Pse gënjejnë fëmijët?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Pse gënjejnë fëmijët?

2031.jpg


Si duhet të sillemi që fëmijët tanë të mos gënjejnë? اfarë duhet të bëjmë për përmirësimin e tyre, që ata të mos tregojnë gënjeshtra?

Nga: Evisa KULLA

A ka mundësi që fëmijët të përmirësohen e të mos tregojnë gënjeshtra?

Në hapat e parë të jetës së fëmijëve ka mundësi ndryshimi, pasi ai është në një moshë ku me lehtësi mund të pranojë çdo formë trajtimi e gjithçka që i thuhet.

Kjo ndodh sidomos kur ai jeton në një shoqëri që ka kombinim të emocioneve e të disiplinës, duke çuar kështu në rezultate të mrekullueshme. Gjithashtu, është e rëndësishme që ne ta bëjmë fëmijën të ketë interes për ndryshimin dhe përmirësimin e tij, sepse kështu trajtimi do të jetë më i suksesshëm.

Faktorët që ndikojnë në këtë përmirësim janë të ndryshme dhe në varësi të mënyrave të trajtimit, megjithatë ne do të përmendim disa prej tyre, ato më kryesoret:



Njih motivet dhe arsyet që i bëjnë fëmijët të gënjejnë

Dihet se mënyra më e mirë dhe e parë për të trajtuar sëmundjet mendore apo trupore është pikërisht njohja e arsyes dhe e shkakut të kësaj sëmundjeje. Ne duhet të dimë pse fëmijët gënjejnë. Cilët janë motivuesit që i bindin fëmijët të gënjejnë? Cili është qëllimi i tij kur ai gënjen? Ka mjaft shembuj që tregojnë se për të kuptuar këto arsye ka mjaft vështirësi, megjithatë kjo nuk është e pamundur, sidomos në ata fëmijë që janë të sinqertë. Pa dyshim, gënjeshtrat e thjeshta të fëmijëve, të cilat janë mjaft të zmadhuara, nuk është shumë e vështirë për t'i kuptuar. Kur një fëmijë tregon një gënjeshtër të madhe, e shpjegon atë me mjaft siguri, atëherë për ta kuptuar duhet një përqendrim i madh.



Siguro informacionin dhe tregoji fëmijës rrugën e drejtë

Pasi të keni njohur arsyet dhe motivet përse fëmija juaj gënjen, është koha për të dhënë informacionin kryesor, për shembull, t'i shpjegohet fëmijës ndryshimi mes realitetit dhe imagjinatës, si dhe gabimin që ai bën kur gënjen. Pra, fëmijës duhet t'i shpjegohet gabimi që ka bërë, ose kur fëmija është në një moshë që mund të bëjë vet ndryshimet, atëherë i tregohet që ajo që ka thënë ka qenë e turpshme dhe e papranueshme nga prindërit e të tjerët, dhe ka mundësi që një ditë këto gënjeshtra të dalin dhe ai do të ngelet i turpëruar dhe i çnderuar.



Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm

Krijimi i një mjedisi të sinqertë, një mjedisi ku prindërit asnjëherë nuk e kanë ndërtuar jetën e tyre mes mashtrimeve, gënjeshtrave apo tradhtive, të gjitha këto ndikojnë në përmirësimin e fëmijës. Gjithashtu, ambienti shtëpiak dhe mënyrat e trajtimit të fëmijës duhet të jenë gjithmonë larg hipokrizisë e mashtrimit, larg njerëzve që tregojnë gënjeshtra, edhe kur ata i bëjnë këto vetëm për qëllime humori.



Ndëshko në kohë të caktuar

Fëmijët tanë duhet të ndihen të sigurt e të qetë në shtëpitë e tyre dhe t'u shpjegohet që gabimet e paqëllimshme do të falen. Kështu, ndëshkimet dhe qortimet janë në rastet kur diçka jo e mirë është bërë me qëllim. Duhet të gjenden mënyra për të parë nëse ai tregon të vërtetën. Fëmijët duhet të dinë se prindërit e tyre nuk do t'i pengojnë dëshirat e tyre, por ata duhet të mësojnë se baza e jetës është falja, kuptimi reciprok, qëllimet e mira dhe dashuria. Ndëshkimi është një detyrë, në ato raste kur fëmija kryen më qëllim një veprim jo të mirë.



Deklarimi i pakënaqësisë

Prindërit që tregojnë pakënaqësi dhe shprehin mendimet e tyre hapur, duhet ta bëjnë fëmijën të kuptojë që janë të mërzitur nga veprimi i tij. Ata nuk duan të dëgjojnë gënjeshtra nga fëmija i tyre dhe shfaqin shenja pakënaqësie, sidomos kur ai i tregon këto në sy të të tjerëve.

Në disa raste prindërit nëpërmjet fytyrës së tyre të mërzitur i tregojnë fëmijës që nderi dhe emri i tyre është turpëruar për shkak të gënjeshtrave të fëmijës së tij, kështu që ata janë mjaft të inatosur me këtë problem. Gabimet duhet t'i shpjegohen fëmijës në një mënyrë të tillë që ai ta ketë të qartë në mendje dhe të mos e përsërisë më të njëjtin veprim e të mos tregojë gënjeshtra.

Në raste të tjera, kur gënjeshtrat e fëmijëve përsëriten, atëherë duhet t'i tregohet një veprim i ngjashëm ndaj tij. Kur fëmija është dukë gënjyer dhe duke mbajtur me gaz e me të qeshur të tjerët, atëherë prindi duhet të vrenjtë fytyrën e tij e të mos i buzëqeshë fëmijës, pra, të mos e mbështetë apo të aprovojë veprimin e tij. Ne nuk duhet të kujtojmë pjesë nga tregimi i tij dhe t'i tregojmë që nuk kemi asnjë vlerësim për gënjeshtrën që ai tregoi, kështu që ai do të ndihet i turpëruar për veprimin e tij.



Krijimi i vetëbesimit

Përpiquni t'i shpjegoni fëmijës që ai të mbështetet në vetvete e të mos ketë nevojë për ndonjë person të cilin ta gënjejë. Ai duhet të mbrojë të drejtat e tij dhe të qëndrojë me këmbët e tij. Gjithashtu, provoni të nxisni fëmijët tuaj për veprimet e sjellshme dhe lëreni të kuptojë që me durimin e respektin në krahë ai do të respektohet më shumë. ثshtë e rëndësishme që ai të ndihet i sigurt dhe të mendojë që prindi gjithmonë kërkon më të mirën për fëmijën e tij dhe më ndihmën e tij fëmija do të përparojë gjithnjë e më shumë.



Këshilla për të parandaluar gënjeshtrat e fëmijëve

Dihet se parandalimi i një dukurie është shumë më mirë se kurimi i saj. Prandaj është e nevojshme të përmendim disa rregulla:

1. Përpiquni të krijoni një ambient të shëndetshëm familjar, në mënyrë që fëmija të mos ketë nevojë të gënjejë për t'ia arritur qëllimit të tij.

2. Fëmija duhet të ketë respektin e duhur në familje dhe vlerësojnë personalitetin e nderin e tij.

3. Asnjëherë mos harroni sjelljen tuaj dhe mos gënjeni në sy të fëmijës, qoftë edhe kur e bëni këtë për qëllime humori.

4. Ju duhet t'i tregoni fëmijës që gjithmonë të ketë besim e të tregojë të vërtetën, dhe ai nuk duhet të jetë i ndrojtur për të treguar të vërtetën, pasi ndër faktorët që i bëjnë fëmijët të gënjejnë janë frika dhe pasiguria.

5. Kur prindërit takohen me shokë apo me të njohur, duhet të marrin një pozicion të tillë që fëmija të sigurohet që nuk do të arrijë ndonjë qëllim nëse gënjen.

6. Mbajeni fëmijën larg shoqërisë së keqe dhe drejtoheni atë të zgjedhë shokët më të mirë, sepse shoqëria jo e mirë është një ndër faktorët që shkatërron njerëzit e fëmijët.

7. Përpiquni t'ia shpjegoni fëmijës veprimet e mira nëpërmjet shembujve të vlefshëm e të vërtetë, si dhe në të njëjtën mënyrë shpjegojini dhe pasojat e këqija të gënjeshtrës, pasi të jesh i vetëdijshëm për një problem është hapi i parë i zgjidhjes së tij.

8. Prindi duhet t'i kërkojë fëmijës diçka që është brenda fuqisë dhe arritjeve të tij, pasi në të kundërt, fëmija, për të arritur kërkesat e prindërve, detyrohet të gënjejë.

9. Prindi duhet të jetë gjithmonë dashamirës ndaj fëmijës së tij dhe t'i kushtojë vëmendje çdo fjale apo mendimi të fëmijës, qofshin këto e pak të rëndësishme. Në këtë mënyrë fëmijët nuk e ndiejnë të nevojshme të gënjejnë që të tërheqin vëmendjen e prindërve të tyre.

Revista Familja
 
Back
Top