Pse disa njerez i shikojne tingujt?

Tuana

Nada é por acaso!
truri.jpg


Disa njerez munden qe te shohin tingujt, thone kerkuesit te cilet kane zbuluar qe kjo aftesi e cuditshme eshte e mundur kur pjese te trurit qe merren me shikimin jane te vogla. Zbulimi shfaq nje strategji te zgjuar qe truri mund te perdore kur shikimi nuk eshte mjaftueshem i besueshem.

Shkencetaret e pane me nga afer iluzionin e fleshit te drites se bashku me tingull. U zbulua qe kur nje flesh i vetem drite ndiqet nga dy tinguj, njerezit shpesh shikojne dy fleshe iluzione te njepasnjeshme.

Eksperimente ne te kaluaren kane treguar ndryshime te forta ndermjet individeve kur vjen puna tek fakti se sa te prekshem jane ata nga ky iluzion. "Disa prej tyre e perjetonin kete pothuajse cdo here qe fleshi ishte i shoqeruar nga dy tinguj te njepasnjeshem, te tjere pothuajse nuk e shihnin asnjehere fleshin e dyte." - tha kerkuesi Benjamin Haas, nje neurolog ne University College London.

Keto ndryshime i sugjeruan Haas-it dhe kolegeve te tij qe ndoshta varietete ne anatomine e trurit qendronin pas atyre qe e shihnin iluzionin dhe atyre qe nuk e shihnin. Per ta zbuluar kete, kekruesit analizuan trurin e 29 vullnetareve me MRI dhe i testuan ata me fleshe dhe me tinguj.

Mesatarisht vullnetaret i pane iluzionet ne 62% te kohes, megjithese disa prej tyre i pane ato vetem ne 2% te kohes ndersa te tjeret 100% te kohes. Ata zbuluan nga eksperimenti qe sa me i vogel te ishte korteksi viziv i nje personi (pjesa e trurit e lidhur me shikimin), aq me shume kishte mundesi qe ai ose ajo te provonin iluzionin.

"Nese ne te dy shikojme te njetejn gje, ne do te prisnim qe perceptimet tona te ishin identike." - tha Haas per LiveScience.

"Rezultatet tona demostrojne qe kjo nuk eshte gjithmone e vertete ne cdo situate; ndonjehere ajo cfare ti percepton varet ne anatomine individuale te trurit tend."

Kerkuesit mendojne qe ky iluzion mund te tregonte nje menyre se si truri kompenson nje qark jo perfekt shikimi.

"Perfaqesimi vizual i trurit i asaj qe sheh syri eshte shume eficient, por nuk eshte perfekt. Ka disa pasaktesi tek perfaqesimet vizuale, vecanerisht kur gjerat ndodhin shpejt, si per shembull kalimi i shpejte i flesheve ne iluzion."

"Ne mendojme qe kjo lloj pasaktesie eshte me e madhe ne trute qe i dedikojne me pak pjese te neuroneve per zonen e shikimit, ashtu si nje kamera me me pak megapiksel qe do ju jepte nje imazh me cilesi me te ulet."

"Nese keto spekulime jane te verteta, do te ishte shume e kuptueshme per trute me te vegjel nga ana vizuale qe te perdornin me shume informacionin shtese te dhene nga veshet." - shpjegoi Haas.

Megjithate ende shume mbetet e panjohur ne lidhje me rrenjet e ketij iluzioni. Per shembull, vetem nje e katerta e ndryshimeve individuale ne lidhje me iluzionin do te mund te shpjegohej nga anatomia e trurit.

"Ne ende nuk kemi shpjeguar pjesen tjeter."

"Shikimi duket si nje menyre e menjehershme per te hyre ne bote por mund te marre forma te ndryshme nga shume gjera - degjimi, anatomia individuale e trurit, dhe kush e di se cfare tjeter." - tha ai./info/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top