Prishtina historike, fitore në start të EuropeCup

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 21:00 / 4.11.2015

prishtina-historike-fitore-n-euml-start-t-euml-europecup-foto_hd.jpg

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë për ndonjë klub kosovar në garën zyrtare të FIBA-s, EuropeCup. Viktima ishte BC Astana nga Kazakistani. Sfida përfundoi me rezultat 75-71.

Gara e dytë për nga rëndësia pas EuroLeague në basketboll, e pa Prishtinën në një sfidë të vështirë në shtëpi ndaj Astanas, klubi shumë të fortë nga Kazakistani.

اereku i parë i takoi mysafirëve përtri pikë, të cilët arritën të shkëlqejnë falë Hayes, i cili ishte në top formë, teksa për Prishtinën shkëlqeu i rikthyeri Dardan Berisha bashkë me kapitenin Edmond Azemi, të cilët mbajtën situatën nën kontroll.

Pjesa e dytë startoi shumë më mirë për Prishtinën që arriti ta fitojë 16-12 çerekun e tretë, falë paraqitjesfantastike të Dardan Berishës dhe El-Amin të cilët ishin të pandalshëm.

Në çerekun e fundit u zhvillua një dramë e vërtet, ku Sigal Prishtina ishte në epërsi, por falë mbrojtjes së fortë nuk e humbi atë pavarësisht presionit të mysafirëve kazak.

Më i miri në këtë takim ishte Hayes me 32 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të fitojë.

Te Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha, 24 pikë të tij iu bashkuan 19 pikëve të El-Amin për të garantuar triumfin e parë në garat evropiane.
 
Titulli: Prishtina historike, fitore në start të EuropeCup

Kampioni i liges ballkanike filloj me e tregu veten edhe ne Europe Cup. Ketu do ta kete shume me veshtire se ne ligen ballkanike ama me kete ekip qe e ka nuk do te na korit as ne kete lige.
 
Eshte e vertete Aver, plus qe ka marr edhe nje lojtar tjeter nga NBA.

Ne Rumani ne takim me klubin Energy...udhetuan 18 ore me autobus neper Maqedoni e Bullgari qe te arrijne ne Bukuresht, sepse shkijet nuk i lan te kalojne permes territorit te tyre.
 
Kjo paska qene edhe arsyeja pse e humben ndeshjen e pare. Nuk e dija.

Ekipi romun jam i bindur se nuk ka me shume kualitet se Astana qe e mundem mbreme.
 
Jo aspak, sepse Astana eshte njeri nga tre favoritet per titull.

Basketbollistet e Sigal Prishtines shkuan ne Merdare (vend kalimi kufitar me Serbine) diku me duket rreth 40 km nga Prishtina, pastaj pas pritjes atje u kthyen serish ato 40 km prapa (dmth. mbi 80 ne total) qe te kthehen ne piknisje...dhe pastaj nja 1200 km te tjera qe te arrijne ne Bukuresht qe te zhvillojne po ate mbremje takimin me Energy.

Perkunder kesaj serish u munduan te bejne lojen e duhur, por s'kishin me fuqi.
 
E po kjo eshte katastrofe. Edhe kah serbia nuk eshte shume me e shkurter rruga deri ne Bukuresht. Ideale do te ishte qe ne vendet qe jane me larg se 500 km te shkonin me aeroplan, por cka me bo qe s'kane buxhet. Shtet skomje.
 
Titulli: Prishtina historike, fitore në start të EuropeCup

Jo aspak, sepse Astana eshte njeri nga tre favoritet per titull.

Basketbollistet e Sigal Prishtines shkuan ne Merdare (vend kalimi kufitar me Serbine) diku me duket rreth 40 km nga Prishtina, pastaj pas pritjes atje u kthyen serish ato 40 km prapa (dmth. mbi 80 ne total) qe te kthehen ne piknisje...dhe pastaj nja 1200 km te tjera qe te arrijne ne Bukuresht qe te zhvillojne po ate mbremje takimin me Energy.

Perkunder kesaj serish u munduan te bejne lojen e duhur, por s'kishin me fuqi.

Mos e ekzagjerojme tani. Une e pashe ndeshjen dhe Prishtina e meritoi fitoren ,por te thuash qe Astana eshte nder 3 favoritet per titull nderkohe qe mban vendin e 102 ne evrope ne rang klubesh me duket paksa e ekzagjeruar.
 
Titulli: Prishtina historike, fitore në start të EuropeCup

Mos e ekzagjerojme tani. Une e pashe ndeshjen dhe Prishtina e meritoi fitoren ,por te thuash qe Astana eshte nder 3 favoritet per titull nderkohe qe mban vendin e 102 ne evrope ne rang klubesh me duket paksa e ekzagjeruar.

Une po i referohem te dhenave zyrtare per Europacup. Dhe kjo gare eshte e dyta ne rangun Europian pas Europa League. Nuk thash se Prishtina nuk e ka merituar fitoren, larg asaj.
Ne fakt une nuk ekzagjerova asgje, solla ketu cka eshte thene zyrtarisht. Nese Astana ze vendin 102 nder klube ne Europ, pa na sill numrin e klubeve dhe vendin e Prishtines ne ate rangim!
 
Titulli: Prishtina historike, fitore në start të EuropeCup

Une po i referohem te dhenave zyrtare per Europacup. Dhe kjo gare eshte e dyta ne rangun Europian pas Europa League. Nuk thash se Prishtina nuk e ka merituar fitoren, larg asaj.
Ne fakt une nuk ekzagjerova asgje, solla ketu cka eshte thene zyrtarisht. Nese Astana ze vendin 102 nder klube ne Europ, pa na sill numrin e klubeve dhe vendin e Prishtines ne ate rangim!

Dakort pra ,une skam asgje me burimet qe citon ti por kur degjova komentatorin mbreme qe Astana eshte nder 3 ekipet favorite mu duk pak e ekzagjeruar. Pastaj kur bera nje kerkim vura re qe Astana renditet diku andej nga vendi 102 ne europe nderkohe Sigal Prishtina renditej ne vendin 200 por eshte mese normale sepse Kosova ska shume qe eshte pranu ne FIBA dhe normalisht nga vendi fundit do e niste renditjen.
Eurotopteams Basketball classement europ

Tjeter qe vura re ishte qe kjo kupe (europe cup) eshte nje kupe per ekipe te dores se dyte. Per nga rendesia e para ishte euroleague ,e dyta eurochallenge dhe pastaj vinte FIBA europe cup. Ne sigurisht qe jemi krenar per cdo fitore te Prishtines por do kisha deshire te ishim me kembe ne toke dhe mos i bejme ekipe si BC Astana ,Barcelona ,Real madrid apo Olimpiakos.
 
Titulli: Prishtina historike, fitore në start të EuropeCup

Ashtu eshte, duhet te jemi me kemb ne toke...por edhe nuk duhet ta mohojme suksesin.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top