Pse disa njerëz i mësojnë me vështirësi gjuhët e huaja?

Arfenilla

Themelues i Forumit

french-620x413-620x330.jpg


Disa njerëzve u duhet pak kohë dhe komunikim për të mësuar gjuhë të huaja. Të tjerë mund të përpiqen me muaj të tërë dhe avancojnë shumë pak. Truri i këtyre të fundit është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i mban njohuritë linguistike, thuhet në një studim të fundit.
Kjo ka të bëjë me mënyrën sesi pjesë të ndryshme të trurit “komunikojnë” me njëra-tjetrën. Diferenca mes atyre që mësojnë shpejt dhe atyre që kanë vështirësi për të mësuar gjuhë të huaja është aq e madhe, saqë studiuesit mund të parashikojnë se kush do t’ia dalë të përvetësojë një gjuhë tjetër dhe kush jo thjesht duke parë skanimin e trurit.
Gjithçka ka të bëjë me faktin se sa komunikojnë qendrat e të mësuarit të gjuhës me pjesën tjetër të trurit. Pjesa më e madhe e të nxënit ndodh gjatë kohës kur truri pushon dhe kjo shpjegon pse gjumi është kaq i rëndësishëm.
Për studimin, ekspertët skanuan trurin e 15 të rriturve, folës të anglishtes, të cilët ishin në fillim të një kursi intensiv 12-javor për mësimin e frëngjishtes. Ata iu nënshtruan testit të njohurive në fillim dhe në fund të kursit.
Pavarësisht përfundimit, vetë autorët e studimit thonë se jo gjithçka varet nga ndërtimi i trurit.
“Truri është shumë “plastik”. Kjo do të thotë se ai mund të “riformësohet” nga të mësuarit dhe përvoja”, thotë dr. Xiaoqian Chai, i cili udhëhoqi studimin.
Ky studim është i pari i këtij lloji dhe mund të përdoret për të zhvilluar teknika më efektive për mësimin e gjuhëve të huaja.b.tetova
 
Titulli: Pse disa njerëz i mësojnë me vështirësi gjuhët e huaja?

Dikur kam ditur anglisht shum bukur ;( ce do kam kujtes shum te dobet
 
Back
Top