Pse grate plaken me shpejt se burrat?

Nuk është sekret që gratë jetojnë më gjatë se burrat. Ky duket si një lajm i mirë për zonjat, megjithatë ekziston një gjë që ato nuk e prisnin. Rezulton se gratë plaken më shpejt se burrat. Dhe nuk është për t’u habitur, zonjat kanë shumë arsye për këtë duke nisur që nga shtatzënia deri te menopauza dhe lista nuk mbaron këtu.

“Bright Side” liston disa nga arsyet pse burrat arrijnë të qëndrojnë më të rinj për më gjatë

mosha-plakje-grate-burrat-2.jpg
Gratë vuajnë nga stresi më shumë se burrat.
Gratë janë më të prirura për probleme mendore, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me punën, sipas Dr. Judith Mohring. Përveç kësaj, ndryshimi hormonal është ai që i shpjegon të gjitha. Luhatjet e hormoneve shoqërohen me depresion. Për më tepër, Çrregullimi Afektiv Sezonal prek gratë më shumë sesa burrat. Stresi i vazhdueshëm çon në mënyrë të pashmangshme në plakjen e hershme.

Gratë që kanë lindur plaken më shpejt.
mosha-plakje-grate-burrat-3.jpg

Një studim i kryer në Universitetin George Mason vërtetoi se shtatzënia ju bën të dukeni 11 vjet më të vjetër. Gratë që kanë lindur kanë kromozome më të shkurtër se ato që nuk kanë pasur kurrë një fëmijë. Sa më i shkurtër të jenë kromozomet, aq më të vjetër dukeni. Përveç kësaj, stresi gjatë shtatzënisë gjithashtu përshpejton procesin e plakjes.

Lëkura e mashkullit është më e trashë.

mosha-plakje-grate-burrat-4.jpg

Sipas dermatologëve, lëkura e mashkullit është 25% më e trashë se lëkura e femrës. Përqindja mund të ndryshojë nga personi në person, por shifra e përgjithshme mbetet e njëjtë. Sidoqoftë, edhe pse ka më pak rrudha në fytyrat e meshkujve, ato që janë, janë më të thella se ato të femrave.

Nivelet e testosteronit janë të ndryshme.

mosha-plakje-grate-burrat-5.jpg

Estrogjeni është përgjegjës për një fytyrë rinore femërore ndërsa testosteroni është tipik tek burrat. Nivelet e larta të testosteronit ngadalësojnë plakjen. Edhe pse estrogjeni shërben gjithashtu si një hormon anti-plakje, prodhimi i tij bie më shpejt se ai i testosteronit. Kjo është arsyeja pse gratë janë të parat tek të cilat shfaqen rrudha.

Menopauza bën të vetën.
mosha-plakje-grate-burrat-1.jpg


Humbja e hormoneve gjatë menopauzës përshpejton procesin e plakjes. Kur gratë kalojnë menopauzën, trupat e tyre pushojnë së prodhuari aq shumë kolagjen sa më parë. Kjo shkakton humbjen e elasticitetit të lëkurës.


Panorama.al


 
Pa harruar qe sjellim jeten ne bot, femijet.
Trupi jon mund edhe te plaket me heret ose deformohet... por eshte nje cmim per te cilin paguajm pa problem
 
Legjende urbane e shpikur padyshim nga burrat .
Edhe pse brezi i nenave tona kane jetuar ne kushte shume me te renda apo sjane perkujdesur sic perkujdesemi ne tani ... te gjitha pa perjashtim jo vetem jetojne shume me gjate se burrat e tyre por jane attraktive apo te mbajtura shume me shume se burrat shqiptare po ne ate moshe .
Mos tju permend thinjat apo Renjen e flokeve apo mbi peshen .
Rradhe jane ca meshkuj shqiptare qe marrin edhe fisnikeri me moshen .. shume te radhe.
Keshtu qe mbushjani mendjen vetes se asgje sesht e vertete nga kto ???
 
Make up ste ruan nga plakja @Mogli ..
Gruaja duket tek qafa dhe duart cmoshe ka .. kete ma ka then ime me qe per vete ajo kurre ska perdor as krem e as boje ?
 
Eshte ceshtje gjenetike perkujdesje,etj etj shume element.
Por ne formen e pemes gjenetike,besoj se te dy gjinite njelloj bien.
 
Plaken shpejt sepse.mendojn shum e vrasin menjen me.shum se burrat , dhe mbi te gjitha llapin shum .
 
une e burri jemi nga 33. Atij i thone dukesh 35-37 mua me thone dukesh si 28.

S'e di tani! ?‍♀️?‍♀️
 
une e burri jemi nga 33. Atij i thone dukesh 35-37 mua me thone dukesh si 28.

S'e di tani! ?‍♀️?‍♀️
Dhe mua 28 me thone ?
 
Nuk eshte e vertet. Meshkujt plaken me shpejt.
Jo jo femrat me shpejt , shaka ne plakemi.me.shpejt tu u mor me.ju femrat na dalin thinjat me.shpejt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top