Proteinat

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Proteinat Të dëmshme për trurin Një prej arsyeve të shumta se pse duhet të zgjidhet ushqim me kalori dhe yndyra të pakta, ndërsa njëkohësisht të pasur me pemë, perime dhe peshq, janë edhe studimet e shumta të cilat tregojnë se ushqimi i tillë mund të çojë në paraqitjen dhe zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Por, nga bota e shkencës arrin edhe një lajm interesant rreth asaj se si ushqimi mund të ndikojë në sëmundjen e Alzheimerit, respektivisht në tru. Në fakt, derisa shkencëtarët kanë krahasuar lloje të ndryshme të ushqimit dhe i kanë përcjellë se si ato veprojnë në krijimin e shtresave në tru, befasisht kanë zbuluar se ushqimi i pasur me proteina çon deri te zvogëlimi i trurit. Studimet janë zhvilluar në minj, të cilët janë ndarë në katër grupe. Minjtë kanë konsumuar ose ushqim të zakonshëm (grupi 1), ushqim të pasur me yndyra dhe të paktë me karbohidrate (2), ushqim të pasur me proteina dhe të paktë me karbohidrate (3) ose ushqim të pasur me karbohidrate dhe të paktë me yndyra (grupi 4). Ka qenë interesante fakti se minjtë të cilët kanë konsumuar sasi të mëdha proteinash kanë pasur tru 5% më të lehtë, por edhe më pak të zhvilluar krahasuar nga grupet tjera. Edhe pse janë të nevojshme hulumtime tjera shtesë, shkencëtarët besojnë se sasia e tepërt e proteinave ka ndikim të ngjashëm edhe në trurin e njeriut. Mania e pastërtisë në shtëpi Persekuton 1 në çdo 4 femra Një në katër femra, por me sa duket edhe disa burra, vuajnë nga një fobi e quajtur "rupofobia", e cila presupozon akthin dhe frikën e vazhdueshme që u shkakton parregullsia në një shtëpi apo papastërtia e saj. Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit, sipas të cilit, në kokën e tyre krijohet një cikël negativ, i cili i shoqërohet me një frikë të vazhdueshme ngaqë jetojnë në pisllëk dhe në kontakt me bakteret. Pikërisht për këtë, ato janë të fiksuara pas larjes së duarve apo veprimeve të vazhdueshme për të rregulluar mjedisin ku jetojnë, edhe nëse ai gjendet përsosmërisht i rregullt. Ekspertët e studimit pohojnë se kjo prirje mund të kategorizohet në problemet psiko-somatike dhe arsyet mund të ndryshojnë dhe variojnë nga seksualiteti në atë të marrëdhënieve ndërpersonale, por edhe të marrëdhënieve me veten. Por, ajo mund gjithashtu të jetë edhe një shenjë e një sensi zhgënjimi që këta persona provojnë, duke mos e pasur në dorë rolin e tyre drejtues në familje. Me pak fjalë, nëse e gjeni veten shumë shpesh duke larë duart, shtëpinë apo duke bërtitur kot për rrëmujën që shkaktojnë personat e afërt, atëherë ndoshta ia vlen të ndaloni për një moment e të mendoni nëse e gjithë kjo nuk është e tepërt dhe mbi të gjitha, e nevojshme, pasi duhet të dini se higjiena e tepruar ka efekt të kundërt, atë që na bën më të prekshëm prej sëmundjes dhe infeksionit. Ushqimi i shpejtë Krijon vartësi nga kripa Se sa na pëlqen ushqimi i njelmët varet nga ajo se çfarë konsumojmë, ndërsa për rritjen e dëshirës për ushqim të kripur është fajtor “ushqimi i shpejtë”. Shkencëtarët koreanë nga Universitet i Daejinit, kanë realizuar një studim te 70 pjesëmarrës, ndërsa rezultatet kanë treguar se për rritjen e nevojës për ushqim të kripur kishte ndikuar “ushqimi i shpejtë”, në veçanti hamburgeri dhe pica. Nuk duhet harruar faktin që kripa është thelbësore për jetën, mirëpo sipas analizave është vërtetuar se më shumë se 80% e ushqimit të gatshëm përmban më shumë kripë se sa duhet, ndërsa sasia mesatare e kripës që futin njerëzit në organizmin e tyre është 12 gramë, që është shumë më e lartë se nevojat e organizmit. Për këtë arsye, autorët e studimit të publikuar në revistën “Journal of Human Nutrition and Diet”, kërkojnë që të ndërhyhet te prodhuesit e ushqimit që të kenë kujdes me sasinë e kripës. Kujtesa Zbulohen qarqet e kujtesës së shkurtër Shkencëtarët kanë arritur të fotografojnë për herë të parë fragmentet e përmbajtjes të të dhënave të trurit. Bëhet fjalë për kujtesën që është studiuar për vite me radhë nga shkencëtarët e Case Western Reserve University të Cleveland. Ky studim është publikuar në revistën “Nature Neuroscience” dhe në të përshkruhet qartë aktiviteti i qelizave. Gjithashtu, janë individualizuar edhe qarqet që kontrollojnë memorien e shkurtër, e aftë të mbledhë informacione në 20 sekonda përmbajtje
•standart•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top