Pse pijet e mbushura me fruktozë ju bëjnë të doni edhe më shumë

Malsi

Anëtar i Nderuar
fruktoze.jpg
Lloji i sheqerit në pijen tuaj mund të ndikojë në mënyrën se sa ushqim dëshironi të hani, sipas një studimi të ri. Studiuesit zbuluan se njerëzit donin të hanin më shumë ushqime me shumë kalori kur kishin pirë një pije që përmbante fruktozë, në krahasim me rastin kur pija e tyre përmbante glukozë.

Në studim, 24 personave u ishte dhënë pije e ëmbël me 75 gramë fruktozë në një ditë, dhe e njëjta sasi e glukozës në pije në një ditë tjetër, transmeton Koha.net. Hulumtuesit u treguan gjithashtu njerëzve foto të ushqimeve me shumë kalori që përfshijnë karamele, biskota, pica dhe hamburgerë, dhe kërkuan nga pjesëmarrësit që të vlerësojnë se sa të uritur ishin dhe se sa dëshironin ta hanin secilin ushqim.

Pas konsumimit të fruktozës, pjesëmarrësit raportuan se ndiheshin më të uritur dhe e shprehën një dëshirë të madhe për t’i ngrënë ushqimet në foto se sa kur konsumuan glukozë.

Efektet e ndryshme të cilat glukoza dhe fruktoza duket se i kishin në uri dhe dëshirën e njerëzve për ushqime me shumë kalori mund të rezultojnë nga mënyra të ndryshme që secili sheqer ndërvepron me hormonet që e kontrollojnë ndjenjën e ngopjes, thanë studiuesit.

Ndryshe nga glukoza, "fruktoza nuk i stimulon dot hormonet si insulina, që i dërgon sinjale ngopjeje trurit," tha autorja e studimit dr. Kathleen A. Page, asistente profesoreshë e mjekësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Pra, pas konsumimit të fruktozës, truri mund të mos pranojë sinjale që i shkaktojnë ndjenjat e ngopjes, tha ajo.

Në përputhje me hulumtimet e mëparshme, hulumtuesit gjetën gjithashtu se nivelet e insulinës në gjakun e pjesëmarrësve ishin dukshëm më të ulëta pasi që kishin konsumuar fruktozë se sa glukozë, sipas studimit. Këto dallime në nivele të insulinës mund të ndihmojnë në shpjegimin e reagimeve të pjesëmarrësve të ndryshëm ndaj ushqimeve pas konsumimit të dy llojeve të sheqerit, thanë studiuesit. Në hulumtimet e mëparshme, brejtësve që u ishte dhënë insulinë e treguan një konsum të reduktuar të ushqimeve të pëlqyeshme, dhe hulumtimi në njerëz ka treguar se dhënia e insulinës e rrit ngopjen dhe e zvogëlon marrjen e ushqimit, sipas studimit.

Hulumtuesit e analizuan edhe trurin e njerëzve duke përdorur fMRI, dhe zbuluan se, në reagim të fotografive të ushqimeve me shumë kalori, pjesëmarrësit treguan aktivitet më të madh në rajonet e trurit që lidhen me procesimin e shpërblimit pas konsumimit të fruktozës, krahasuar me atë pas konsumimit të glukozës.

Fruktoza dhe glukoza e kanë të njëjtin numër të kalorive, dhe të dyja janë të pranishme në sheqerin e përditshëm. Por ato metabolizohen ndryshe, thanë studiuesit. Glukoza përdoret për të prodhuar energji për trupin, duke përfshirë trurin, dhe është sheqeri kryesor që qarkullon në gjak, tha Page. Në anën tjetër, fruktoza metabolizohet nga mëlçia dhe shumë pak nga ajo në fakt qarkullon në gjak, tha ajo.

Në studim, hulumtuesit kërkuan gjithashtu nga pjesëmarrësit që ta bëjnë një zgjedhje në mes të dy "shpërblimeve" për pjesëmarrjen e tyre - ata mund të zgjidhnin që ta kishin një ushqim të shijshëm menjëherë, ose të merrnin të holla brenda disa javësh, transmeton Koha.net. Pjesëmarrësit kishin më shumë të ngjarë ta zgjidhnin ushqimin pas pirjes së fruktozës.

"Njerëzit ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga shpërblimet monetare të cilat ishin më vonë për një muaj, më shumë pasi që kishin konsumuar fruktozë në krahasim me glukozë, që të mund të marrin shpërblime të menjëhershme ushqimore pas studimit," tha Page.

GazetaExpress
 
Titulli: Pse pijet e mbushura me fruktozë ju bëjnë të doni edhe më shumë

"Njerëzit ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga shpërblimet monetare të cilat ishin më vonë për një muaj, më shumë pasi që kishin konsumuar fruktozë në krahasim me glukozë, që të mund të marrin shpërblime të menjëhershme ushqimore pas studimit,"
lol
Shume interesant ky studimi me 24 veta....

Cilat ishin kriteriat e hyrjes ne studim? nqs kishe nivel arsimor? probleme psihike? obezitet? etj

GJithsesi me 24 veta nuk mund te thuash qe nxore nje konkluzion te besueshem per nje popullate.
 
Titulli: Pse pijet e mbushura me fruktozë ju bëjnë të doni edhe më shumë

lol
Shume interesant ky studimi me 24 veta....

Cilat ishin kriteriat e hyrjes ne studim? nqs kishe nivel arsimor? probleme psihike? obezitet? etj

GJithsesi me 24 veta nuk mund te thuash qe nxore nje konkluzion te besueshem per nje popullate.

A te keqen moj teta Zina si me je e pregatitur per cdo gje :P
 
Titulli: Pse pijet e mbushura me fruktozë ju bëjnë të doni edhe më shumë

A te keqen moj teta Zina si me je e pregatitur per cdo gje :P
Cdo kush mund te nxjeri nje studim, por qe te kete baze ka disa regulla...Gje qe ne artikull nuk permenden asnjehere....Te pakten te bejne referim tek artikulli origjinal nqs nuk dine te interpretojne te dhenat....

Ata shkepusin nje konkluzion e besojne qe gjenden Ameriken, vec se konkluzionin e interpretojne gabim:)
 
Back
Top