Profecia “Maja”, Franca ndalon kalimin për në malin e shenjtë

Love

βeℓℓe â๓e
Frika për fundin e kalendarit të majave më 21 dhjetor të këtij viti ka nxitur shumë “gërmime” në internet për këtë temë, dhe mes tyre janë zërat se një mal në Jugperëndim të Francës do të hapet atë ditë, duke zbuluar një anije kozmike që do të marrë në bord njerëzit që ndodhen aty pranë për t’i shpëtuar nga apokalipsi.

lakendari-i-majave.jpg


Zyrtarët francezë kanë ndaluar hyrjen në zonën e malit Pic de Bugarach për të evituar vërshimin e fanatikëve dhe gazetarëve. Rreth njëqind policë dhe zjarrfikës do të kontrollojnë qarkullimin në fshatin e vogël me të njëjtin emër që ndodhet përballë malit dhe nëse afrohen shumë njerëz, do të bllokojnë hyrjen edhe aty.
Ka besimtarë që janë të bindur se bota do të marrë fund më 21 dhjetor 2012, pikërisht kur mbaron kalendari antik i majave, dhe ata e shohin Bugarach, si një nga malet e pakta të shenjta që mund t’i mbrojë nga shkatërrimi.

Erik Frejselinard, zyrtari më i lartë francez në këtë zonë, tha për AFP se “po presim të vijnë vizionarë, disa njerëz që besojnë se bota do të përfundojë, por ata janë shumë pak. Parashikojmë të vijnë shumë njerëz që janë thjesht kuriozë për të parë. Mbi të gjitha presim shumë gazetarë”, tha ai.
Filma, dokumentarë dhe adresa në internet kanë promovuar idenë se kalendari i lashtë i majave, i ndërtuar nga periudha 394-vjeçare, që quhen baktune, parashikon se fundi i botës është më 21 dhjetor. Sipas ekspertëve, sistemi ka nisur në vitin 3114 para erës sonë dhe kalon nëpërmjet 13 baktuneve apo 5125 viteve, që përfundojnë rreth 21 dhjetorit të këtij viti.
Burimi: panorama
 
Back
Top