Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Procesverbalet kapën mat kreun e KZAZ-së Nr.20

Pasi ka firmosur procesverbalin e dytë, kreu demokrat i KZAZ-së Nr. 20 kërkoi anulimin e vendimit të tij për t’i shpallur të pavlefshme votat dhe kërkoi vazhdimin e procesit të numërimit. Por në këto momente ndërhynë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët kërkuan që të mos kryhej asnjë veprim derisa t’i jepej rrugë ligjore ekzistencës së dy procesverbaleve kontradiktore. Në këtë moment përfaqësuesit e lartë të PD-së, Sokol Olldashi, Enkelejd Alibeaj, Stavri Ristani dhe dhjetëra të tjerë janë larguar me shpejtësi, së bashku me furgonin privat. Ky ishte momenti kur në Fier kanë mbërritur dhe përfaqësues të tjerë të PS-së, si Kastriot Islami dhe Saimir Tahiri, por edhe përfaqësues të OSBE-së. Në sallë kishin ngelur vetëm numëruesit e Partisë Socialiste, të cilët nuk kishin pranuar të lëviznin që aty, ndërsa rreth orës 22:00 policia bllokoi hyrjen në ambientin e numërimit dhe në sallë u lejuan vetëm përfaqësuesit politikë të PS-së dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Partia Socialiste, nga ana e saj, i ka cilësuar provokime të rënda të kryeministrit Berisha incidentet e ndodhura përpara selisë rozë. Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, tha se automjete shtetërore si dhe makina pa targa me mbështetës të Partisë Demokratike kanë provokuar rëndë mbështetësit e Partisë Socialiste, të cilët qëndronin qetësisht në selinë e Partisë Socialiste. Sipas Imerajt, ky provokim i Berishës është bërë me qëllim që të shkëputet vëmendja e opinionit publik ndaj situatës kaotike që po ndodhte në qarkun e Fierit. Zëdhënësja e PS-së i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të tërheqë ministrat e saj nga komisionet e numërimit të votave në qarkun e Fierit, pasi ata nuk do të mund të devijojnë vullnetin e votuesve dhe mandatin që ka fituar Partia Socialiste në këtë qark./G.Albania/
 
Po e ndeu saliu qe po i afrohej fundi edhe i coi gjithe deputete e tij neper gjitha qarqet n vlore feir etj si e si te kapin e te manipulojne ndonje vote....pfff
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back