Procedura e aplikimit per kredi ne Shqiperi

Loyalty

Anëtar i Nderuar
PROCEDURA TE PERGJITHESHME APLIKIMI PER KREDI
Keto procedura mendojme se duhet te nihen mire nga cdo kredimarres me qellim qe ai te jete sa me i sukseshem ne procesin e negocimit me oficeret e kreditit te bankave dhe institucineve te tjera kredi dhenese. Ja cfare kerkojne te mesojne oficeret e kredive nga klientet e tyre gje qe ata e realizojne gjate intervistave me klientet dhe hulumtimeve te ndryshme per ta:

1. Te njohin mire klientin
2. Te percaktojne me saktesi qellimin e huase
3. Te zbulojne burimin e shlyerjes se huase
4. Te identifikojne nje burim te dyte per shlyerjen e huase
5. Te sigurohen qe klienti ka garanci te mjaftueshme

1. TE NJOHIN MIRE KLIENTIN
Pyetja e pare - A eshte klienti i ndershem?
Huamarresi quhet kryesisht i ndershem nese ai apo ajo ndjen nje detyrim moral per te permbushur kontratat dhe te shlyeje borxhet. Pyetja e pare qartesohet duke hetuar kapacitetin kreditues te huamarresit. Kapaciteti kreditues nenkupton marredheniet paraprake me bankat, bashkepunimin e meparshem me kreditoret dhe klientet e tregut. Nese ky kapacitet tregon qe te gjitha borxhet jane menaxhuar ashtu siç eshte kontraktuar, ka shanse qe huaja e re te menaxhohet ne te njejten menyre. Nese klienti i ka paguar me vonese borxhet e kaluara, duhen hetuar rrethanat e kesaj vonese. Nese hetimi nxjerr ne pah disa humbje nga kreditoret e meparshem, huaja duhet te refuzohet.

Pyetja e dyte - A eshte biznesi i mire - menaxhuar?
Nje menaxhim i varfer, eshte nje nga shpjeguesit me te mire te deshtimit te bizneseve. Oficeret e kreditit dhe te marketingut perpiqen te vleresojne aftesine menaxhuese te huamarresve potenciale.
Tre jane aspektet qe mund te perdoren ne vleresimin e kapacitetit te huamarresve:

1.Sa mire e njeh aplikanti biznesin?
Rregulli eshte i thjeshte: sigurohet qe huamarresi e njeh mire biznesin qe do te zhvilloje.

2.Sa mire e ka kuptuar huamarresi natyren financiare te biznesit?
Kjo perben mangesine kryesore te shumices se menaxhereve te biznesit te vogel. Pak njerez te biznesit te vogel jane trajnuar mjaftueshem ne kontabilitet dhe finance dhe shume nga ato nuk mund t'i lexojne dhe interpretojne pasqyrat e tyre financiare. Keta njerez nuk e kuptojne si i nxjerr parate biznesi i tyre, keshtu qe normalisht nuk mund te pritet prej tyre qe te marrin vendime te duhura menaxhimi financiar.Disa nga ata, mbeshteten tek bankieri i tyre njelloj sikur ky te ishte keshilltari i tyre fianciar; te tjere mbeshteten tek kontabilisti i tyre. Qe te dyja keto paraqesin burime te mira te asistences financiare, por menaxheri i firmes nga ana e tij duhet te kete njohuri te mjaftueshme mbi çeshtjet financiare.Aftesite financiare te huamarresve potenciale, mund te maten duke i kerkuar huamarresit qe te shpjegoje pasqyrat e tij financiare si dhe buxhetin per vitin e ardhshem.Nese huamarresi arrin t'i shpjegoje pasqyrat financiare por nuk ka buxhet, kjo eshte nje gje e pranueshme. Nese huamarresi arrin t'i shpjegoje pasqyrat financiare dhe ka nje buxhet real kjo eshte me mire. Por nese huamarresi deshton ne te dyja testet, zakonisht i propozohet atij qe te marre konsulence per nevojat e tij financiare.

3.Sa mire operon me njerezit aplikanti?
Pjesa me e madhe e punes aktuale ne biznesin e huamarresit do te behet nga punonjesit e tij ndersa pjesa me e madhe e fitimit do vije nga klientela e tij. Oficeri i kreditit i ben keto pyetje vetes : "Do te deshiroja te punoja per kete person?" "Do te deshiroja te beja biznes me kete person?" "A eshte ky person menaxher apo drejtor?"
Qellimi i ketyre pyetjeve te rendesishme eshte njojtja e aplikantin.

2. TE PERCAKTOJE ME SAKTESI QELLIMIN E HUASE
Qellimi i nje huaje konsumatore eshte i percaktuar qarte. Por qellimi i huase te biznesit shpesh nuk eshte dhe aq specifik. Huate per bizneset shpesh kerkohen per qellimet e kapitalit punues. Me tej, keto hua mund te perdoren per qellime te ndryshme duke perfshire investimet, zerat e aktiveve afatshkurtra dhe pakesimin e detyrimeve afatshkurtra. Qellimi specifik duhet te percaktohet plotesisht. A do te perdoret huaja e marre per te bere pagesa te tjera? Per te shlyer llogarite e pagueshme? Per te blere inventar? A e perdor klienti kapitalin e tij punues per te financuar aktivet fikse? A do te perdoret huaja per te mbluluar ekspozimin ndaj bankave te tjera?
Nese huaja do te perdoret per te blere aktive fikse, atehere duhet te hetohen nevojat e firmes per aktive fikse dhe te sigurohemi qe ky aktiv i pergjigjet nevojave te biznesit.

3. TE ZBULOJE BURIMIN E SHLYERJES SE HUASE
Informacioni me themelor ne nje hua, eshte te dish nga do vijne parate per shlyerjen e huase.
Pavarsisht nga fakti qe huamarresi mund te jete shume i ndershem dhe qe huaja ne vazhdim mund te perdoret ne menyren e duhur, nese nuk percaktohet ne menyre te arsyeshme burimi kryesor i fondeve te shlyerjes, huaja nuk duhet te jepet.
Egzistojne vetem kater burime te mundshme te shlyerjes:
Fluksi i arkes - Burimi me i pelqyeshem i shlyerjes se huase eshte fluksi i ardhshem i arkes qe rrjedh nga operacionet e firmes. Keto flukse arke duhet te jene te mjaftueshme per te shlyer huane dhe te tilla qe ta lejojne biznesin te vazhdoje te realizoje operacione fitimprurese; nese fluksi i ardhshem i arkes qe rrjedh nga operacionet eshte negativ huaja mund te mos kete nje burim te mjaftueshem per shlyerje.
Shitja e aktiveve fikse - Nuk mund te mbeshtetesh ne shitjet e ardhshme te aktiveve fikse per te shlyer huane. Vete kerkesa per hua eshte nje tregues i asaj qe huamarresi nuk deshiron apo nuk mund te shese aktivet gjate kesaj kohe. Pervec kesaj, nje shitje e sforcuar ne kohen e maturimit te huase, mund te jete fare e pakendshme per huamarresin. Zakonisht huamarresi spekulon duke vendosur nje te ardhur te paparashikuar dhe ne momentin kur kjo e ardhur nuk realizohet, bankes i krijohet nje hua problematike. Pra ne pergjithesi, likuidimi i aktiveve perben nje burim te varfer per shlyerjen e huase.
Injektimi i kapitalit nga jashte - E ardhmja eshte perhere e pasigurt. Nuk eshte normale te mbeshtetesh ne nje injektimi te ardhshem te kapitalit ne biznesin e huamarresit dhe ta konsiderosh kete si burim kryesor te shlyerjes se huase. Nese biznesi eshte fitimprures, kapitali do te rritet nga fitimet, te cilat jane dhe burimi kryesor i shlyerjes se huase.Nese biznesi eshte jo- fitimprures, me siguri nuk do te kete injektim kapitali. Huate te cilat varen ne kapitalin e ardhshem te firmes si nje burim per shlyerjen e huase, veshtire se mund te quhen normale.
Hua te marra gjetke - Kerkesa per hua ekzaminohet me kujdes ne qofte se huaja do te shlyhet duke perdorur nje hua te marre ne nje banke tjeter. Pse klienti nuk mori hua direkt nga ne nese do kishte nevoja reale per kete hua? Si do t'ia bejme pastaj nese banka tjeter refuzon te shlyeje huane kur vjen koha e maturimit te huase sone? Kjo i shkakton bankes nje hua problematike. Huaja e ardhshme nga nje tjeter kreditues eshte zakonisht nje burim shume me i pavarur per shlyerjen e huase.
Te gjitha institucionet huadhenese si burim primar per shlyerjen e huase, konsiderojne kryesisht fluksin pozitiv te arkes qe rrjedh nga aktivitetet operacionale.

4. TE IDENTIFIKJE NJE BURIM TE DYTE PER SHLYERJEN E HUASE
Burime te mundshme te shlyerjes se huase na tregojne qe fluksi i arkes eshte burimi i vetem primar i besueshem per shlyerjen e huase.
اfare ndodh nese huamarresi i humbet parate?
Nese banka nuk ka nje burim te dyte shlyerjeje, huaja nuk ka per t'u shlyer. Flukset e ardhshme pozitive te arkes normalisht jane i vetmi burim primar i pranueshem i shlyerjeve te huase nderkohe qe burime sekondare te besueshme nevojiten per te parandaluar humbjen e huase per shkak te fluksit negativ te arkes.
Kolaterali eshte gjithmone nje burim sekondar i shlyerjes.Bankat jane ne biznesin e huadhenies se fondeve dhe jo ne biznesin e tregtimit te kolateralit te dores se dyte.
Proçesi i mbylljes se nje kolaterali te harxhon kohe, eshte i shtrenjte dhe krijon probleme. Pavarsisht sesa i vlefshem eshte kolaterali, shitja ne te ardhmen e tij nuk perben asnjehere nje burim primar per shlyerjen e huase.
Nga ana tjeter, kolaterali eshte zakonisht burimi sekondar me i mire per shlyerje. Nese huaja eshte kolaterizuar mire, huamarresi ka shume te ngjare qe te likuidoje kolateralin, te paguaje huane dhe te perftoje diferencen. Nese huaja kolaterizohet varferisht, banka vete do te detyrohet te likuidoje kolateralin ne nje vlere me te ulet se ajo e huase me interes dhe gjobe.
Garantuesit jane gjithnje burime sekondare te shlyerjes. Garantuesi nuk del vullnetar per te paguar huane ne kohen e maturimit. Arketimi i nje huaje te keqe nga garantuesi zakonisht kerkon ndjekje gjyqesore. Kjo shkakton probleme ndermjet bankes dhe garantuesit veçanerisht ne rastet kur ai eshte nje klient i mire i bankes.

5. TE SIGUROHET QE KLIENTI KA GARANCI TE MJAFTUESHME

5.1 LLOJET E GARANCIVE DHE VLERESIMI I TYRE
Llojet e garancive qe mund te ofrohen nga klienti jane si meposhte:
a) Hipoteka e pasurive te patundshme te tregtueshme
b)Pengu i aktiveve te tjera fikse siç jane linjat teknologjike, makinerite dhe pajisje te tjera
c)Pengu i Bonove te Thesarit
d) Pengu i Llogarive te Depozitave
f) Garancite e dhena ne favor te huamarresit nga bankat e huaja
g) Garancite e dhena ne favor te huamarresit nga bankat vendase
h) Garancite e dhena ne favor te huamarresit nga persona apo kompani te mirenjohura
i) Leter - Premtimet
j) Transferimi i te drejtave te Llogarive te Arketueshme
k) Cdo kombinim I llojeve te garancive te permendura me siper eshte I pranueshem.

Hipoteka e Pasurive te Patundshme te Tregtueshme
Ndertesa te ndryshme siç jane: dyqanet, zyrat, magazinat, pasurite industriale, restorantet, hotelet dhe shtepite ej.
Vlera totale e pasurive te patundshme do je jete nga 150 % - 200 % e shumes se huase ne varesi te shumes, maturimit, periudhes se interesit, qellimit dhe sektorit te huase.
Pasuria nuk do te jete e vlefshme ne rast se nuk eshte e rregjistruar ne perputhje me ligjet ekzistuese Shqiptare. Nje certifikate e pasurise e leshuar nga Zyra e Hipotekimit ne muajt e fundit i kerkohet klientit ne momentin e prezenatimit te dokumentave ne banke.
Raporti vleresues i pasurise se patundshme apo i aktiveve te tjera fikse pergatitet nga eksperti vleresues i klientit.
Eksperti vleresues duhet te percaktoje vleren e pasurive te patundshme dhe te aktiveve fikse ne perputhje me metodat nderkombetare te vleresimit te pasurive te patundshme dhe aktiveve fikse duke iu referuar vleres se tregut.
Eksperti vleresues duhet te paraqese nje raport mbi te gjitha çeshtjet qe lidhen me pasurite e patundshme apo aktivet fikse.
Pengu i aseteve te tjera fikse ose te luajtshme si linje teknologjike, makineri e pajisje te tjera.
Makineri te ndryshme, linja teknologjike, pajisje te tjera dhe gje e gjalle mund te ofrohen nga klienti si garanci. Kjo lloj garancie quhet garanci pasuri e tundshme.
Vlera totale e mbulimit duhet te levize nga 150% - 200% te shumes se huase ne varesi te shumes, maturimit, periudhes se interesit, qellimit dhe sektorit te huase.
Pasuria e tundshme nuk eshte e vlefshme ne rast se eshte e bllokuar ne Zyren e barreve Siguruese ne favor te nje pale te trete. Per nevoja vleresimi nje kopje e fatures se blerjes, kopje e dokumentit te zhdoganimit i kerkohen klientit qe ne fillim te momentit te aplikimit.
Raporti vleresues i pasurise se tundshme apo i aktiveve te tjera fikse do te pergatitet nga eksperti vleresues i klientit.
Eksperti vleresues duhet te percaktoje vleren e pasurive te tundshme ne perputhje me metodat nderkombetare te vleresimit te pasurive te patundshme dhe aktiveve fikse duke iu referuar vleres se tregut.
Eksperti vleresues duhet te paraqese nje raport mbi te gjitha çeshtjet qe lidhen me pasurite e tundshme apo aktivet fikse te tundshme
Pengu i Bonove te Thesarit
Ne rastin kur pengu i bonove te thesarit merret si garanci per instrumentat e kreditit, Bonot e Thesarit duhet te mbulojne shumen e huase + interesin. Huamarresi duhet te nenshkruaje kontraten e pengut te Bonove te Thesarit.
Nje kopje Kontrates aktuale te bonove te thesarit duhet te paraqitet nga klientit ne fillimin e procedurave per kredi.
Pengu i Llogarive te Depozitave
Ne rastin kur pengu i llogarive te depozitave merret si garanci per instrumentat e kreditit, shuma e llogarive te depozitave duhet te mbuloje shumen e huase + interesin.
Kjo kontrate do t'i paraqitet menjehere oficerit te kredise e cila do te perdoret si baze per pergatitjen e kontrates se kredise.
Garancite e Dhena ne Favor te Huamarresit nga Bankat e Huaja apo Vendase
Ne rastin kur banka merr nje garanci nga bankat e huaja apo vendase per instrumentet e kreditit, shuma e ketyre garancive duhet te mbuloje shumen e huase + interesin. Huamarresit do te nenshkruajne nje marreveshje huaje me banken kredidhenese.
Garanci te te Treteve dhene nga Persona apo Kompani te Mirenjohura ne Favor te Huamarresit
Ne rastin kur banka kredidhenese merr nje garanci te te treteve per instrumentat e kreditit, banka duhet te sigurohet qe garancite e ketyre paleve te treta jane marre nga persona apo kompani te mirenjohura.
Leter - Premtimet
Banka pranon Leter - Premtime debitoret e te cilave jane aksioneret ndersa perfitues eshte huamarresi ; keto Leter - Premtime duhet te nenshkruhen ne emer te bankes kredidhenese. Maturimi i Leter -Premtimeve do te jete i njejte me maturimin e huase ose me datat e kesteve. Shuma e Leter - Premtimit do te jete e njejte me principalin ose me shumen e kesteve.
Transferimi i te drejtave te Llogarive te Arketueshme
Transferimi i te drejtave te Llogarive te Arketueshme mund te pranohet ne qofte se banka eshte e sigurte per kompanine qe do te beje pagesen.

5.2CILI DO TE JETE MBULIMI I GARANCISE?
Ne mbeshtetje te ligjit nr. 8269, date 23.12.1997 " Per Banken e Shqiperise", neni 12 germa "a", te ligjit nr. 8365 date 02.07.1998 "Per bankat ne Republiken e Shqipersie", neni 26 pika 3 germa "b"; neni 28; neni 31, pika 2; neni 36 dhe neni 37 kemi si meposhte:
Me kredi te siguaruar mire kuptojme qe kolaterali ose garancia eshte e mjaftueshme te mbroje banken nga humbja e kryegjese dhe interesit.
Me mjaftueshmeri do te kuptojme ekzistencen e nje dokumentacioni ligjor, qe siguron banken se me ekzekutimin e kolateralit ose te garancise do te mbuloje sasine e kryegjese dhe te interesit si dhe koston e mbledhjes ose te ekzekutimit te ketij kolaterali.
Sigurimi do te quhet I mire ne qofte se plotesohet nje nga kushtet e meposhtme:
a. kredia eshte e garantuar ne menyre te mjaftueshme (100 per qind) nga nje garanci ne leke e Qeverise ose e Bankes se Shqiperise kur kredia jepet ne lek;
b. kredia eshte e garantuar nga letra me vlere te qeverise. Vlera e kredise nuk kalon 80 per qind te vleres se kolateralit ose garancise;
c. kredia eshte e garantuar ne menyre te mjaftueshme (100 perqind) nga institucionet financiare nderkombetare;
d. kredia eshte e garantuar ne menyre te mjaftueshme (100 perqind) nga qeverite qendrore ose bankat qendrore te vendeve te zones A sipas valutes perkatese (vendet e zones A jane percaktuar ne rregulloren e "Mjaftueshmerise se Kapitalit" te bankes);
e. kredia eshte e garantuar nga nje banke tjeter solvente, per deget e degeve te huaja, e ndryshme nga banka-meme. Vlera e kredise nuk kalon 70 perqind te vleres se kolateralit ose garancise;
f. kredia eshte garantuar kundrejt lenies peng te vlerave te tundshme te kredimarresit ose te garantuesit. Vlera e kredise nuk kalon 70 perqind te cmimit te tregut te pasurise se lene peng;
g. kredia eshte e garantuar kundrejt hipotekes se pasurise se patundshme te kredimarresit ose te garantuesit. Vlera e kredise nuk kalon 70 perqind te cmimit te tregut te pasurise se hipotekuar, pasuria a patundshme duhet te jete e inskriptuar ne favor te bankes;
h. kredia eshte e garantuar nga nje institucion financiar I specializuar. Vlera e kredise nuk kalon 50 perqind te shumes se garantuar;
i. kredia eshte e garantuar nga nje depozite e bllokuar ne leke ose ne valute. Kjo depozite te jete te pakten 25 perqind me e larte se vlera e kredise së dhene, kur jane ne monedha te ndryshme, dhe 20 perqind me e larte se vlera e kredise se dhene, kur jane ne monedhe te njejte.
5.3 SIGURIMI
Pervec garancise se ofruar nga Klienti, police sigurimi do te kerkohet si meposhte:
طNe rastin kur makinerite dhe pajisjet, ose inventar eshte ofruar si garanci, do te kerkohet police sigurimi kundra zjarrit. Polica e sigurimit kundra zjarrit do te kerkohet dhe ne rastet kur banka financon blerjen e makinerive dhe pajisjeve dhe ne te njejten kohe ato do te ofrohen dhe si garanci.
ط Ne rastin kur gjeja e gjalle ofrohet si garanci, police sigurimi per gjene e gjalle do te kerkohet.
ط Ne rastin kur kredia financon ndertimin e nje objekti apo blerjen e nje objekti (ndertese, shtepi, dyqan etj), police sigurimi kundra termetit do te kerkohet.
طNe varesi te rastit te kredise, ne varesi te garancise se ofruar dhe ne varesi te moshes se klientit, do te kerkohet sigurimi I jetes se klientit.
Eshte e rendesishme per tu theksuar qe kryesisht vetem nje nga llojet e siguracioneve te permenduar me siper kerkohet nga banka.

II. PYETJET QE MUND DHE DUHET TE ZHVILLOHEN GJATE NJE INTERVISTE FILLESTARE PER KREDI
Intervista per huane i jep mundesi specialisteve te marketingut dhe oficereve te kreditit per te pergatitur gjithçka qe ka te beje me krijimin e emrit te mire te klientit.
Intervista per huane se pari synon te binde klientin qe ai ose ajo ka zgjedhur banken me kompetente dhe me te dobishme. Proçedurat e meposhtme per zhvillimin e intervistave fillestare per huate i vine ne ndihme intervistuesit per te arritur keto synime:
Per te pritur aplikantin ne nje menyre miqesore.
2. E mban volumin e zerit ne nje nivel te tille qe te mos lejoje personat e tjere jo -pjesemarres te degjojne kete diskutim konfidencial.
3. Mban shenime ne minimumin e duhur.
4. Degjon me shume sesa flet.
5. Inkurajon aplikantin qe te flase.
6. Drejton pyetje qe normalisht kerkojne me shume pergjigje sesa thjesht "po" ose "jo".
7. Nuk i shpreh komentet negative derisa te kete grumbulluar informacionin baze te gjykuar nga ai si te nevojshem.
8. Nese aplikanti i shmanget temes kryesore, kthenperseri biseden tek tema kryesore.
9. Aprovn aplikantin here pas here per pikat e favorshme qe ai ose ajo paraqet.
10. Shmang theksimin e pikave te dobeta te aplikantit ose parregullsite e kompanise.
11. Tregon interes te vazhdueshem per aplikantin dhe biznesin e tij.
12. Ne qoftese ka arritur ne ate pike te bisedes ne te cilen ndergjegjesohet per ate qe huaja e propozuar nuk eshte e pershtatshme per politiken e bankes, refuzon huane me kujdes duke perdorur argumenta mbeshtetes te mjaftueshem.
13. Shmang shpjegimet komplekse gjate detajimit te arsyeve per refuzim.
14. Kerkon me butesi ate qe i duhet apo i nevojitet dhe kurre nuk urdheron.
15. Kujton qe nuk mund te merrni gjithçka ju nevojitet gjate nje interviste te vetme. Perqendrohet ne pikat e rendesishme.
16. Ruan gjakftohtesine, aplikanti mund te emocionohet, nje luks i tille nuk i lejohet.
Objektivi i dyte eshte qe te siguroje te gjitha te dhenat e nevojshme per banken me qellim qe te marre vendim ne lidhje me huane.
Forma e vleresimit paraprak rendit te dhenat qe duhen zakonisht per te marre nje vendim te tille. Ka alternativen e plotesimit te formularit gjate intervistes ose menjehere pas saj.
Formulari duhet te plotesohet dhe sherben si nje mjet qe i sjell vazhdimisht ne mendje te dhenat qe duhen per vendimin e huase.
Perpara se intervista te mbaroje, lista e dokumentave te kerkuara duhet t'i jepet klientit.
Pas intervistes fillestare ai i ben pyetje vehtes per çeshtjet e meposhtme:
1 - A jane huamarresit te ndershem?
2 - Cilat jane pikat e forta dhe te dobeta te menaxhimit?
3 - Cilat jane kushtet ekonomike ne industri?
4 - A eshte kuptuar mire dhe a eshte i pranueshem qellimi i huase?
5 - A ekziston ndonje burim primar i mjaftueshem shlyerjeje?
6 - A do te paguhet totalisht huaja qofte ne daten e maturimit apo sipas kesteve?
7 - Si do te jete periudha e pagimit te interesave?
8 - Cilat jane burimet sekondare te shlyerjes?
a) Kolaterali? Sa likuid eshte ai?
b)Bonot e Thesarit? A perputhen ato me maturimin e huase?
9 - A eshte e mjaftueshme shuma e huase? Shume e vogel? Shume e madhe?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top