Prishtina serish kampione e Liges Ballkanike

Aver

.
V.I.P
Krenar me kampionët e Ballkanit

prjaaa-780x439.jpg


Sigal Prishtina sërish është shpallur kampion i Ligës Ballkanike duke e mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Megjithëse Prishtinasit kanë pësuar humbje në takimin e dytë kundër skuadrës malazeze të Mornarit, ajo ka ngritur titullin e kampionit ballkanik.

Plisat u mposhtën me rezultat prej 75:68, por në saje të fitores me 14 pikë epërsi në takimin e parë, 82:68 u shpallën për vitin e dytë rresht kampion

اereku i parë i takoi skuadrës vendase me rezultat 23:15 në saje të lojës precize të basketbollistëve të Mornarit.

Por, pjesa e parë përfundoi në dobi të prishtinasve me katër pikë epërsi, përkatësisht me rezultat 39:35.

E gjithë kjo në saje të Jason Washburn, i cili ishte lojtari më i dalluar i Prishtinës në 20 minutat e parë me 14 pikë të shënuara, raporton Telegrafi.

Në çerekun e tretë, ekipi malazez arriti arrit të përmbys rezultatin dhe të përfundoi këtë periudhë në favor të saj me dhjetë pikë epërsi, gjegjësisht 57:47.

Në dhjetë minutshin e fundit prishtinasit i konsoliduan radhët e veta dhe nuk lejuan që vendasit të triumfojnë me rezultat më të thellë se 14 pikë dhe takimi përfundoi me rezultat 75:68.

Jason Vashburn ishte lojtari më i mirë i skuadrës prishtinase me ‘double-double’ 22 pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa Balsa Radunovic ishte basketbollisti më efikas te vendasit me 20 pikë dhe gjashtë kërcime. /Telegrafi/

KB PrishtinaLiga Ballkanike
 
Titulli: Prishtina serish kampione e Liges Ballkanike

U lumte!! :)
Suksese!
 
Titulli: Prishtina serish kampione e Liges Ballkanike

Tani e tutje do ju shof e kryeministri yne se vdes pas topit lol

Urime cuna
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top