Pse duhet të shkoni te gjinekologu?

sensuu

sweet
V.I.P
Shiko fotografinë 1729850


Gjinekologu është mjeku i specializuar në shëndetin riprodhues të femrës. Shumica e femrave adulte duhet të shkojnë të gjinekologu rregullisht pavarësisht nëse janë ****ualisht aktive ose jo. Shpeshtësia e vajtjes te gjinekologu varet nga mosha dhe nga rrethanat e jetës.

Vizitat e rregullta te gjinekologu
Vizita e parë te gjinekologu duhet të jetë kur femra bëhet për herë të parë ****uualisht aktive ose të paktën 2-3 vjet pasi bëhet ****ualisht aktive. Edhe nëse nuk jeni ****ualisht aktive rekomandohet që femra ta bëjë vizitën e parë te gjinekologu rreth moshës 21 vjeç. Për shumicën e femrave, vajtja te gjinekologu një herë në vit është e mjaftueshme. Nëse nuk keni në plan të bëni një fëmijë atëherë ju mund të shkoni një herë në vit deri një herë në 3 vjet nëse nuk keni probleme. Problemet përfshijnë rezultate jo normale të PAP testit, ndryshimet në periodat (menstruacionet), dhimbje ose irritim të zonës vaginale.

Vizita e fundit
Edhe pse gjinekologu është i specializuar në shëndetin riprodhues, është e këshillueshme vazhdimi i vizitave edhe pas menopauzës. Kjo mundëson monitorimin e shëndetit të organeve riprodhuese. Për një femër të moshës 70 vjeç, me një histori normale të PAP testit dhe moskryerja e marrdhënieve me partnerë të rinj ****ualë mund të jenë kriteret e këshilluara për ndalimin e rutinës së vizitave të gjinekologu.

Raste të tjera kur duhet të shkosh te gjinekologu
Disa situata mund t’ju shtyjnë të shkoni te gjinekologu më shpesh se një herë në vit. Kjo përfshin dhimbjen ose diskomfortin në zonën vaginale dhe ndryshimet në ciklin menstrual.
Ndryshimet në ciklin menstrual: Nëse periodat ndalojnë së ardhur, ju duhet të takoni menjëherë gjinekologun. Ky lloj ndryshimi zakonisht indikon një shtatzani të mundshme. Gjinekologu mund t’ju ndihmojë të përgatisni një shtatzani të shëndetshme.
Menopauza: Gjatë menopauzës, disa femra përjetojnë perioda të lehta ndërsa disa të tjera rrjedhje më të rënda. Frekuenca e cikleve mund të ndryshojë gjatë menopauzës. Shumica e grave fillojnë menopauzën rreth moshës 50 vjeç, por disa e fillojnë më herët ose më vonë. Nëse ju jeni në fazën e menopauzës dhe vini re ndryshime në ciklin menstrual atëherë është e këshillueshme vajtja të gjinekologu për të përjashtuar shtatzaninë e mundshme.
Gjakrrjedhje jo e rregullt: Nëse vini re gjakrrjedhje që nuk është e lidhur me periodat si psh gjatë marrdhënies ****uale, atëherë ju duhet të takoni mjekun gjinekolog sa më shpejt të jetë mundur. Nëse jeni shtatzënë dhe keni gjakrrjedhje vaginale ju gjithashtu duhet të shkoni te mjeku gjinekolog. Gjakrrjedhja gjatë marrdhënies ****uale mund të jetë tregues i një dëmtimi të cerviksit. Gjakrrjedhja vaginale mund të jetë gjithashtu një shenjë e zhvillimit të kancerit të mitrës apo qafës së vaginës.

Dhimbja ose diskomforti
Nëse keni kruajtje vaginale dhe djegie është e këshillueshme të takoni mjekun gjinekolog. Diskomforti vaginal nuk është vetëm një ndjenjë e pakëndshme por mund të jetë edhe shenjë e infeksionit të traktit urinar, infeksion bakterial, mykotik ose shenjë e një sëmundje ****ualisht të transmetueshme. Këto gjëndje mund të trajtohen ose të menaxhohen në momentin që diagnostikohen nga gjinekologu.
Infeksioni mykotik mund të trajtohet me medikamente. Për femrat që kanë patur infeksion mykotik më parë nuk e kanë të domosdoshme të konsultohen me gjinekologun. Ato mund të marrin fillimisht vetë trajtim duke përdorur një nga shumë produktet farmaceutike. Por nëse nuk keni patur më parë një infeksion mykotik është e këshillueshme të shkoni te gjinekologu.

Vizita te gjinekologu ju ndihmon:
Të kuptoni më mire trupin tuaj dhe mënyrat për t’u kujdesur për të.
Të kuptoni se çfarë është normale për ju dhe çfarë është anormale
Të kapni herët sëmundje të caktuara. Mundëson trajtim të hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e komplikacioneve
Të kuptoni së çfarë është një rrjedhje vaginale normale dhe çfarë mund të jetë simptomë e një problemi
Të mësoni si të mbroni veten tuaj kur bëni ****.

Kur duhet te shkoni te gjinekologu
Kur kryeni për herë të parë mardhënie ****uale
Kur kanë kaluar tre muaj ose më shumë nga periodat e fundit
Kur keni dhimbje në stomak, ethe dhe rrjedhje ngjyrë verdhë, gri ose jeshile nga vagina dhe me erë të fortë.
Kur keni probleme me periodat, si shumë dhimbje, gjakrrjedhje masive ose gjakrrjedhje për një kohë më të gjatë se zakonisht.
Vajzat e reja: kur nuk ju kanë ardhur periodat deri në moshën 15 vjeç ose brenda tre viteve që nga momenti që ka filluar zhvillimi i ndryshimeve trupore gjinore si zmadhimi i gjoksit
ALMEDICUS
 
Titulli: Pse duhet të shkoni te gjinekologu?

...nëse janë ****ualisht aktive ose jo.

... kur femra bëhet për herë të parë ****uualisht aktive ose të paktën 2-3 vjet pasi bëhet ****ualisht aktive. Edhe nëse nuk jeni ****ualisht aktive

... moskryerja e marrdhënieve me partnerë të rinj ****ualë mund të jenë kriteret e këshilluara për ndalimin e rutinës së vizitave të gjinekologu.

... me periodat si psh gjatë marrdhënies ****uale, .... marrdhënies ****uale mund të jetë tregues i një dëmtimi të cerviksit.

....sëmundje ****ualisht të transmetueshme.
Të mësoni si të mbroni veten tuaj kur bëni ****.


Kur kryeni për herë të parë mardhënie ****uale

uau!!!! o_O
 
Titulli: Pse duhet të shkoni te gjinekologu?

Shqiptari nuk shko i her ne spital me bo analiza per veten e vet , do shkoj te ****ologu , dhe kur shkon tek ****ologu shko kur ka mor infeksion ose kur sduro mo nga smudja lol ;).Skemi kulture ne per te tilla gjera .
 
Titulli: Pse duhet të shkoni te gjinekologu?

skuptova asgje me gjithe keto pika....por femra duhet te shkoj tek gjinokologu me shpesh, sidomos ketu ne shqiperi.
 
Titulli: Pse duhet të shkoni te gjinekologu?

Po meshkujt perse duhet te shkojne tek gjinekologu?

Shqiptaret e kane zakon qe kur flitet per gjinekologun flitet vetem per femren dhe mundesisht atehere kur ngel shtat**ne.
 
Titulli: Pse duhet të shkoni te gjinekologu?

Po meshkujt perse duhet te shkojne tek gjinekologu?

Shqiptaret e kane zakon qe kur flitet per gjinekologun flitet vetem per femren dhe mundesisht atehere kur ngel shtat**ne.
meshkujt spara shkojne te gjinekologu... ...vetem nqs do kryhet ndonje fertilizim artificial....
ne pergjithesi merret andrologu(per problemin e impotences) dhe urologu per problemet e meshkujve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top