Promovohen 11 tituj të rinjë shkencorë të kolegjit universitar Victory

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Promovohen 11 tituj të rinjë shkencorë të kolegjit universitar Victory

12268.jpg


Në Hotelin "Victory" u bë promovimi 11 titujve të rinj universitarë të botuar nga Kolegji "Victory"..

Kolegji Universitar "Victory", me seli në Prishtinë, që nga themelimi ia ka vënë vetes qëllim kryesor sigurimin e një arsimimi të kualitetit të lartë në programet e veta të studimeve universitare për drejtimet Ekonomi Afariste – Tregti e Jashtme dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Për ta arritur këtë qëllim, Kolegji Universitar "Victory", mes tjerash ka ndërmarrë edhe këta hapa: në Hotelin "Victory" K.U.V. ka bërë promovimin e radhës edhe të 11 titujve të rinj universitarë.

Fjalën përshëndeste e mori kryetari i senatit të kolegjit universitar "Victory", z.Fehmi Pushkolli, i cili pas përshëndetjes për të pranishmit ndër të tjera tha se Instituti për kërkime shkencore në kuadër të kolegjit universitar "Victory" me një mund dhe angazhim të palodhshëm të kolegjit dhe të autorëve kombëtarë e ndërkombëtarë arritëm që studentit kosovar t'i ofrojmë qasje në librat më të reja që sot përdoren në të gjitha universitetet botërore më me renome.

Me pas fjalën e mori themeluesi dhe drejtori i kolegjit, Dr.Bedri Selmani ku tha që nga sot tregut të dijes do t'i afrohet një bagazh i begatshëm dhe një mundësi studentëve që t'i qasen hulumtimit dhe studimit shkencor, që sipas tij është më se e domosdoshme për Kosovën dhe gjendjen në të cilën ndodhet.

Ai porositi që edhe institucionet tjera të ndjekin shembullin e kolegjit universitar "Victory" dhe t'i ofrojnë studentit kosovar mundësinë e posedimit të titujve më me renome që sot janë në duart e çdo studenti anembanë botës.

Prorektori i K.U.V., Hajdin Abazi, pas përshëndetjes për themeluesin, pjesëmarrësit dhe autorët që lejuan botimin e këtyre librave përmendi që kolegji po bën të pa mundshmen që studentëve tu ofrojë mundësinë që të kanë literaturën më të re botërore, dhe të jenë në trend me botën.

Autori i librit "Kodi i etikës profesionale të revizorit" z.Jonuz Krasniqi bëri një falënderim të veçantë për themeluesin e kolegjit Dr. Bedri Selmani për mundësinë e dhënies së botimeve të kuadrove shkencorë vendorë.

Për fund prezantuesi kujtoj një thënie të mikut të madh shqiptar, ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, që thotë "Informata është fuqi, ata që kanë informatën kanë fuqinë".

Andaj ne po ju përshëndesim dhe po u lëmë informatën, pra këta 11 tituj mjaftë voluminozë.

Titujt e botuar janë:
1.Trendi global;
2.Afarizmi tregtar;
3.Bazat e sigurimit;
4.Logjistika;
5.Menaxhmenti strategjik;
6.Planifikimi operativ;
7.Tregjet dhe institucionet financiare;
8.Tregtia në burës;
9.Hyrje në metodat hulumtuese;
10.Njohja e mallit në tregti;
11.Kodi i etikës profesionale të revizorit.

Përgatiti: Lulzim Beqiri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top