Pse partneri është më i bukur se të tjerët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
_nNJrw-K1Mx48cX5PZjrFlWN-39oNkpHP2FqBjGHRH-8aAv1_k.jpg



Bukuria vërtet varet nga syri i atij që vlerëson. Këtë e ka vërtetuar edhe një studim i ri, sipas të cilit, partnerin nuk e shikojmë objektivisht, prandaj për ne është më i bukur se kushdo tjetër.

‘Iluzioni pozitiv’ në bukurinë fizike të partnerit tonë, mund ta bëjë lidhjen të qëndrueshme- thonë shkencëtarët nga Universiteti i Groningenit në Holandë.

Në studim janë përfshirë 70 çifte heteroseksuale të moshave ndërmjet 18 dhe 37 vjeç. Ata kanë shikuar fotografitë e partnerëve të tyre, ngjashëm sikurse edhe pjesëtarët e grupit të kontrollit, dhe në bazë të tërheqjes iu janë përgjigjur pyetjeve.

Pjesëmarrësit në studim gjatë vlerësimit të bukurisë fizike dhe dukjes së partnerit të tyre nuk kanë qenë objektivë. Prandaj partnerët e tyre në fotografi iu janë dukur më të bukur sesa femrat ose meshkujt e panjohur në fotografitë tjera.

اiftet e anketuara kanë pasur mesatarisht lidhje dy-trevjeçare, ndërsa autorët e studimit pohojnë se perceptimi i joshjes së individëve, në masë të madhe varet nga ndjenjat tona ndaj tij.

Sipas ekspertëve, ‘iluzionet pozitive’ janë të mira derisa nuk teprohet (kjo vlen sidomos kur njëri nga partnerët është shumë joracional dhe i dashuruar së tepërmi).
/Telegrafi/
 
Pe: Pse partneri është më i bukur se të tjerët

E nje fjale dikur thoshte: ''Pa fillo te mos e duash e do shohesh sa te meta ka''
 
Pe: Pse partneri është më i bukur se të tjerët

Po mire kjo ndodh dhe sepse tek bukuria qe ka si pamje jashtme shtohet dhe vlersimi qe ke ti per te si njeri, cilesite e brendshme qe e bejne te bukur ne syte e tu, dhe qe te tjeret skane mundesi ti shofin... Te tjeret shofin amballazhin vetem, ti e njef dhe nga brenda dhe nga jashte.
 
Pe: Pse partneri është më i bukur se të tjerët

ne fillim e shef si tere , me vone kur arin te te hyje ne zemer dhe e vereson me shume per boten shpirterore qe ka thua si ai ska asnje tjeter, i thone nje gjeje mer syte e mi dhe shife,Oops !! M Fallen in Love :p kur ndahesh ja ben un me te ouuuu aty shef tere gabimet qe ka :p
 
Pe: Pse partneri është më i bukur se të tjerët

Ne dashuri edhe qymyri te duket flori...Sje duke pare me sy por sheh me zemer...E ndaj cdo gj ete duket e bukur tek ai sepse e do,e kur e do e do sic eshte edhe te metat e tij te duken te bukura...Bukuria eshte relative,eshte njesoj si ti thuash nje nene e ke femijen e keq,vertet qe mund te jete karikature ne pamje ai femije por per nene e vet eshte femija me i bukur ne bote...Kjo me shume lidhet me anen shpirterore dhe menyren se si i perjetojme gjerat dhe njeriu ndonjehere sdi ti beje ndarje nje objektivi me ate qe ai ndjen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top