• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pse nuk perputhen pashket Katolike me ato Ortodokse

Krishtërimi si fe është krijuar në shekullin e parë, dhe pas gati katër shekuj deri në ditët e sotme është bërë feja predominuese në botë. Katolikë, ortodoksë dhe protestantë, pavarësisht dasive rituale, besojnë të gjithë tek Zoti dhe Jezusi si bir i tij.
Në vitin 1054 ndodh ndarja e parë e madhe e kishës . Ndarja mes kristianëve të perëndimit dhe atyre të lindjes, e ndau krishtërimin në dy pjesë: në katolikë dhe ortodoksë.
Në shekullin e 16-të, katolicizmi u nda edhe një herë, dhe lindi protestantizmi me pasojat e tij politike dhe revolucionare.
Diferencat mes këtyre tre shizmave janë disa. Tek katolikët njohin vetëm një kishë universale. Të gjitha kishat katolike, pavarësisht kontinentit apo shtetit, janë në komunikim mes tyre, ndajnë një fe, doktrinë dhe rite të përbashkëta, dhe njohin Papën si lider të saj.
Kisha ortodokse, është e ndarë në kishën ortodokse gregoriane, kisha greko-ortodokse, kisha serbe, kisha rumune, kisha shqiptare, etj.
Ndërsa protestantët besojnë se vetëm Bibla është shfaqja e Zotit tek njerëzimi. Nuk pranojnë rregullat e kishës katolike dhe Papën. Prej këtej ka ardhur edhe emri, si protestues kundër autoritetit të Papës, si dhe kundër ekzagjerimeve fetare, apo ikonave, pagëzimit të fëmijëve, etj, si rregulla të shpikura nga njerëzit dhe jo nga Zoti. Ata ndjekin vetëm Biblën.
Ndryshimet më themelore mes katolikëve dhe ortodoksëve, përveç formës së kryqit, janë edhe që në kishë katolikët rrinë ulur, ndërsa ortodoksët e kanë me detyrim në këmbë. Që këndej ka ardhur edhe emri ku nga greqishtja katho do të thotë ulur dhe ortho do të thotë drejt. Priftërinjtë katolikë e kanë të ndaluar të martohen ndërsa ata ortodoksë e kanë me detyrim martesën. Katolikët ndjekin kalendarin fetar gregorian ndërsa ortodoksët atë julian. Në martesë, katolikët nuk mund të ndahen ndërsa ortodoksia e pranon divorcin.
Katolikët dhe ortodoksët përdorin kalendarë të ndryshëm. 45 vjet para Krishtit u krijua kalendari julian i imponuar nga Jul Cezari që i dha edhe emrin e tij. Por ky kalendar nuk është i saktë për faktin se viti është më i gjatë 11 minuta dhe 14 sekonda krahasuar me vitin astronomik. Për këtë shkak në shekullin e 16-të, data 21 mars e vitit 325 u spostua 10 ditë përpara duke u bërë 11 mars.E pakënaqur nga ky ndryshim, kisha katolike në vitin 1582 aplikoi një kalendar rë ri që u quajt kalendari kalendari gregorian për nder të Papës Gregori XIII, duke e rikthyer datën aty ku ishte.
Që nga ajo kohë, nga përdorimi i kalendarëve të ndryshëm, pashka katolike dhe ajo ortodokse nuk përputhen dhe pashka katolike vjen një ose dy javë përpara asaj ortodokse dhe tre herë në 19 vjet përputhen./dritare.net
 
Top