Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Pro apo kunder denimit me vdekje?
Gjeresisht postova ne menyre qe te ndiqet rrjedha e bisedes nga te gjithe (jo ato qe e kane studiuar - sikur ti) per t'u kuptuar se sa te thjeshta jane kriteret per t'u permbushur.
Ne nerva e siper (gjaknxehtesia), njeriu terhiqet nga ideja e nje hakmarrjeje mizore ndaj atyre qe marrin jete njerzish, po vrave atehere duhet te vritesh. Fatkeqsisht ama, ndryshe nga shume te tjere ne kete forum nuk kam besim te plote tek sistemi i drejtesise (i secilit jurisdiksion - perfshire edhe Shqiperine) se qe te maresh nje jete njeriu duhet te jesh 100% i sigurte qe eshte autori i krimit. Te jesh pro denimit me vdekje do te thote qe te jesh ne gjendje ta kerkosh ate denim kudo, kurdo dhe perkedo kur behet fjale per te njejtin faj - fjala vjen, vrasjen me paramendim. Ti mund ta kerkosh denimin me vdekje per filan fistekun, qe s'e njeh dhe s'te dhimbset, por nese nje nga te dashurit (familjaret pra) e tu e vret tjetrin, a do ta kerkoje me ngulm kete denim per te parin? Nese po, s'je hipokrit dhe duhet te mendosh me teper per vrasjen prinderore. Nese jo, atehere ky besim i yti tek denimi me vdekje eshte hipokrizi (si vete denimi me vdekje per arsye qe i kam permendur me lart dhe s'dua t'i shtjelloj me tej) dhe duhet te shtrohesh e te mendosh per te qene i palekundur ne qendrimin tend. Deri sa te jesh persiatur mire, mos kerko vdekjen e kurrkujt.
Burgu si mjet ndeshkimi dhe denimi eshte konsideruar i tille qe kur jane krijuar per here te pare burgjet, por sot, sidomos pas kerkeses gjithnje e me te larte nga shume fronte per heqjen e denimit me vdekje, burgu kerkohet qe te kthehet ne nje "vend" edukimi, ne nje ambjent ku "krimineli" te shikoje qe ne jete dhe mund te punoje ose te shfrytezoje aftesite qe mund te kete dhe me pare s'ka mundur ose dashur qe ti shfrytezoje (flas per prirje artistike, per ndonje zanat, etj) dhe keto mund te behen ne nje shoqeri qe ka mundesite qe t'i krijoje mundesi (ndjese per lojen e fjaleve) atyre, qe kur te dalin nga burgu dhe te rifuten ne shoqeri. Fatkeqsisht, duket qarte qe ne nivelet e sotme te papunesise dhe mentaliteti akoma 'anadollak' qe burgaxhiu = kriminel. Duhet kohe, akoma me shume kohe.
Lidhur me psikologjine e nje krimineli apo sociologjine e jurisdiksioneve qe perfshijne denimin me vdekje do te kisha keshilluar te kesh parasysh se sa delikate jane argumentet sociologjike dhe sa e lehte eshte per t'i ngaterruar ato me argumentet e "common sense".
Ngaterron shume ate qe don te thuash, gjaknxehtesine pastaj thua paramendim, juridiksion etj...dmth mungon sintetika e llogjikes.
Edhe Zoti ndeshkoi ne menyren me makabre Kainin pasi ky i fundit kishte vrare Abelen vellain e tij, dhe Kaini duhet te vinte verdalle neper bote si holandezi fluturues dhe kurre nuk do te gjente paqe, Zoti nuk e len me kaq denimin e tij por shkon edhe me tej dhe tingellon si "lufte parandaluese" ne gjuhen e sotme, kur thote se kushdo qe vret Kainin do te ndeshkohet 7 apo 9 here me keq se nuk me kujtohet mire. Ne fakt Kaini donte te vdiste por nuk e vriste njeri, pasi per te vdekja do ishte nje clirim, pastaj ne dime qe kemi historine e Gomorres etj dmth ne kemi nje Zot ndeshkues sipas teologjise monoteiste.
Me sa duket edhe Becaria iluministi i madh i shkencave juridike duhet te kete marre zanafillen e Bibles kur pohoi se denimi matet me efektet e kohezgjatjes se tij dhe jo me sa eshte i rende ai.
Fakti eshte qe Zoti ishte nje hakmarres, dhe ketu futet ne skene dikotomia midis se mires dhe se keqes midis energjive negative dhe atyre pozitive dmth midis te kundertave qe ne na mbajne ne kete ekuiliber. Dhe ne kete pike argumenti behet me shume filozofik se sa teknik.
Pikerisht, ne konceptin filozofik gjejme shume rryma dhe doktrina qe mbeshtesin denimin me vdekje sic jane; iluminizmi, romanticimzmi utilitarizmi, gjithsesi nuk mund te themi se brenda ketyre rrymave nuk kishte edhe autor te shquar qe ishin kunder denimit me vdekje.
Akoma, edhe klasiket si Platoni, Tommaso, Hegel, Kant, Fellengjer, Lambroso, Becaria, Machiavelli, Bentham, Darvini, Bobio..etj mbeshtesin denimin me vdekje si nje istitucion qe legjitimon te vendos drejtesine si njerzore shpirterore dhe hyjnore ne vend. Dhe keta klasike jane shtyllat e shkencave shoqerore ne pergjithesi.
Meqense, argumenti eshte me shume filozofik ose me mire metafizik, ne fakt kete gje e kam thene edhe ne shkrimet e meparshme, atehere ka te beje me ate se cka eshte njeriu? si eshte bota tije? si esh te vullneti i tij? nese njeriu eshte a priori Human? apo sic e tha Nice qe njeriu eshte hipokrit se i tha vetes Human? dmth ka shume pyetje, nje gje eshte e sigurte, ashtu sikurse e pranojne te gjithe qe e keqja ekziston dhe si e tille duhet te c'rrenjoset, por cila eshte menyra me e mire per ta bere dmth a mundet shteti te vrase?
Dihet se individ apo popujt kane humbur lirine e tyre personale duke lidhur kontraten sociale ne kembim te sigurise, pra shteti do tu siguronte individeve ne baze te ligjeve dhe rregullave sigurine. Cfare do te thote kjo ? qe shteti eshte pergjegjes per cdo jete njeriu dhe ne te njejten kohe duhet te vendos ne vend drejtesine nepermjet sanksioneve qe parashikohen rast per rast edhe ne rastin ekstrem te denimit me vdekje, njeriu ne gjendjen e tij natyrale mund te humbiste te drejten e jeteses nese kishte bere krim, po ashtu edhe ne boten e civilizuar njeriu qe vret duhet ta humb te drejten te jetoje.
Ne mbeshtetje te asaj qe thashe me siper, na vjen ne ndihme nje parim qe eshte universalisht i pranuar si ne boten natyrore por edhe ne ate njerzore, pra, reciprociteti, dhe ky parim njihet si gure themel ne te gjitha te drejtat duke filluar tek privatja e deri tek nderkombetarja, cfare do te thote ne rastin e denimit me vdekje qe edhe personi qe vret shteti si pergjegjes absolut per jeten e njeriut duhet te pergjigjet me te njejten monedhe ndaj personit qe ka kryer krimin.
Por ka edhe nje argument tjeter i cili eshte teknik dhe ai varet nga komisionet qe bejne ligjet dhe nga ligjevenesi ne pergjithesi dhe ka te beje me analizen e veprimit apo mosveprimit ne kohe dhe ne hapsire, me kohezgjatjen e tije, me percaktimet dhe detajet se kur do te konsiderohet denim me vdekje nje veprim qe bie ndesh me normen e mbrojtur. Pra, keta jane teknicizma por qe kane rendesine e tyre ne percaktimin se kur duhet te aplikohet denim me vdekje.
Personalisht, mendoj qe riedukimi apo forma te tjera te ngjashme jane vetem justifikime te asaj cka Nice thoshte qe njeriu i tha vetes Human, nderkohe, qe i ka duart te lyera me gjak. Denimi me vdekje do te aplikohej vetem ne ato raste kur vrasja do te kishte nje efekt c'orientues ne shoqerine civile, dhe keto jane rastet me te shemtuara dhe si e tille do meritonte denimin me vdekje.