Pse behet i keq njeriu?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Mgjesiiii :) Si ju kam folks? :D

Kjo pyetje mu be nga vajza ime vogel, 6 vjecare. Nga hicgjeja teksa po rrinim nje pasdite me pyet:
O ma, njeriu a lind i mire? Si behet i keq?

Hm, per momentin, u habita nga kjo pyetje tak-fak, Si i erdhi, nga e di ajo qe lind i mire, si behet i keq, pse duhet ta mendoje 1 femije aq i vogel? Dhe pas perqafimit qe i dhash, per pyetjen inteligjente qe beri, normalisht fillova te argumentoj dhe llogjikoj si e shoh une kete gje.

Jam shume kurioze te lexoj dhe kendveshtrimet tuaja mbi kete gje.

1- Si mendoni ju, Si lind njeriu, i mire apo i keq?
2- A behet i keq ai, nese PO, pse? Si?
3- Si e konceptoni qenien e njeriut, luftrat e tij, formesimin, boten e brendshme?

Rene-Magritte-Decalcomania-1966.jpg
 
Sepse i prishet interesi, besoj une
Une kam dashur te jem e keqe, kur pashe qe njerezit e keq i donin me shume se njerezit e mire, por nuk munda te ndryshoj.
Keshtu qe qendrova ashtu si me ka gatuar Zoti.
Edhe pas nje debati apo zenke une njerezit i kam xhan prap njesoj.
Miresia, eshte copeza lumturie qe i dhuron vetes gezim, me shume se atyre qe u dhuron miresi😊
 
Une besoj se njeriu lind ne natyrshmeri, i paster, i mire. Por kur sheh per rreth cfare njerezish ka, cka bejne, si veprojne etj, padyshim qe njeriut i lind pyetja se a lindin njerezit te mire apo behen?
Njeriu si krijese dallon nga krijesat tjera me logjike, me intelekt. Njerezimi mund t'zgjedhë t'beje edhe te miren edhe te keqen nepermjet intelektit. Kjo eshte arsyeja pse njerezimi eshte nje qenie e zgjedhur.
 
Uh shumë temë e mirë. Ende nuk e kam kuptuar se si njeriu bëhet i keq, dhe kur ai konsiderohet se është i keq. A janë ndikimet kulturore, a është shkollimi, a është modeli që ne gjejmë në shoqëri, në familje. Ka shumë pikëpyetje.
Po për të vazhduar debatin, po e analizojmë bashkë faktorin shkollë. Pse dikush me studim superior dhe inteligjencë mbi normale mund të bëhet vrasës apo hajn. E çka nëse ky vrasës dhe hajn pas përfundimit të dënimit të tij risocializohet dhe ka shprehur pendimin e thellë, dhe u bë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Kur ishte ai i mirë, kur u bë i keq, dhe a u bë sërish i mirë?
 
Boooh sa pyetje e veshtire .
Sepse duhet shume qartesim mbi ate qe pyesim qe te kemi nje pergjigje te qarte.
Pyetja i mire dhe i keq ka nje pergjigje relative.
Nuk ka njeri qe ne gjithe qenien e tij eshte i keq apo i mire.
Ne themi i mire per dike qe ndihmon,qe te qendron prane,qe te keshillon,qe te mbeshtet etj etj.Por ne nje moment ky njeri ka disa prioritete dhe dikush rrotull tij ka nevoje per dicka qe per vete personin ne fjale,nuk eshte prioritet.
Gjeja e pare qe thuhet,ai eshte i keq,edhe pse ka bere pa fund e pa fund te mira.
Sepse ne kete moment dikujt ju prek 'interesi'.
Nuk ka njerez te mire dhe te keqinj.
Veleresojme sipas asaj cka marrim ne nje moment te caktuar.
 
Se di ,varet.
Jeta,veshtersit,stresi,kompleksiteti,deshtimet.
E ndoshta asnje nga keto.
Por nje gje ne sens individual po e them,nuk eshte e lehte te jesh i mire. :))
Ka pune,ka impakt,ka kosto ka drejtesi e cila shpesh te vret dhe ty ne vetvete.
Por eshte nje rruge qe merr nje qetesi dhe galini me veten dhe per veten.
E rendesishme nuk eshte te te quajne te tjeret i/e mire!
Kjo eshte relative dhe e parritshme, ne fakt idiotesi vec ta mendosh.

Miresia eshte ajo pika ku ti i heq kapelen vetes,kur bisedon me te ne lidhje me veprimet,mendimet dhe sjelljen tende ne perditshmeri dhe rreth teje e me gjere.
 
Une besoj se njeriu lind ne natyrshmeri, i paster, i mire. Por kur sheh per rreth cfare njerezish ka, cka bejne, si veprojne etj, padyshim qe njeriut i lind pyetja se a lindin njerezit te mire apo behen?
Njeriu si krijese dallon nga krijesat tjera me logjike, me intelekt. Njerezimi mund t'zgjedhë t'beje edhe te miren edhe te keqen nepermjet intelektit. Kjo eshte arsyeja pse njerezimi eshte nje qenie e zgjedhur.

Si e shpjegon ta zeme, qe ndonjehere nje femi vetem 4 vjec, eshte ziliqar, apo genjen, apo behet xheloz per motren vellain etj?
apo dhe pse 3-4 vjec eshte i zoti me ta dredh muhabetin? :D

Thjesht jam kurioze me pare si e mendoni :)
 
Uh shumë temë e mirë. Ende nuk e kam kuptuar se si njeriu bëhet i keq, dhe kur ai konsiderohet se është i keq. A janë ndikimet kulturore, a është shkollimi, a është modeli që ne gjejmë në shoqëri, në familje. Ka shumë pikëpyetje.
Po për të vazhduar debatin, po e analizojmë bashkë faktorin shkollë. Pse dikush me studim superior dhe inteligjencë mbi normale mund të bëhet vrasës apo hajn. E çka nëse ky vrasës dhe hajn pas përfundimit të dënimit të tij risocializohet dhe ka shprehur pendimin e thellë, dhe u bë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Kur ishte ai i mirë, kur u bë i keq, dhe a u bë sërish i mirë?
Njeriu i bart te dyja, dhe te miren dhe te keqen, nuk ndahet me thike.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Ne kete teme do doja ne menyre kategorike po ashtu @E**A** @Lauri @LeVoyageur :D Dhe pse ndonje nga keta emra as nuk do e shikoje tag-imin :D
 
Si e shpjegon ta zeme, qe ndonjehere nje femi vetem 4 vjec, eshte ziliqar, apo genjen, apo behet xheloz per motren vellain etj?
apo dhe pse 3-4 vjec eshte i zoti me ta dredh muhabetin? :D

Thjesht jam kurioze me pare si e mendoni :)
Nje femije 3-4 vjec qe genjen me shume mundesi eshte ndeshkuar 1 here kur ka thene te verteten ....
 
Nje femije 3-4 vjec qe genjen me shume mundesi eshte ndeshkuar 1 here kur ka thene te verteten ....
Hm. po ai qe ta zeme nuk e ndan gjene me vellain qe 2 vjec, po ai qe ja merr nga dora gjene tjetrin. po dikush qe eshte qullse, dikush i shkathet, dikush qe femi i drejte e tjetri jo???

E ke vene re? ke 2 femije, i ke rritur njesoj ama kane karaktere te ndryshme.. Mos valle ca gjera lindin, qofshin dhe te keqia?
 
Ne kete teme do doja ne menyre kategorike po ashtu @E**A** @Lauri @LeVoyageur :D Dhe pse ndonje nga keta emra as nuk do e shikoje tag-imin :D
Më trego me kë rri, të tregoj kush je😁

Kjo është një thënje shqiptare

Nga filozofia do thoja: mbrenda nesh janë të dy, i miri dhe i keqi. Varet kë ushqejmë më tepër 🙄

 
Hm. po ai qe ta zeme nuk e ndan gjene me vellain qe 2 vjec, po ai qe ja merr nga dora gjene tjetrin. po dikush qe eshte qullse, dikush i shkathet, dikush qe femi i drejte e tjetri jo???

E ke vene re? ke 2 femije, i ke rritur njesoj ama kane karaktere te ndryshme.. Mos valle ca gjera lindin, qofshin dhe te keqia?
Njeriu vjen ne jete me disa instikte, jemi kafshe, por keto se bejne te mire apo te keq, sipas mendimit tim.
Tek femije te ndryshem dicka eshte me e theksuar se nje tjeter, i mire apo i keq pastaj eshte vleresim qe i bejme ne me "metrin" tone si te rritur.

Ps. Eshte shume komplekse gjeja kur flitet per femijet, ka shume pytje qe sja gjejme dot pergjigjen
 
Në vetveten tonë kemi anën e mirë dominante dhe të keqe recesive që e shprehim kur na lodhet shpirti dhe mendja humb arsyen😁
 
Si e shpjegon ta zeme, qe ndonjehere nje femi vetem 4 vjec, eshte ziliqar, apo genjen, apo behet xheloz per motren vellain etj?
apo dhe pse 3-4 vjec eshte i zoti me ta dredh muhabetin? :D

Thjesht jam kurioze me pare si e mendoni :)
Kam pare para disa viteve ne TV nje emision qe fliste pikerisht per xhelozine tek femijet. Nder te tjera, e ftuara ne emision qe sa me kujtohet ishte nje psikologe, tha se xhelozia tek femijet shfaqet nga mosha 3 vjecare dhe kjo per arsye te ndryshme, si psh mungesa e vemendjes se nenes e keshtu me radhe
 
Hm. po ai qe ta zeme nuk e ndan gjene me vellain qe 2 vjec, po ai qe ja merr nga dora gjene tjetrin. po dikush qe eshte qullse, dikush i shkathet, dikush qe femi i drejte e tjetri jo???

E ke vene re? ke 2 femije, i ke rritur njesoj ama kane karaktere te ndryshme.. Mos valle ca gjera lindin, qofshin dhe te keqia?
U be kohe qe nuk kam lexuar mbi sjelljet e femijeve se me duket vetja sikur di ,se nene me shume femije mo😂
Sipas nje autori grek qe une kam lexuar kur pergatitesha te behesha nene dhe e besoj ate cka ai shpjegonte,thuhet se femija lind me 70% te karakterit te formuar.Ne si nena na ngelet nje 20 %per ti mesuar 7 vitet e para te jetes sipas modelit tone dhe nje 10perqindsh ngelet per vitet e tjera te jetes.
I shohim femijet qe kane sjellje te vecanta dhe te ndryshme nga njeri tjetri,jo vetem ne familje te ndryshme por edhe brenda familjes.
Nese flase per femijet e mi,ata kane karaktere dhe personalitete krejt te ndryshme.Te siguroj se jane rritur ne te njejtat kushte dhe me te njejten dashuri si njeri dhe tjetri.Biles ndonjehere kur me eshte duk se disa vese apo zakone qe i madhi ka,e kam pas fajin une,jam munduar te jem me elastike me te tjeret por jo mor me keq behen😂
Ne lindim dhe shume pak gdhendemi nga kushtet,kultura,feja e zakonet gjate jetes.
 
Njeriu vjen ne jete me disa instikte, jemi kafshe, por keto se bejne te mire apo te keq, sipas mendimit tim.
Tek femije te ndryshem dicka eshte me e theksuar se nje tjeter, i mire apo i keq pastaj eshte vleresim qe i bejme ne me "metrin" tone si te rritur.

Ps. Eshte shume komplekse gjeja kur flitet per femijet, ka shume pytje qe sja gjejme dot pergjigjen
Fëmijët lindin inocent 🤷 kur i kap Urija fillojnë e nxjerrin jasht ulurima...kërkon të kafshojë çdo gjë që mund të jetë e mundur të hai ..
Pasi rriten fillojnë intrigat ambicjet konkurenca etj..
 
Atehere po i pergjigjem dhe une pyetjes. Si e shoh une.

Si fillim une mendoj se njeriu lind i paster. Nuk them as i keq as i mire, por i paster, pa asnje gabim, pa asnje mekat.
Por njekohesisht ai ka nje formesim, bote te tijen te cilen ja ka dhene Krijuesi, e cila eshte nje trashegimi, nje lidhje me paraardhesit. Ndaj ne per 1 gje i ngajme babit, per 1 tjeter mamit, gjyshit, halles e me radhe.
Po ashtu, besoj se te gjitha vecorite e karakterit qe mund te kemi, jane ne thelb te mira. Psh: S'ka asgje te keqe te jesh i zoti ne dalje nga situata, ska asgje te keqe te jesh kokeforte, per aq sa ti e kontrollon ate.
E keni vene re, nje femije mistrec te vogel ne e kritikojme, i kerkojme te rrije urte, por ne fakt kur te rritet, nuk duam ate ish "femijen qullac" por preferojme ate burrin e shkathet (ish mistreci i vogel); pra, arrijme te kuptojme se XY vecori qe ne mendonim si negative, ne thelb paska qene shume e mire.

E njejte dhe me femijen qe ne themi: "xhelozon qe i vogel." Fakti qe cdo femije eshte i ndryshem, ben qe dhe te reagoje ndryshe nga menyra sesi ne i rrisim (edhe pse eshte e njejte, qe ne fakt nuk duhet te ishte sepse duhet te ishte ne varesi te karakterit te gjithsecilit) Sa e mundur eshte kjo, eshte muhabet tjeter. :D

Pastaj, per njeriun e rritur, per mua eshte sh e thejshte pergjigja. Bashke me karakterin, Zoti te ka dhene dhe 1 mendje e cila supozohet te te udhezoje cfare dhe si ta ushqesh veten tende. Me kujtohet nje thenie e profetit Muhamed: "Durimi vjen me te duruar. " Pra, duke gjet mekanizmat e duhura dhe ato dobesi qe ti i ke tashme, mund te arrish ti butesosh dhe ti permiresosh.

Nga ana tjeter, nese ne do ta zoteronim 100% veten atehere i binte qe do ishim qenie te pagabueshme. Thjesht fakti qe jemi te krijuar te gjithe te gabueshem, larg PERFEKSIONIT, i bie qe sado te mundohemi gabime apo mangesi do te kemi patjeter gjithsecili. Thjesht ne vendosim nese do te triumfojne gabimet dhe e liga me shume, apo pendesa dhe e mira.
 
Uh shumë temë e mirë. Ende nuk e kam kuptuar se si njeriu bëhet i keq, dhe kur ai konsiderohet se është i keq. A janë ndikimet kulturore, a është shkollimi, a është modeli që ne gjejmë në shoqëri, në familje. Ka shumë pikëpyetje.
Po për të vazhduar debatin, po e analizojmë bashkë faktorin shkollë. Pse dikush me studim superior dhe inteligjencë mbi normale mund të bëhet vrasës apo hajn. E çka nëse ky vrasës dhe hajn pas përfundimit të dënimit të tij risocializohet dhe ka shprehur pendimin e thellë, dhe u bë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Kur ishte ai i mirë, kur u bë i keq, dhe a u bë sërish i mirë?

Ndoshta sepse cdo njeri e mbart te miren sa ka jete Vetoni? Ama, ashtu gjate jetes here e sundon djalli, nefsi, dhe here ajo pjesa e paster e qenies se tij dhe besimi i tij tek Zoti(per ata qe besojne)?
 
Jeta heret a vone te perplas me kedo ne vende te ndryshe e situata te ndryshme . Te bje te njohesh shum njerz. Te mir te keq skuth intigant genjeshtar mashtrus shoqeror besnik etc . Secili e di veten per me tmirn n bot por dhe mendon qe tjeret i ke si vetja e te vjen momenti te sprovohesh me kto te kqinj e detyrimisht per tmos e pësu si hera pare lind " njeriu keq " !
 
Ja se ua shpjegon butrinti 😜

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
kjo teme te ben ti besh vetes nje analize dhe te kthehesh ne kohe duke menduar gjate ;- ku fillova une ekzaktesisht te kem nje sjellje te tille mbi dicka ose kundrejt dikujt?
dhe me vijn ndermend shum e shum ndodhi, duke filluar nga nje keshille e gjyshes kur ne momentin qe une haja nje cokollat ajo sme linte te dilja ne lagje para se ta mbaroja, sepse nese nuk ke per ta ndare me shoqerin mos dil duke ekspozuar ate qe ti ke me shum, panvarsisht se femij te tjere e benin pa problem perkundrazi me krenari.
ne jemi pjeserisht eventet qe nder vite kemi hasur, ne jemi edukata qe na kan dhen , prinder gjysher e te aferm, ne jemi dhe relacionet qe kemi patur me kohen ne shoqeri sa te influencuar kemi qen ne ato mardhenie ...
 
1- Si mendoni ju, Si lind njeriu, i mire apo i keq?
2- A behet i keq ai, nese PO, pse? Si?
3- Si e konceptoni qenien e njeriut, luftrat e tij, formesimin, boten e brendshme!!!


1-Nuk besoj se njeriu lind i mire Apo I keq ,ne lindim si njeri te pafajshem dhe jetojm ne nje bote qe na ndikon në mënyra të ndryshme,sjellja jone varet nga arsimimi ,kushtet e jetes,edukimi,etj
“Nuk mund te them se njeriu bëhet i keq ,mund te ketë nje sjellje të keqe po ,sjellja e keqe mund te jet e ndikuar nga faktore si stresi ,ankthi, mungesa e ndjekjes së një qëllimi dhe mugesa e sigurise personale.
“Konceptoj qënien e njeriut si një entitet të ndjeshem dhe të sofistikuar ,me afëtësi të jazhtëzakonshme për të menduar dhe krijuar.!
 
Me sa mbaj mend nga literatura e lexuar qysh prej se vogli e deri me sot me rezulton qe:
- qenia njerezore ka qene gjithmone grabitqare, konfliktuale, e pa afte te jetoje ne komunitet te perbashket, individualist, me tendenca te theksura per te percmuar ligjet e Zotit dhe te Natyres etc etc.....
Konkluzioni: Nqs do vazhdojme edhe per pak kohe keshtu, atehere vertet meritojme: The extinction!
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
edhe sot do e lë mangu punën, haha

S'ka dyshim që secili njeri lind i pastër, i pangarkuar me çfarëdo barre, mirëpo zhvillimi, përkatësisht rritja e tij, ndikon në karakterin dhe ligësinë apo mirësinë e tij. Këtë bindje kam unë, edhepse ka hapësirë për sqarime e përjashtime.
Njeriu bëhet i keq për shkak të arsyeve e faktorëve të ndryshëm, por rëndom kjo ndodh për shkak të mungesave në edukimin fillestar që do të duhej ta merrte në familje.
Ndodh që të bëhet i keq, nga rrethanat tjera, të cilat s'mund t'i atribuohen familjes, siç është rrethi në të cilin futet, edhe në periudha shumë të vonshme të jetës. Pra, mund të ketë fillim të mbarë, të marr hapat e duhura të edukimit në familje, pastaj, të futet në një rreth ku s'mund ta dallojë kënaqjen nga lumturimi, dhe i jep përparësi kënaqjes e cila në shumë raste ka kosto, e pastaj këtë kosto e paguan duke ia shitur shpirtin djallit, e them në mënyrë figurative.
Qenia njerëzore është si një thes i zbrazët, të cilën mund ta mbushësh me atë që do ti. Prandaj, edukimi i parë, të cilin njeriu e merr në familje ka peshë dhe rëndësi shumë të madhe, meqenëse shërben si bazament për të ndërtuar gjërat tjera, për të futur në "thes" gjërat të cilat nuk e shqyejnë "thesin".
Në anën tjetër, përballja me sfidat e jetës, doemos do të lënë gjurmë tek njeriu. Mënyra sesi i menaxhon këto sfida, i formësojnë pjesët e paformuara të karakterit të tij.
Për të qenë më konkret, unë mendoj, që deri para fillimit të shkollës fillore është, gati 100%, përgjegjësi e familjes t'i jep mbarësi fëmijës, duke e edukuar.
Paskëtaj, pasi fëmija fillon shkollën fillore sa më shumë që rritet aq më shumë proporcioni i përgjegjësive dhe ndikimit real bie nga ana e familjes.
Periudha më e rrezikshme është ajo e shkollës së mesme, ku ky fëmijë, kalon në adoleshencë, dhe bëhet i aftë për të zgjedh cilin drejtim do të marr për ta drejtuar jetën e tij. Duhet t'i lihet hapësirë që ai të vendos për vete, por duke qenë i mbikëqyrur nga larg me bisht të syrit. Gabimet të cilat i bënë duhet t'i kujtohen pa cenuar integritetin e tij, dhe duke i lënë hapësirë që vetë ai të caktojë "ndëshkimin" për këto gabime.
Pas kësaj, nëse arrin ta ruajë veten, kalon në periudhën e ngritjes intelektuale, dhe të hedh hapat e fundit për të bërë përmirësimet e fundit, drejt cakut që synon.
Nuk mendoj që në raste e rrethana normale njeriu mund të ndryshojë shumë, pas moshës së adoleshencës, por brenda vijave të trasha ku e përkufizon karakterin e tij, i shton detajet, nuancat duke bërë progres apo regres në varësi të (mos)punës.
Një përgjigje e çastit, e shkurtë, për këtë temë, për të cilën kam shumë për të thënë 😊
 
Temen nuk e lexova por besoj se njeriu i keq nuk behet, eshte vec ceshtje shpirti!!
Nese ti ne shpirti je i paster i dlire, i keq sdo mundesh te behesh per asgje, ama nese ne shpirt je llum, i tille do jesh gjithmone sado te shtiresh!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top