Privatizimi i kompleksit “Partizani”, pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, urdhërohet sekuestrimi i pasurive të tij

NoMaD

Listening to a liar is like drinking warm water.
Jamarbër Malltezi u ndalua mbrëmjen e sotme (21 Tetor) nga autoritetet, ndërsa i është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg”. Kjo masë është pasuar me urdhrin për sekuestrimin e pasurive të tij.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.
Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.
Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.
Pas ndalimit Malltezit, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fatmir Bektshit, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.
GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Balla, asokohe kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top