Pse metodat e vjetra te marketingut janë akoma dominuese ne treg?

*deliza*

VIP
V.I.P
Pse metodat e vjetra te marketingut janë akoma dominuese ne treg?​
Fushatat virale dhe shumë strategji të reja te tjera te reklamave, janë perhapur gjeresisht. Po përse atëherë, marketeret e lojerave kompjuterike e duan akoma televizionin, dhe shtypin e shkruar?
Nuk ka asnjë dyshim qe marketeret kanë përfituar shumë nga Interneti. Ai është një mjet komunikimi i cili nuk ka te krahasuar dhe qe ju ofron mundësi te ardhurash me kosto mjaft te ulet drejtperdrejte audiencave te percaktuara. Për marketeret krijues dhe aventuriere ajo krijon mundësinë e shkelqimit ne rrugë jo me se te zakonshme.
Ndaj tashmë është bërë e modës qe te kapercehen rregullat e arta te medias online. Dhe padyshim qe reklamat online dhe virale (ose marketingu guerril) po marrin shumë nga koha dhe buxheti i profesionisteve te marketingut.
Shpenzimet e marketingut online u rriten 76% ne 2006, dhe po bëhet një platformë mëse e rëndësishme ne çdo lloj fushate. 68% e popullsise amerikane përdorin Internetin, ndaj nuk është vështirë të mendosh se gati 100% e tyre është audience e percaktuar.

TV është akoma këtu

Pjesa me e madhe e buxhetit te marketingut për lojerat elektronike shpenzohet ende ne platformat tradicionale, si ne promovime te vogla, rrjete televizive ose media te printuara. Marredheniet publike, revistat, faqet e para te gazetave me te njohura konsiderohen ende si majat me te larta qe duhen arritur prej tyre.
Sipas kerkimeve te Forrester, pothuajse 38% e familjeve amerikane shpenzojne kohën e tyre me televizionet dhe gati 35% kohe me shumë krahasuar me forma te tjera te mediave. Konsumatoret harxhojne pothuajse 33% te kohës se tyre me Internetin, por gjithsesi faqeve te Internetit u perkon vetëm 5% e te ardhurave të tyre.
Së fundi, marketeret duhet te përdorin ato teknika qe mendojnë se mund te jenë funksionale, si p.sh. mediat tradicionale te cilat vazhdojnë te jenë shumë më bindese se mediat online.

Rregullat e Shkolles se Vjeter

Tony Key, drejtor i marketingut te Ubisoft thotë: "Si marketer jemi mjaft te mërzitur qe na quajne shkolle e vjetër, sepse ne përpiqemi gjithmonë te praktikojme strategji të reja te mëdha dhe t'i lemë pas te vjetrat".
ثshtë mjaft interesante te shohësh grafiket e Forrester-it për shpenzimet e reklamave në media. Të gjitha kategoritë janë me se te vërteta perveçse Internetit dhe gazetave, ku njera patjetër është ne favor te shpenzimeve dhe tjetra ne favour te kohës. ثshtë mjaft interesante qe gazeta është një formë e vjetër e medias ndërsa Interneti forma me e re e saj. Faktet tregojnë qe media e vjetër nuk pushoi se ekzistuari kur u shfaq Interneti. As media e shtypur nuk pushoi se punuari kur arriti televizioni.

albpr.org​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top