Pse gjelat zgjohen të parët dhe këndojnë çdo mëngjes?

Arfenilla

Themelues i Forumit
gjeli.jpg


Padyshim që askush nuk e di se pse gjeli, apo thënë ndryshe kaposhi zgjohet para agimit dhe këndon.

Ky ishte objekti i studimit të Universitetit të Nagoya të Japonisë, të cilët avancuan në një eksperiment të mirëfilltë për të zbuluar sekrete e zgjimit herët në mëngjes të kaposhit!

Kështu, ata mund të gjenin përgjigje rreth pyetjeve, Si e kupton gjeli që agimi po afron?

E kupton atë nga muzgu, apo njeh shumë mirë orën?

Kështu shkencëtarët vendosën në një dhomë gjela ku dritat ishin të dobëta për 24 orë. Të gjithë gjelat dhe “kikirikuuuu” që ata lëshonin u regjistruan për një muaj rresht, me aparatura të posaçme dhe specifike. Në fund, analizimi i të dhënave të grumbulluara tregoi se edhe kur nuk ekzistojnë ndikime të jashtme që tregojnë ardhjen e agimit, gjelat vazhduan të njëjtin avaz pak para agimit siç më parë.

Përfundimi është se kikiriku-t i binden ritmit të ashtuquajtur circadian, një cikël prej 24 orëve që dikton orën biologjike në tru për të sinkronizuar funksionet fiziologjike si në ciklin ditë-natë. Por gjatë rrjedhës së ditëve, kishte një çrregullim të vogël, shumë të lehtë për gjelat, tregues ky që ora biologjike bazohet edhe në faktorë të jashtëm për të mbajtur ritmin e duhur. Studimi është botuar në revistën shkencore “Biologji Current... tema
 
Pe: Pse gjelat zgjohen të parët dhe këndojnë çdo mëngjes?

Interesante !
 
Pe: Pse gjelat zgjohen të parët dhe këndojnë çdo mëngjes?

Keta duhet ta kene mesuar me vakt shprehjen: "ai qe zgjohet heret dhe martohet heret ka nafake!" :D
 
Pe: Pse gjelat zgjohen të parët dhe këndojnë çdo mëngjes?

Pse kendojne gjelat thote ky

Po me siguri lopa skendon ajo pellet

E gjeli nuk do hungerije, normale qe do kendoje pfff
 
Titulli: Pse gjelat zgjohen të parët dhe këndojnë çdo mëngjes?

E mesuam edhe nje gje me shume.
 
Pe: Pse gjelat zgjohen të parët dhe këndojnë çdo mëngjes?

I Derguari i Allahut ka thene:
Kur ta degjoni zerin e gjelit,luteni Allahun qe t'ju jap nga miresit e Tij ,sepse ai ka par melek.
Ndersa kur ndegjoni palljen e gomarit,kerkoni mbrojtjen te Allahut nga shejtani i mallkuar sepse ai ka par shejtanin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top