Sipas te derguarit te Top Channel ne Elbasan, kreu i KZAZ-se se zones 12-te te Elbasanit, Kushtrim Aliaj ka kapur nje komisioner me kamera, duke ia konfiskuar ate. Nderkohe, Partia Demokratike e ketij rrethi ka depozituar nje kerkese ne KZAZ-ne lokale per te denoncuar mjetet e palejuara te mbajtura nga persona te ndryshem ne qendrat e votimit.
Edhe ne Librazhd ka pasur disa episode sporadike ku sipas Partise Socialiste, prefektja ka goditur nje qytetare ne dalje te qendres se votimit pasi e ka pyetur per ke votoi ajo. Gjithashtu, po sipas PS-se, drejtori i arsimit ne Librazhd eshte takuar ne qendren e votimit me disa arsimtare.