergjegjsi dhe shum pak syresh kur shikojne nje pergjegjsi perpara tyre nuk jane gati per ta bere te tyren e per ti dhene nje drejtim.
Egoja per shmbelltyren personale mbikalon cdo vlere me te cilen vishet embrioni i cdo shoqerie dhe qe e ka emrin familje."
 
Por nese je në një lidhje apo i/e martuar je pronë e dashurisë së lidhjes ose pronë e përbashkët e asaj që quhet familje
Me tjetër gjë e ka lidhur Sunflower këtë "pronën" ,po flet për dhunën e cila është shumë larg nga dashuria, apo po më thua "kush të rreh të do"?
 
Sepse dhuna psikologjike dhe mos respekti eshte me e dhimbshme se ndarja.
Ku eshte dashuria ketu pastaj?
Perdoret familja si pretekst i marteses.. po cfamilje je kur vete ti sje shembulli me i mire i saj ?
Mos u martoni vetem se u iku mosha .. martohuni me ate qe doni dreqi e mori .. mos ja nxirrni kusuret e diznivelit nje njeriu qe ska asnje faj ne kete mes.
Se fundi jo vetem shkaterroni ate si njeri por pasojat i paguajne femijrt.
 
Dy rreshtat e parë mjafton se nuk po flasim per pasojat .
Jo se qëndrojnë por asnjë nuk është në thelbin e temës.
 
Te gjith e thane thelbin sipas pervojave te tyre.
Dhe DIVORCI.. shkak pasoje eshte .. askush nuk martohet dhe ka per qellim ndarjen .. askush .
Martohen sepse ne ate moment qe pergjigjes i thon po jan ne tehatllek por asgje e bukur nuk zgjat gjithmon pengesa e parw lind shamata e direkt secili ne pun te vet ska me seder e sakrifice bejn njerzit zgjodhjen me te thjeshte e pastaj thon e bera per fmin.. jo e ke bo per vete se per fmin kishe ul Faqen e kryt e kishe punu me zgjidh veshtirsin
 
Veshtersi quhet .. ajo ekonomike.. shendetsore.. .. por jo veshtersi qe krijohen artificialisht nga njeriu per shkak te Egos se njerit .
Askush nuk mund te jete shpetimtari yt .. vec vetja .
Ndaj ska te bej me ul koken .. por prano cgabime ke dhe rregulloi ato .. ndryshe mund te rrish i martuar .. por cdo gje prap se prap nuk funksionon .... sa martesa ka si kjo e fundit.
 
Prona I takon atij që e punon apo qish.
Po flisnim për femrën e shtypur e të dhunuar me fjalën "pronë"dhe ti the që të dy jan pronë e dashuris si burri dhe gruaja(pronë e varfër apo qish) dhe unë të them që dashuria lidhet me respektin,mirëkuptimin,komunikimin dhe dashuri të dyanshme ,e merr dot me mend se çfarë Gradaçele ndërton me këto baza?! Ja qishtu
 
"Nuk jane te pergatitur, nuk i ka mesuar apo treguar ndokush se martesa eshte nje pergjegjsi dhe shum pak syresh kur shikojne nje pergjegjsi perpara tyre nuk jane gati per ta bere te tyren e per ti dhene nje drejtim.
Egoja per shmbelltyren personale mbikalon cdo vlere me te cilen vishet embrioni i cdo shoqerie dhe qe e ka emrin familje."
Nuk esht me te mesuar xhan ,po se provove ske si ta dish sepse sado te thone qe bashkjetesa sesht fushe me lule neve do na duket budallik nese nuk rrjedh ne ato ujera
Nese duam te mesojme kemi shembullin konkret brenda familjes, tek prinderit tane...dhe besoj te gjithe i kemi pare te duhen, te zihen, te ngren zerin njeri-tjetrit po prap toleranca dhe respekti jane ato qe i mban nje cift te bashkuar.

Normalisht bashkjetesa apo martesa ne moshe te hershme con ne zgjedhje te gabuara sepse nuk kemi pjekurine e duhur per te bere zgjedhje te duhura
Levizen fluturat ne stomak dhe opaa esht i duhuri! Kur perballesh me jeten kupton qe fluturat jan thjesht iluzioni yne ?
 
Nuk esht me te mesuar xhan ,po se provove ske si ta dish sepse sado te thone qe bashkjetesa sesht fushe me lule neve do na duket budallik nese nuk rrjedh ne ato ujera
Nese duam te mesojme kemi shembullin konkret brenda familjes, tek prinderit tane...dhe besoj te gjithe i kemi pare te duhen, te zihen, te ngren zerin nj-tjetrit po prap toleranca dhe respekti ajo qe i mban nje cift te bashkuar.

Goxha idera :) sjam i zoti ne formulim te fjalive por ke thon gjitha ca kam ne mendje
 
po se provove ske si ta dis
Unë gjithçka shkruaj i kam përjetuar sepse jam tepër e vogël për ti ditur këto por ja që i kam mësuar duke i kaluar në kurriz
Nese duam te mesojme kemi shembullin konkret brenda familjes, tek prinderit tane...dhe besoj te gjithe i kemi pare te duhen, te zihen, te ngren zerin nj-tjetrit po prap toleranca dhe respekti ajo qe i mban nje cift te bashkuar.
Jo të gjithë Sunflower mësojn atë çfarë duhet të mësojn dhe jo të gjithë rriten si ty apo si unë apo si dikush tjetër dhe dhunë unë se kam për 1 shuplak momentale apo ngritje zëri ,por e kam për dhunën në komplet formën e saj e cila nuk përfshin toleranc

Normalisht bashkjetesa apo martesa ne moshe te hershme con ne zgjedhje te gabuara sepse nuk kemi pjekurine e duhur per te bere zgjedhje te duhura
Jam dakord me pjesën e fundit këtu shumë për më lart jo
 
Nuk esht me te mesuar xhan ,po se provove ske si ta dish sepse sado te thone qe bashkjetesa sesht fushe me lule neve do na duket budallik nese nuk rrjedh ne ato ujera
Nese duam te mesojme kemi shembullin konkret brenda familjes, tek prinderit tane...dhe besoj te gjithe i kemi pare te duhen, te zihen, te ngren zerin nj-tjetrit po prap toleranca dhe respekti ajo qe i mban nje cift te bashkuar.

Normalisht bashkjetesa apo martesa ne moshe te hershme con ne zgjedhje te gabuara sepse nuk kemi pjekurine e duhur per te bere zgjedhje te duhura
Levizen fluturat ne stomak dhe opaa esht i duhuri! Kur perballesh me jeten kupton qe fluturat jan thjesht iluzioni yne ?
Ime me u martua me 18 ... une po ashtu .
Im ate kurr se ofendoi time me apo ta shante ne syte tane .
Se mbaj mend se jane grind ne syte tane ndonje here .
Pra ime ate nje burre i mencur .. e beri nenen time zonje , duke e respektuar .. toleruar dhe perkujdesur.
Ndaj ime me dhe perpos mentalitetit ku kane jetuar , ka gezuar lirine e plote si femer .
Kurre skam pare skena xhelozie.
Paten aq shume veshtirsi sa vetem kjo i mbajti bashk .. respekti ndaj njeri tjetrit .
Kur mendoj nga kane kaluar dhe sa me etike na kane rritur .. une vetem perulem para tyre .I qendroj asaj qe kur snjeh respektin dhe rendesine e femres qe ke ne krah ... cdo gje shkaterrohet gradualisht .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top