Procesori i ri e bën celularin më të fuqishëm në botë

MasteR

I'm offline
1468434385qualcomm.jpg


Procesori “Snapdragon 821” tashmë është gati nga “Qualcomm”, dhe, meqë është më i shpejti që ekziston, edhe celulari i parë që e përdor merr automatikisht titullin e celularit më të fuqishëm në botë.

Sigurisht që gjatë vitit “Snapdragon 821” do të përdoret dhe nga celularë të tjerë, por i pari që e përdor është “Asus Zenfone 3 Deluxe”. Asus kishte thënë që do ta hidhte në treg me “Snapdragon 820”, por pasi “821-shi” doli dje, ata nuk pritën gjatë për ta marrë.

Ky celular ka 6 GB Ram, (aq sa dhe Oneplus 3, por Oneplus ka Snapdragon 820), si dhe ekran 5.7 inç 1080p, kamera 23 megapiksel, bateri 3000 mAh, si dhe USB-C 3.0.

Procesori i ri “Snapdragon 821” vjen 10% më i shpejtë se i mëparshmi, me shpejtësi 2.4 GHz, dhe telefoni i parë që do ta përdorë do të kushtojë 780 dollarë. Vetëm “Deluxe” do të përdorë “Snapdragon 821”, ndërsa të tjerët do të jenë po me “820”.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top