Së katërti, komunikimi i hapur dhe i sinqertë, partnerët duhet të jenë të aftë të shprehin ndjenjat e tyre, mendimet dhe shqetësimet pa frikë nga (para)gjykimet. Një komunikim i mirëfilltë ndihmon në zgjidhjen e konflikteve dhe në ndërtimin e lidhjes së fortë emocionale.
Së pesti, empatia dhe përkushtimi ndaj partnerit janë shumë të rëndësishme duhet kuptuar pikëpamjen e tjetrit dhe duhet treguar mirëkuptim e dashuri, se kështu mund të krijohet një atmosferë e përkrahjes për të zgjidhur probleme.
Së gjashti, ndarja e detyrave dhe përkushtimi i përbashkët në zgjidhjen e problemeve. Përveçse të dëgjosh dhe të kuptosh partnerin, është gjithashtu e rëndësishme të jesh gati të angazhohesh për të zbuluar zgjidhje të përbashkëta dhe të punosh së bashku për t'i realizuar ato.
Së shtati, respekti për njëri-tjetrin duhet të jetë i pranishëm në çdoherë. Respekti ndaj mendimeve, ndjenjave dhe vendimeve të partnerit krijon një mjedis të sigurt dhe të besueshëm në të cilin problemet mund të adresohen dhe të zgjidhen me maturi.
Së teti, kushtimi i kohës për njëri-tjetrin është shumë i rëndësishme. Pra, duhet dhënë lidhjes prioritet dhe duhet shpenzuar kohë cilësore së bashku, kështu forcoet lidhja dhe krijohen momente të veçanta që ndihmojnë në ndërtimin e emocioneve pozitive...
Së nënti, vlerësimi dhe komplimentet ndaj partnerit janë elementët që mbështesin një lidhje të shëndetshme. Shprehja e mirënjohjes për partnerin, duke vlerësuar cilësitë dhe përpjekjet e tij, kultivon dashurinë dhe mirëkuptimin mes partnerëve
Mjaft për sot