sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Specialistja gastrohepatologe pranë spitalit “Nënë Tereza”, Vigjilenca Demiraj, na shpjegon më shumë mbi problemet që shkaktohen: “Në bukë qëllon që të gjejmë prani fijesh ose telash që janë problem për aparatin tretës. Mund të rrezikohet edhe jeta.”
Ushqimi dhe procesi i të ngrënit është marrja e energjisë dhe vitaminave nga produkte të ndryshme natyrore dhe industriale në trupin e njeriut. Drejtuesja e Qendrës së Kërkimeve të Ushqimit, Eranda Mane na informon më shumë rreth vlerave ushqyese dhe të domosdoshme të bukës: “Karbohidratet, proteinat dhe lëndët azotike gjenden tek buka.”
Ndërkohë që një pjesë e furrave të bukës vazhdojnë ende t’i shesin produktet e tyre me qese plastike, mjekësia konstaton një tjetër problem.
Vigjilenca Demiraj shpjegon: “Qeset plastike të bukës prodhohen nga nënproduktet e naftës, pra kanë në përbërje të tyre kimikate. Këto kimikate instalohen brenda bukës dhe indirekt ne marrim këto lëndë duke përkeqësuar shëndetin tonë.”
Pedagogia Mane na tregon se cilët mund të jenë disa nga përbërësit e dëmshëm për shëndetin e sesi mund të dallojmë cilësinë e bukës dhe të sigurohemi për produktin që konsumojmë: “Dëm shkaktojnë ngjyruesit artificialë. Buka e freskët ndihet nga aroma.”
Produktet e skaduara janë një tjetër çështje shumë e ndjeshme për konsumatorin. Pedagogia Demiraj na sjell një rast personal e na tregon për dëmet që shkaktohen në organizëm: “Prpduktet e skaduara krijojnë myk në organizëm.”
Por ja se çfarë mund të bëjmë kur gjendemi para një fakti të tillë: “Në qoftë se konsumojmë një ushqim të skaduar, duhet të pijmë ujë të ngrohtë dhe të provokojmë të vjella në mënyrë që të bëjmë autolavazh të stomakut.”/TCH