NoMaD
Listening to a liar is like drinking warm water.
Ej se sju kam pyetur ... cfare mendoni per projekt-ligjin qe pritet te votohet neser ne parlament i cili i kushtezon mjeket e rinj te punojne per 5 vite ne Shqiperi mbas mbarimit te studimeve?
Ministria Kushi ka thene se ky projektligj vjen për dy arsye.
Së pari për të gjetur mekanizma të rinj, për të motivuar mjekët që të vazhdojnë të punojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri dhe së dyti për të plotësuar nevojat për mjekë, për të plotësuar mungesat në këto institucione dhe për të bërë një shpërndarje të drejtë në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat e largëta, aty ku në ato zona nevoja është shumë më e madhe.
Por, po ti referohemi të dhënave të OECD, rezulton se deri në vitin 2022 numri total i mjekëve të diplomuar në Shqipëri, por që jetojnë dhe punojnë në vendet e OECD është mbi 1200 mjekë.
Kryesisht dominon largimi drejt Gjermanisë, SHBA-së, Kanadasë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Shkalla e emigrimit vlerësohet të jetë 19.8%, pra rreth 20 %. Që do të thotë në çdo 10 mjekë të rinj, dy prej tyre largohen drejt vendeve të huaja.
Aktualisht janë 5400 mjekë që punojnë në institucionet tona shëndetësore, që mund të përkthehet në nevojën e plotësimit me mjekë për popullatën, ky tregues është në 1.93 mjekë për çdo 1000 mijë banorë.
Një tregues që është ende shumë larg vendeve të OECD, por edhe më I ulët se sa treguesi I vendeve të tjera të rajonit.
Konkretisht vende e rajonit e kanë 2.6 mjekë për 1000 banorë. Por edhe më shumë Akoma, Ambiciet tona janë ti afrohemi dhe vendeve të OECD, ku ky tregues është 3.6 mjekë për çdo 1000 banorë.
Tregues ynë 1.93 është ende I ulët, çka sjell nevojën për të marrë edhe masa të tjera shtesë që janë marrë vitet e fundit.
Ja diskutim te mbare!