Pse dritaret e aeroplanëve kanë vrima të vogla?

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1789161

Për të gjithë ata që e kanë pyetur veten ndonjëherë, përse dritaret e aeroplanëve kanë një vrimë të vogël, ka një përgjigje.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha për “Tech Insider” se vrima përdoret për rregullimin e presionit të ajrit.

Pasi aeroplani ngrihet lart, presioni i ajrit jashtë bie në krahasim me presionin e rregulluar të ajrit brenda kabinës. Dallimi në presionin e ajrit ushtron shtypje në dritaret e aeroplanit, të cilat përbëhen nga tri shtresa prej qelqi.

Një hendek i vogël ndodhet në mes të shtresës së mesme dhe asaj të jashtme të qelqit.

Vrima në panelin e mesëm, balancon presionin ndërmjet kabinës dhe boshllëkut të ajrit.

Vrima gjithashtu shërben për një funksion tjetër, për të larguar lagështinë nga boshllëku i ajrit e për të parandaluar që dritaret të vishen me avull, apo të kondensohen.
 
Titulli: Pse dritaret e aeroplanëve kanë vrima të vogla?

Po keto vrimat e vogla a nuk munde te bejne ndonje sherre te madhe :poezi: ngase po dua te mendoje se nese aeroplani levize me tere ate shpejtesi sado te vogla te jene keto vrima munde te krijojne probleme me futjen e ajrit mbrenda permes ketyre vrimave :poezi:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top