Problemet me shikimin

sensuu

sweet
V.I.P
Nëse kaloni shumë kohë para kompjuterit, lodhja mund të paraqitet si pasojë e fokusimit të shprehur në fotografinë e ekranit ose si pasojë e pozitës jo të drejtë dhe qëndrimit të gjatë në pozitën e ulur.

Ky problem mund të paraqitet edhe më herët nëse keni probleme në shikim dhe probleme jo të korrigjuara, siç janë astigmatizmi ose hipermetropia, por nëse dy fotografitë e fituara nga dy sytë nuk përputhen, atëherë kemi të bëjmë me heteroforinë (tendenca ka strabizmi); në këto raste është i nevojshëm kontrolli nga mjeku i syve.
Personat miop mund të mos i kenë këto problem për shkak se të parit afër është i mirë.

Disa këshilla për të pushuar sytë

* Për t’iu shmangur “lodhjes së të parit” është e nevojshme që të bëni korrigjimin e të parit, mbajtja me rregull e syzave, lentave ose t’i nënshtroheni kirurgjisë refraktive për largimin e dioptrisë.

* Të merren disa masa për përmirësimin e vendit të punës: t’i largohemi shkëlqimit të ekranit (nëse nuk kemi mundësi ta bëjmë këtë, atëherë mund të vendosen filtrat për reflektim ose të ndërrojmë këndin e ekranit).

* Të bëni pushime të shkurtra dhe të ndërroni pozitën. Duhet që në çdo 45 minuta të punës, të keni një pushim prej 5 minuta ose në çdo dy orë pune, të keni pushim prej 15 minutave. Shfrytëzoni këtë pushim që të lëvizeni ose të shikoni nga dritarja ose thjesht pushoni.


Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top