Pronari i MEKËS: Faleminderit Qeveri, por punëtorët i paguaj vetë më mirë

Kresha

A pretty face can never trick me
meka.jpg
Qeveria e Kosovës duke pas parasysh krizën e bizneseve në situatën që gjendet Kosova, ka vendosur t’i ndihmojë ata në pagat e punëtorëve.
Vala_eshop_300x250.png
Por, biznesmeni, Burim Piraj, pronar i MEKA-s, ka vendosur që pagat e punëtorëve t’ua paguajë vet.
Kjo pasi Piraj thotë që Qeveria t’i mbaj paratë pasi u duhen në këtë situatë që gjendet vendi.
“Me emrin e Zotit, Mëshirëplotit!
E përshëndes vendimin e qeverisë për miratimin “Pakos fiskale emergjente” mirëpo unë si drejtor i MEKA shpk ( MEKA HALAL FOOD ) edhe pse i kam 20 punëtorë në kategorinë e subvencionimit të pagave edhe pse punëtorët tanë e kanë pagën minimale 350 EURO e mesatarja diku afër 500 EURO, kam vendos që këto para të cilat punëtorëve tanë iu takojnë nga kjo pako, t’i paguaj nga buxheti personal në shenjë solidariteti me vendin tonë në këtë situatë jo të favorshme!
Këtë shumë pra ia dedikoj vendit tim që sado pak ta ketë më të lehtë kapërcimin e gjendjes së krijuar.
Vërtetë është pak për vendin, sepse ne duhet të bëjmë shumë më shumë, mirëpo çdo e keqe dhe çdo e mirë e ka një pikënisje, le të jetë pikënisja e të mirave kjo!
Vetëm së bashku ne mund të arrijmë ta ndërtojmë Kosovën e ëndrrave tona ashtu siç e kemi ëndërruar që nga fëmijëria kur kemi qenë nën sundim!
Zoti e bekoftë popullin tim!
Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë trojet shqiptare!
Pronari dhe drejtori i MEKA shpk : Burim Piraj , Plavë – Sharr më 31 Mars 2020”, ka shkruar Piraj.

burim-piraj.jpg

//fakteplus
 

Attachments

  • meka.jpg
    meka.jpg
    85.7 KB · Shikime: 0
  • Vala_eshop_300x250.png
    Vala_eshop_300x250.png
    48.7 KB · Shikime: 0
  • meka.jpg
    meka.jpg
    85.7 KB · Shikime: 0
  • Vala_eshop_300x250.png
    Vala_eshop_300x250.png
    48.7 KB · Shikime: 0
Respekte per Vendimin Burim.
Edhe une Burim, vete e bera pagesen e punetoreve sot, por Qeveria ime, nuk e rrujti as te merrte mundimin moral per nje veprim te tille, por me sugjeroi ti hiqja nga puna!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top