Lauri
Anunnak
Sa më shumë që dy qenie të afrohen me njëra-tjetrën, aq më shumë ka të ngjarë të dëmtojnë njëra-tjetrën: kjo është dilema e parë tek Porcospino.
Porcospino, në ditë të ftohtë dimri grumbullohen afër njeri tjetrit për të mbrojtur temperaturën me nxehtësinë e trupit mes tyre . Por së shpejti ata ndien ferrat e njëri-tjetrit dhe dhimbja i detyruan të largohen e të mbajnë distancë. Por kur nevoja për t’u ngrohur përsëri, i bën ata që të bashkohen, i njëjti shqetësim përsëritet.
Kjo ndodh derisa ata arrinë të gjejnë një distancë të moderuar dhe pa shqetësuar njeri tjetrin me xhëmbat e tyre.
Kështu ndodh edhe tek njerzit. Nevoja për shoqëri, e cila buron nga zbrazëtia dhe monotonia e brendshme, i shtyn njerëzit drejt njëri-tjetrit; defektet e tyre të shumta, i shtyjnë ata përsëri të ndahen.. Vetëm distanca e moderuar, të cilën ata mund të arrijnë, falë së cilës është e mundur bashkëjetesa.
( Filozofi Arthur Schopenhauer)
Ajo që filozofi gjerman përpiqet të na shpjegojë me këtë shëmbëlltyrë të bukur është se qeniet njerëzore janë përpjekur gjithmonë të krijojnë lidhje të forta dhe të qëndrueshme me njerëzit e tjerë, por vetëm kur afërsia me të tjerët shkurtohet tepër, ata e ekspozojnë haptazi veten e tyre ndaj "ferrave", si tek Porcospino.
Nuk është rastësi që kur hyni në një intimitet të tepërt me një person rrezikoni dhimbjen më të thellë(majat e xhëmbave mes jush). Por edhe në të kundërtën, duke qëndruar larg nuk keni mundësi të kompensoni të "ftohtin" pa ngrohtësinë njerëzore, e cila është jetike për njerëzit.
Në bazë të çdo arsyetimi është respekti.
Ky respekt që duhet të jetë filli i përbashkët i çdo marrëdhënieje; idetë e tjetrit, hapësira, mënyrat e të qenit ndryshe.
Dhe gjetja e "distancës" së duhur për të mos pushtuar hapsirën e tjetrit, është e vështirë.
Do të ishte mirë të mbajmë gjithnjë diçka tonën, vetëm tonën ku askush nuk mund të hyjë. Këtë intimitet ku askush nuk duhet të hyjë, ndryshe do e quajmë distancë.
Të qenit plotësisht të zbuluar, pa rezervat eskluzive intime tuat, shpesh ju çon të gjindeni pa mbrojtje dhe si pasojë do të jeni më të prekshëm nga xhëmbat e partnerit.
Vetëm për forumin tonë. By Lauri anunnak