Probleme me peshën? Dieta e seksit

Love

βeℓℓe â๓e
Seksi po shihet gjithnjë e më shumë si një mënyrë për të humbur kilet e tepërta. Nëse vërtet jep rezultatet që premton, kush nuk do ta donte një dietë të tillë. Dieta e seksit ose sexercise është dieta më e re e bazuar mbi ushtrimin fizik më të pëlqyer nga të gjithë. Sipas një studimi, 76 për qind e femrave do të sforcoheshin për një gjë të tillë pavarësisht lodhjes dhe stresit, me kusht që të humbnin kilet e tepërta dhe të qëndronin në formë.

Sipas një studimi tjetër të kryer nga një kompani prodhimi e pijeve dietike, dy të tretat e femrave që frekuentojnë palestrat do të pranonin me kënaqësi të bënin aktivitete alternative për të rënë nga pesha. Mes këtyre aktiviteteve vendin e parë e zë seksi.

Aktiviteti seksual mund të djegë nga 150 deri në 350 kalori, në varësi të faktit se sa aktiv mund të jetë personi, konfirmon Kerry McCloskey në librin e saj të fundit “The Ultimate Sex Diet” (Dieta me bazë seksin). Autorja ngul këmbë se edhe vetëm duke u puthur për një orë mund të digjen 200 kalori.

Nëse gjatë aktivitetit normal djegim një numër të caktuar kalorish, ky numër mund të rritet nëse shtojmë disa ushtrime të caktuara fizike. Jo të gjithë e kanë kohën dhe dëshirën për të frekuentuar palestrën, por kur bëhet fjalë për seksin, ndoshta dëshira vjen vetë. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm dhe seksi është në thelb një ushtrim fizik.
Studime të shumta kanë treguar se si një jetë e shëndetshme seksuale mund të favorizojë mirëqenien psiko-fizike. Dhe nëse kësaj i shtojmë faktin se të jep mundësi të arrish peshën ideale, atëherë seksi bëhet edhe më tërheqës. Por ajo që vënë në dukje ekspertët e marrëdhënieve në çift është që objektivit të humbjes së peshës të mos i jepet përparësi më shumë se nevojës që kanë të dy partnerët për të patur një marrëdhënie të bazuar në intimitet.

Në këtë mënyrë bashkohen dy gjëra pozitive: kënaqësia e të qenit me partnerin dhe kënaqësia e të humburit të peshës së tepërt.:krevat:
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top