Priste binjakë… lind një djalë me dy kokë

femijadykoke.jpg


Një grua braziliane, e cila priste të lindte binjakë, mbeti e shokuar kur në fakt, lindi vetëm një djalë me dy kokë.

Gjatë shtatzanisë, ekografia kishte nxjerrë prezencën e dy fëmijëve pasi kishte parë dy kokë, duke përjashtuar mundësinë jashtëzakonisht të rrallë të çrregullimit gjenetik.

Një besimtare katolike, Maria de Nazare vendosi të emërtojë dy fëmijët Emanoel dhe Jesus. Në fakt, ndonëse ndajnë të njëjtin trup dhe të njëjtët organe, të dy kokat përfaqësojnë dy njerëz të ndryshëm, pasi secila prej kokave funksion me një tru të vetin.

Në ditët e para të jetës, nëna ka qenë në gjendje që të ushqejë me qumësht gjiri foshnjet, secilën me njërën sisë.

Ndonëse fëmijët janë konsideruar si plotësisht të shëndetëshëm, nëna 25-vjeçare është paralajmëruar se me rritjen mund të lindin ndërlikime të paparashikuara.

Ndarja nga trupi i njërës prej kokave është i pamundur, pasi një ndërhyrje e tillë do të sillte vdekjen e të dy foshnjeve. Në fakt, ata kanë secili trurin dhe shtyllën e tyre kurrizore, por ndajnë zemrën, mëlçinë, mushkëritë, aparatin tretës si dhe kanë vetëm një aparat riprodhues.

Ndonëse gjenetikisht mundësia e lindjes së binjakëve siamezë llogaritet një në një miliardë, kjo është hera e dytë që në Brazil lind një “mostër” e tillë brenda këtij viti.

TOpchanel
 
Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale

Braziliania Maria de Nazare (25 vjeçare) lindi një foshnje me dy koka. Nëna tha se po priste binjakë, por vetëm pak para lindjes mësoi se ishte shtatzënë me binjakë siamezë.

femijadykoke.jpg


Gjatë një kontrolli me ultrazë u vërtetua se ajo po barte një fëmijë me dy koka. Lindi me prerje cezariane. Të gjitha organet e foshnjës mashkull funksionojnë normal. Foshnja peshon 4.4 kilogramë.

Sipas mjekëve i porsalinduri gëzon shëndet të mirë, ndërsa të dy kokat kanë filluar të thithin gji.

Maria e cila jeton në një pjesë rurale të Brazilit, gjatë shtatzënisë nuk kishte bërë ultrazë por mësoi për deformimin vetëm disa minuta para se të lindte, të hënën në mëngjes.

Gazeta britanike "Daily Mail", shkruan se nëna në asnjë moment nuk mbeti e habitur se pse fëmija i saj është me dy koka. Ajo ka vendosur t’i pagëzojë fëmijët me emrat Emanoel dhe Jesus. Nëna dhe fëmija të martën pasdite janë transferuar në spitalin e qytetit Belem për kontrolle shtesë.

Pritet se deri në fund të javës ata do të lëshohen në shtëpi. Ekspertët sqarojnë se në këto raste bëhet fjalë për binjakë të cilët nuk mund të ndahen me anë të operacionit. /Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:
Pe: Priste binjakë… lind një djalë me dy kokë

E kur thone qe shihet cdo gje,nga shkenca...Hajde mjek hajde,kane pare vec dy koke aty e kane thene dy binjake...Po trupat?...Mund te jene edhe dy koke qeni...Eh medet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top