Pse pëlqehet Adele, shkencëtarët zbulojnë sekretin e këngëve të saj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
adele-noa1.jpg

Zëri më i mirë britanik i momentit është ai i këngëtares Adele. Këngëtarja u vlerësua javën e fundit me 6 çmime Grammy dhe këngët që e kanë bërë atë një ikonë të gjithë brezave janë “Someone Like You” dhe “Rolling In The Deep”. “Someone Like You” është një këngë që mjaft fansa i ka bërë të përloten teksa e dëgjojnë.

Por çfarë e bënë kaq të veçantë këtë këngë që trondit vajzat dhe meshkujt derisa ndonjë herë i bënë të lotojnë. Shkencëtarët duket se kanë një përgjigje. Kombinimi i notave muzikore dhe zërit të këngëtares krijon një gjendje të veçantë emocionale që sjellë dhe lotët tek dëgjuesit. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, sepse çdo këngë sjell një gjendje të veçantë emocionale, por psikologu britanik John Sloboda thotë se në këngën e Adele ka shumë nota dhe momente muzikore që kanë tingëllim të veçantë tek dëgjuesit.

Ai ka bërë një ekspertimet me disa vajza dhe djemtë dhe u ka vënë të dëgjojnë disa herë rresht këngët. Në këngën “Someone Like You” ai ka regjistruar rreth 18 momente ku ndjenjat e dëgjuesit arrijnë nivelin maksimal. Fenomeni njihet në gjuhën muzikore si ornament dhe nënkupton ndryshimin në mënyrë të papritur, gati kontradiktore, të një note muzikore, duke u luajtur atë më lartë, ose shumë më poshtë vijës melodike. Kjo llojë “loje” me notat i jep më shumë mundësi shprehje muzikës dhe këngëtares. Sipas studiuesve, këngët e Adele kanë shumë nuanca të tilla të cilat me zërin e saj kanë sukses. Ndërsa “Someone Like You” është ajo që mban rekord. Kënga nis më vijë melodike të butë dhe më përsëritje të qeta, më pas këngëtarja niset dhe frenon disa herë ndërrimin e ritmit. Kur është momenti që kënga duhet të vazhdojë në kor, Adele ngre zërin një oktavë më lartë duke e bërë dhe më dramatike këngën. Ky “ornamente” sipas studiuesve janë dhe pika më e fortë.

Ndërsa një grup neuroshkencëtarësh në Londër kanë analizuar ndikimin emocional dhe efektet që jep në sistemin nervor kjo këngë. ثshtë tashme fakt se nëse jini i gëzuar, apo i ekzaltuar, nëse dëgjoni “Someone Like You”do të bëheni patjetër të trishtuar.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


B:noa
 
Titulli: Pse pëlqehet Adele, shkencëtarët zbulojnë sekretin e këngëve të saj

Nuk po thone ndonje gje te re shkenctaret apo studjusit e zerit,cdo kenge percjell emocion dhe perlotja varet nga ndjeshmeria e degjuesit .Une do ti jepja nje shpjegim tjeter ,duke qen se tregu muzikor deri diku ka kaluar limitet apo vocalin orgjinal,nuk gjen me keng reale ,ze orgjinal ,por efektet kompjuterik bejne te veten
Kenga e Adeles mund te krahasohet me kenget e viteve 80 apo 90 te tipit Celin Dion (my heart will go on ),Witney Houston (i will always love u ),Maria Carey (my all ),Tony Braxton (un break my heart ) etj qe percjellin me nje vocal shume orgjinal kenget romantike duke krijuar emocione tek degjuesit.Duke qen se tregut muzikor sot i mungojne keto kenge ,Adele eshte ajo qe sot e sjell dicka te tille .
 
Titulli: Pse pëlqehet Adele, shkencëtarët zbulojnë sekretin e këngëve të saj

Ne fakt te gjitha kenget e saj kane nje pike kulminante qe e bejne kengen shume emocionuese.

Personalisht nuk jam ndonje fan-se e madhe e Adele. Pervec kenges "Set fire to the rain", ate po, e kam shume qejf :)
 
Titulli: Pse pëlqehet Adele, shkencëtarët zbulojnë sekretin e këngëve të saj

Ne fakt te gjitha kenget e saj kane nje pike kulminante qe e bejne kengen shume emocionuese.

Personalisht nuk jam ndonje fan-se e madhe e Adele. Pervec kenges "Set fire to the rain", ate po, e kam shume qejf :)

Edhe kenga ''someone like u '' eshte shume e bukur , te pakten kto te dyja jane fantastike,s'merzitesh ti degjosh.
 
Re: Pse pëlqehet Adele, shkencëtarët zbulojnë sekretin e këngëve të saj

S'paskan thene ndonje gje te vecante. Kjo ka talent se ne kaq pak kohe u be super e njohur ;)
 
Titulli: Pse pëlqehet Adele, shkencëtarët zbulojnë sekretin e këngëve të saj

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top