Pse besojmë ende tek horoskopët?
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/www.tiranaobserver.al\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/astrology.630x360.jpg"}[/IMG2]
Astrologjia është një art i parashikimit të së ardhmes aq antik dhe aq kontrovers. Dëshmitë e para datojnë mijëvjeçarë më parë, në Mesopotami. Shekuj progres shkencor nuk e kanë prekur dhe zvogëluar dot tërheqjen tonë ndaj horoskopit: Miliona persona në botë besojnë dhe mbështeten në një mënyrë pak shumë të thellë tek parashikimet profetike. Mes këtyre ka edhe personazhe të famshëm, si Ronald Reagan.
Ish-presidenti amerikan, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, nuk zhvillonte asnjë takim nëse më përpara nuk konsultohej me astrologen e tij të besuar, ashtu siç bënin njëherë e një kohë mbretërit dhe perandorët, që para se të ndërmerrnin ndonjë aksion qeveritar duhej më parë të njihnin edhe mendimin e yjeve.
Pa dyshim që është diçka mahnitëse; të mendosh p.sh, se Saturni mund të ndikojë ditën tonë apo se kemi lindur në një orë të ditës në të cilën yjet kanë ‘dekretuar’ se personaliteti ynë është më shumë ose më pak i qëndrueshëm, më shumë ose më pak autoritar, është një mendim romantik.
Dhe gjëja më e çuditshme është se edhe sot shumë kompani biznesi u besojnë shenja astrologjike për të zgjedhur punonjësit.
Për shembull, disa vite më parë, një e sapo diplomuar denoncoi një kompani në Torino të Italisë sepse nuk e kishte marrë në punë sepse ajo i përkiste një shenje zodiaku që ishte kalkuluar si mbizotëruese në punë,
Jemi njerëz besimtarë? Por pse ka kaq shumë interes për parashikimet dhe profilet karakteriale të shenjave të zodiakut, edhe pse e dimë që nuk kanë asnjë mbështetje shkencore? Sipas psikologëve, përgjigjja mund të jetë se shpeshherë ne duam që të tjerët të na përcaktojnë personalitetin tonë dhe atë të të tjerëve në atë mënyrë që perceptojmë realitetin.
Michel de Notre-Dame, i njohur si Nostradamus, është astrologu më i njohur i historisë. Ai është i njohur mirë për librin e tij Les Propheties (Prophecies), që u botua në vitin 1555. Që nga publikimi i këtij libri, besimtarët e tij pas çdo ngjarjeje që ndodh shikojnë edhe parashikimet e Nostradamusit.
Pak histori
Babilonasit ishin të parët të cilët besonin se kishte një lidhje ndërmjet qiellit të pafund dhe tokës.
Dëshmia e parë e kësaj hipoteze është libri “Enuma Anu Enlil”, ku gjenden tentativat e para të interpretimit të ngjarjeve të jashtëzakonshme, të ndara në katër kategori të mëdha, secila e lidhur me një hyjni.
Në kohët e lashta, universi ishte një mister absolut dhe çdo shfaqje si: kometa ose eklipsi, ishin përcaktuar si dëshmi të një vullneti superior, shenja të ndodhive pozitive ose negative.
Profecia bëhet një çështje personale
Me kalimin e kohës, astrologjia përhapet edhe në Mesdhe. Grekët ishin të parët që filluan të parashikonin jo vetëm ngjarjet që do të ndodhnin, por edhe fatin e çdo individi, në bazë të pozicionimit të planetëve.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë që atëherë, edhe sot vazhdon që pozicionimi i yjeve të ndikojë në jetën e secilit prej nesh.
Për psikologët, të cilët studiojnë fenomenin, mundësia e “njohjes” së një njeriu në sajë të karakteristikave të atribuara nga shenja zodiakale, është siguruese.
Me fjalë të tjera, përse duhet të rrimë të lodhemi duke analizuar dikë, kur na mjafton një profil i thjeshtë zodiakal për të kuptuar se si është personi që kemi përballë?
Besimi i verbër që vjen nga horoskopi dhe nga planetët qiellorë, është shpjeguar nga psikologët si një nevojë për të përcaktuar personalitetin vetjak dhe atë të të tjerëve. Disa herë na duket sikur horoskopi gjen gjithçka dhe çdo gjë që përshkruhet del në të vërtetë. Psikologët për këtë thonë se shpeshherë mendja jonë na “gënjen”.
Disa studime kanë dalë në rezultatin se në fjalët e një astrologu ose të horoskopit kanë tendencën që të besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme të gjitha ato çka na thonë, duke bërë që shpeshherë mendja të na rrijë për një kohë të gjatë aty.
Nostradamusat modernë
E njëjta gjë ndodh edhe për parashikimin për të ardhmen e njerëzimit: Nëse mendojmë rreth disa astrologëve “të mëdhenj”, nga ata mbahet mend vetëm ajo çka ata kanë parashikuar dhe ka ndodhur, duke harruar të gjithë pjesën tjetër, sipas një mekanizmi të seleksionimit të kujtimeve.
Për shembull, astrologia Jeanne Dixon, mbahet mend në Shtetet e Bashkuara për parashikimin e saj të saktë: vdekjen e Presidentit John F. Kennedy gjatë mandatit të tij.
Shumë pak janë ata të cilët kujtojnë parashikimet e saj të gabuara si: parashikimet që njerëzit e parë që do të shkonin në Hënë do të ishin rusët, si dhe kurën përfundimtare, e cila do të shëronte të gjitha llojet e tumoreve, që ishte parashikuar që në 1967, por që nuk ka arritur akoma edhe në ditët tona.
Nuk besoj…por e lexoj!
Ka edhe një tjetër motiv që disa herë mendojmë se horoskopi funksion. Shpeshherë ne besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme.
Shpeshherë ndihma psikologjike ndikon në një farë pike mënyrën tonë të të jetuarit. ثshtë mekanizmi me të cilin psikologu Richard Wiseman shpjegon edhe fatin. Shpeshherë ata që ndihen “të pafat” mendojnë se të tjerët do të sillen keq me ta, e kundërta ndodh me “fatlumët”.
Edhe në astrologji ndodh diçka e përafërt: për të realizuar një parashikim, mjafton që të kesh besim.
Nëse një vajzë lexon në horoskop se mashkulli i saj ideal i përket shenjës së ujorit, ka mundësi që kur të takojë një mashkull të pashëm të po kësaj shenje, të mendojë se ky do të jetë ai i dukuri, duke u bërë më joshëse në mënyrë që ta bëjë atë për vete.
Mos harroni se një efekt me të vërtetë “terapeutik” për horoskopin është besimi vetëm kur parashikohen fakte pozitive.
Tirana.observer.

Last edited by a moderator: