Pse njerëzit trokasin gotat prej shekujsh?

Shiko fotografinë 1925495

Rrallë ndodh ndonjë tubim apo festë që mund të kalojë pa “brohoritjet” e famshme dhe cakërrimet e gotave. Ky veprim i shpeshtë ka një histori që shkon shumë mbrapa në kohë dhe legjenda interesante.

Një nga legjendat thotë se në mesjetë, njerëzit cakërronin gotat për t’i dëbuar demonët.Historia është e lidhur me kambanat e kishës, tingulli i të cilave besohej se largonte të gjitha forcat e errëta.

Në pallatet mbretërore mesjetare në Evropë, armiqtë “eliminoheshin ” duke u hedhur helm në verë.


Pasi u bë i njohur ky “sekret”, për të fituar besimin e të ftuarve, nikoqiri në festa të mëdha përplaste fort gotat me gotat e mysafirëve në mënyrë që pijet e tyre të përziheshin, dhe të ftuarit të ishin të sigurt se helmi nuk fshihej në verërat e tyre.


Prandaj është zakoni që nikoqiri gjithmonë e provon verën së pari para se t’ia ofrojë atë mysafirit.

Në Greqinë e lashtë, tingulli luante gjithashtu një rol të rëndësishëm në pirjen e verës.

Grekët besonin se vera sillte bukuri në të gjitha shqisat, kështu që, përveç shijes, ngjyrës dhe erës, cakërrimi i gotave krijonte një atmosferë të këndshme për veshët.


Sot.com.al
 
Eshte nje rit qe e adhuroj. :))
Ndoshta eshte nje gjest qe kam trasheguar dhe adhuruar dhe tek im At,me pelqen dhe ti cikroj e themi ne dialektikisht si fjale,por dhe te them fjale urimi dhe mbaresie shume.
Keshtu qe nuk eshte cudi qe neper tavolina behem shpesh cikruesja` krikell` e tavolines.
 
Eshte nje rit qe e adhuroj. :))
Ndoshta eshte nje gjest qe kam trasheguar dhe adhuruar dhe tek im At,me pelqen dhe ti cikroj e themi ne dialektikisht si fjale,por dhe te them fjale urimi dhe mbaresie shume.
Keshtu qe nuk eshte cudi qe neper tavolina behem shpesh cikruesja` krikell` e tavolines.
Dialetikisht "cikrroj" Nev :p
Se dija qe qenke cikrruese moj 😂😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top