Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prishtina, humbje e ngushtë në Izreal

Publikuar: 19:42 / 30.10.2013

prishtina-humbje-e-ngusht-euml-n-euml-izreal_hd.jpg


Sigal Prishtina ka pësuar humbje të ngushtë në udhëtimin e vështirë në Izrael në sfidën ndaj kampionit të Ligës Ballkanike, Galil Gilboas. Rezultati në fund ishte 71-66.
Përkundër faktit se terreni ishte i vështirë për djemt tanë, ata u treguan se ky fakt është i parëndësishëm duke shfaqur lojë shumë të mirë dhe aspak inferiore ndaj kundërshtarit.

Në çerekun e parë djemt tanë shkëlqyen, duke e përfunduar atë me dy pikë epërsi, 17-15. Në këtë periudhë të lojës u dallua Blerim Mazreku i cili ishte i pakonkurrencë në trapez.

Sidoqoftë, vendasit e Galil u kthyen duke e fituar me tri pikë epërsi çerekun e dytë, dhe duke e mbyllur pjesën e parë të takimit me një pikë epërsi. Më i dalluari ishte Banks, i cili shkëlqeu për kampionët e Ligës Ballkanike.

Në fillimin e pjesës së dytë vazhdoi loja e njëjtë shumë e barabartë, me Kendrick Jones që shkëlqeu me disa depërtime të suksesshme, teksa ai u përkrah edhe nga Alban Veseli. Pas çerekut të tretë epërsia e vendasve ishte vetëm dy pikë dhe në fund u zhvillua një lojë dramatike.

Në çerekun e katërt dhe të fundit ishte Robinson ai që u dallua për Galilin duke krijuar epërsinë më të thellë në këtë takim prej pesë pikësh, por Sigal Prishtina u kthye me Dardan Berishën e shkëlqyer që në fund për pak sa nuk u tregua fundamental me pikët e tij.

Deri në sekondat e fundit Sigal Prishtina e bëri dramë takimin duke synuar për pak një fitore sensacionale, por që për pesë pikë nuk u arrit. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 71-66.

Kjo është humbja e parë e Sigal Prishtinës këtë sezon në Ligën Ballkanike.

Kjo disfatë nuk duhet të ulë moralin e djemve tanë, pasi që humbja prej vetëm pesë pikësh epërsi ndaj kampionit dhe favoritit Galil Gilboas është indikator se Prishtina është një prej favoritëve për t’u shpallur kampion i kësaj gare.

Vlen të përmendet se buxhetin Galil Gilboa e ka dy milionë euro, disa herë më të madh se sa Sigal Prishtina. /Telegrafi/



Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1 Kendrick Jones 14 pikë
2 Dardan Berisha 13 pikë
3 Alban Veseli 10 pikë
4 Blerim Mazreku 8 pikë



Koshashënuesit më të mirë të Galil Gilboa:
1 A. Banks 18 pikë
2 G. Robinson 18 pikë
3 Pasalic 10 pikë
4 S. Douglass 8 pikë



Fotografia: Telegrafi/Ahmed Huduti
 
Titulli: Prishtina, humbje e ngushtë në Izreal

Ballkan Ligë, Prishtina shijon humbjen e parë



Sigal Prishtina është mposhtur nga kampioni i Ballkan Ligës, izraelitët e Galil Gilboas.

Humbja e parë zyrtare e KB SIGAL Prishtinës në Ballkan Ligë u regjistrua sot, ku skuadra Izraelite Gilboa e mposhti me rezultat 71-66.

Kjo disfatë nuk duhet të ulë moralin e djemve tanë, pasi që humbja prej vetëm tri pikësh epërsi ndaj kampionit dhe favoritit Galil Gilboas është indikator se Prishtina është një prej favoritëve për t’u shpallur kampion i kësaj gare.

Vlen të përmendet se buxhetin Galil Gilboa e ka dy milionë euro, disa herë më të madh se sa Sigal Prishtina.

Realizatori më i mirë i Prishtinasve ishte Kendrick Jones i cili shënoi plot 14 pikë./veqsport
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back