Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Protestuesit e opozitës, krenohen me pasaportën e Serbisë

Protesta e djeshme, nuk karakterizohet vetëm me dhunën e opozitës. Por, edhe me militantë të dhunshëm që krenohen me pasaporta serbe.

Dje Indeksonline kishte raportuar për arrestimin e një militanti të opozitës, i cili po del se krenohet me pasaportën e Serbisë.

ثshtë fjala për një të ashtuquajtur Lat Baba, për të cilin Indeksonline ka siguruar një foto të mëhershme të tij, në të cilën ai e shanë edhe liberalizimin e vizave, duke e ekspozuar pasaportën e Serbisë. Po i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të sulmit ndaj tyre me mjete të forta, duke u thirrur në “mbrojtje” të Republikës së Kosovës.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuarit e kanë mbrojtur Republikën, por njëri prej mbrojtësve të Republikës në këtë rast, po del se krenohet me pasaportën e një Republike tjetër, asaj të Serbisë. /Indeksonline/
Gardiani_i_Republikes_1.jpg
pasaporta-serbe-223x300.jpg
 
Titulli: Protestuesit e opozitës, krenohen me pasaportën e Serbisë

Protesta e dhunshme e tre partive opozitare nuk zuri vetëm hapësirë të madhe në mediet ndërkombëtare, por edhe prodhoi reagime të shumta të ndërkombëtarëve.

Reagimet nisën me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila dënoi shkatërrimin e pronës publike dhe bëri thirrje për qetësi dhe heqje dorë nga dhuna.

Por, duke mos u mjaftuar vetëm me reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, reagoi personalisht edhe komisioneri për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit në Bashkimin Evropian Johannes Hahn. Përmes një postimi në Twitter, Hahn tha se lëndimet e raportuara dhe dëmtimet e pronës publike janë të papranueshme. Ai i ftoi palët për përmbajtje dhe për t'iu kthyer dialogut politik përmes mjeteve demokratike.

Pas komisionerit Hahn, erdhi edhe reagimi i kryediplomatit austriak Sebastian Kurz. Ministri i Jashtëm i Austrisë, tha se këto protesta janë krejtësisht në kundërshtim me të drejtën demokratike për t’u mbledhur.

“Dënoj ashpër protestat e dhunshme të opozitës në Prishtinë. Këso lloj protestash janë krejtësisht në kundërshtim me të drejtën demokratike për t'u mbledhur/tubuar në mënyrë paqësore”, ka shkruar Kurz.

Gjithashtu, protestat e dhunshme të opozitës i ka komentuar edhe ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt. Për Bildt kjo ishte një ditë e shëmtuar për Kosovën, për shkak të asaj që ka parë nga protesta e thirrur e opozitës.

‘Ishte një ditë e shëmtuar për Kosovën sot në Prishtinë. Ende shpresoj se fryma evropiane do të mbizotëroj në fund të ditës”, ka thënë Bildt.

E pas dhunës që u përshkallëzua në protestë, nuk mund të mos reagonte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili është kritiku më i madh i sjelljes politike të opozitës.

Përmes profilit të tij në Twitter, ambasadori Delawie ka shkruar se dhuna politike po rrezikon demokracinë në Kosovë. "Dhuna politike po e rrezikon demokracinë dhe krejt atë që Kosova ka arritur që nga shpallja e pavarësisë", ka shkuar ai.

Gjithashtu, edhe ambasadori britanik, Ruairي O'Connell, tha se dhuna nuk zgjidh probleme dhe pret që kjo të dënohet nga të gjithë.

Sipas O’Connell, dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme sesa zgjidh.
Ambasadori_Delawie.jpg
ministri_Kurz.jpg
Komisioneri_Hahn.jpg
Zyra_e_BE_ne_Kosove.jpg
10_01_2016_9712114_Reagimi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back