Profesionet e te ardhmes
Nga Laura اela
Maturimi i tregjeve dhe ashpersimi i konkurrences ka ndryshuar edhe kerkesat per punesim. Sipermarresit kane “uri” per profesioniste te vertete ne disa sektore te ndryshem. Ja cilet jane profesionet me te preferuara ne te ardhmen
Kete vere, diplomat do te mbahen ne dore, kapelet do te hidhen ne ajer dhe te sapodiplomuarit do te hyjne ne ate qe quhen ne “boten reale” per te cilen kane degjuar aq shume te flitet. Eshte gjithçka shume eksituese dhe tensionuese gjithashtu, por ne nje kohe kur tregjet jane maturuar dhe konkurrenca eshte bere mjaft e forte edhe profesionet qe kerkohen ne treg nuk jane me aq “te thjeshta” sa me pare.
Sipas te dhenave nga universitetet vendase, ne Shqiperi ofrohen rreth 50 lloje te ndryshme diplomash dhe peshen kryesore e ze ekonomiku dhe juridiku.
Por nese kerkon te besh karriere, te jesh nje menaxher i kerkuar, te fitosh me shume te ardhura dhe prestigj atehere duhet te “germosh” ne sektore te tjere, qe ne Shqiperi ende jane jo fort te eksploruar.
Bizneset shqiptare qe deri me sot e kane patur mjaft te lehte te rrisin fitimet e tyre si pasoje e nje tregu jo fort konkurrues, tani, qe konkurrenca eshte rritur dhe shume tregje jane ngopur, e kane mjaft te veshtire te menaxhojne rritjen. Nese kerkojne te shtojne akoma me shume te ardhurat nuk mund ta bejne dot vetem, padyshim do te kene nevojen e njerezve te kualifikuar.
“Te menaxhojne rritjen eshte padyshim sfida qe i pret bizneset tona dhe ketu nuk mund t’ia dalin dot te vetem”,-thote Pranvera Papamihali, menaxhere per Shqiperine e kompanise konsulente mbi burimet njerezore dhe te kerkimit te drejtuesve, Pedersen&Partners.
“Urine” per menaxhere dhe profesioniste te zote per drejtimin e kompanive nen pronesi na e konfirmon edhe Samir Mane, presidenti i nje grupi biznesesh si QTU, Neptun, etj, i cili ka nje numer mjaft te madh punonjesish. Ai na thote se tashme eshte shkeputur nga menaxhimi i ndermarrjeve te veta, pasi ua ka lene ne “dore” individeve te kualifikuar.
“Ne per momentin po kerkojme 4 menaxhere te pergjithshem per t’i vene ne drejtim te kompanive tona, por ende nuk i kemi gjetur. Qe te gjesh menaxhere vendas te niveleve te tilla, qe te xhirojne mbi 50 milion euro/vit, eshte pak e veshtire”,-thote Mane.
Sipas tij, ata kane punesuar edhe mjaft menaxhere vendas qe kane rezultuar te zote, por ka qene e veshtire te nxirrje ne pah aftesite e tyre.
“Ne pergjithesi detyrohemi qe per drejtues t’i importojme nga jashte”,-shton Mane.
Mungesen e menaxhereve ne shume struktura te biznesit na e konfirmojne edhe ekspertet. Sipas Papamihalit, ne Shqiperi pergjithesisht mungon kultura e punes dhe mjaft kompani bejne “kompromise” kur punesojne menaxhere, duke vleresuar kapacitetet qe ata shfaqin.
Kush jane me te kerkuarit?
Ekspertet keshillojne se tashme nuk jane me bankat ato qe kane “urine” me te madhe per punonjes te kualifikuar, sepse tashme eshte krijuar nje “shtrese” bankieresh shqiptare qe arrin ta ngope tregun.
“Bankat dhe telekomunikacionet kane njohur lulezimet me te medha ne ekonomine vendase çka çoi edhe ne edukimin dhe rritjen me te madhe te profesionalizmit te punonjesve ne kete sektor”,-thote Papamihali e “Pedersen&Partner”.
Tani drejtimet nga ku duhet te shikohet jane te tjera, por edhe me delikate.
-Menaxhere te Pergjithshem
Ka nje kerkese mjaft te madhe nga kompanite vendase per drejtues apo administratore te pergjithshem. Sipas te dhenave nga ekspertet, mosha maksimale ne Shqiperi e njerezve te mireshkolluar dhe me pervoje ne menaxhim, sipas papamihalit, eshte maksimumi 40 vjeç, mjaft e ulet ne krahasim me Europen.
Te gjendur perballe nje rritjeje qe nuk mund ta menaxhojne me te vetem, shume “pronare” kompanish qofte te huaja apo vendase sot kerkojne administratore dhe preferojne qe ata qe jene vendas, sepse njohin me mire kulturen dhe tregun shqiptar. Por realisht, pak i gjejne dhe detyrohen t’i importojne nga jashte.
“Ndonese numri i menaxhereve vendas eshte rritur krahasuar me vitin kur ne nisem pune, ne 2000, ata jane ende poshte nivelit te kerkeses se tregut”,-shpjegon Bianka Duro, drejtuese e pergjithshme e kompanise keshilluese mbi burimet njerezore P&P(Dr.Pendl&Dr.Piswanger).
-Menaxhere te burimeve njerezore.
Ky eshte nje nga profesionet me te kerkuar aktualisht nga bizneset vendase e te huaj qe veprojne ne Shqiperi. Gjin Biba, drejtor Ekzekutiv i “Century 21” njeheresh pedagog i menaxhimit shpjegon se ky eshte nje profesion ne mangesi ne Shqiperi, por qe ka shume nevoje nga bizneset.
“Nese deri dje shumica e bizneseve e kane konsideruar punesimin si favor per te njohur e familjare, sot ato po shohin t’ia besojne njerezve te kualifikuar”,-thote Biba.
Ne kete sektor vihet nje mangesi mjaft e madhe, çka çon ne nje eficence me te ulet te biznesit dhe shtimin e rrezikut per t’i bere balle konkurrences ne rritje.
“Ky eshte nje profesion qe ne bote nuk funksionon thjesht me page baze, por edhe me bonuse dhe keshtu duhet te funksionoje edhe ketu. Nese ke zgjedhur nje personel te mire, atehere puna do te jete me e frytshme dhe keshtu do te mund te marre edhe bonuse te mira”,-shpjegon drejtori i “Century 21”.