Prishet koalicioni qeveritar? PDK-LDK

jackass

Anëtar i ri
Prishet koalicioni qeveritar?

RTK ka mësuar nga një burim i lartë brenda PDK-së se pas prishjes së njëanshme të marrëveshjen nga ana e LDK-së, pasi që kjo e fundit ka lidhur koalicion me partitë tjera, megjithëse ishin marrë vesh për të shkuar veçmas në balotazh, pritet të ketë ndryshime në nivelin qendror të qeverisjes.

Sipas këtij burimi, PDK pas ndryshimeve të ndodhura në terren, pritet që të premten të nënshkruajë koalicionin e ri në nivel qendror me AKR, LDD dhe partitë e minoriteteve. Gjithnjë sipas atij burimi, president i ri do të jetë Behgjet Pacolli, kryeministër Hashim Thaçi ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Nexhat Daci .

Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate për media, PDK ka njoftuar se kjo parti ka vendosur “që të rishqyrtojë ose të riformatizojë koalicionin qeverisës në nivel qendror”.

“Partia Demokratike e Kosovës, pas konstatimit të shkeljeve së marrëveshjes së koalicionit nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të rishqyrtojë ose të riformatizojë koalicionin qeverisës në nivel qendror. Takimet konsultative do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme (e premte), deri në marrjen e një vendimi definitiv”, thuhet në komunikatë. /rtk/telegrafi/
 
besa gjat i ka shku ketij koalicioni ka kohe me thene ma mire fare nuk eshte deshte te ndodhte ky koalicion
 
Pas dhenjes me koncesion te Kuvendit te Kosoves njoftohet se selia e Kuvendit ka kaluar ne kafiterin:''Zanzibar''. Gjithashtu njoftimet e parafundit lajmerojne se nga mbledhja e Kuvendit te Kosoves e mbajtur ne Zanzibar ku moren pjese 5 apo 6 deputete qe ''kuptohet'' se perbenin shumicen e Parlamentareve, mbreme 2 sahat pa kendu knusi i sabahit eshte vendose qe Republika e Kosoves te shpallet MBRETERI. Deri ne zgjedhjen e MBRETIT njoftohet se kete detyre do ta kryej kryetari i Shoqates se Pellumbagjive.

Dikush me duket se ka harruar se ka kaluar koha kur fati i ketij populli vendosej neper kafiteri e aq me pak ne gjysme nate kur asnje mendje nuk funksionon. Pastaj PRESIDENTI, eshte pune e madhe dhe jo ashtu siq mendojn disa se munde te nderrohet sa here ti teket dikujt. :gjujpeshk:
 
do te presim diten e sotme deri ne ora 14 e pastaj do e shohim se qfar do te ndodhe
 
qe besa ora 14 sdo vije fare sot sepse Ambasadori i SHBA-se kishte nja fjalim rasti rreth ores 12 :gjujpeshk:
 
Pas dhenjes me koncesion te Kuvendit te Kosoves njoftohet se selia e Kuvendit ka kaluar ne kafiterin:''Zanzibar''. Gjithashtu njoftimet e parafundit lajmerojne se nga mbledhja e Kuvendit te Kosoves e mbajtur ne Zanzibar ku moren pjese 5 apo 6 deputete qe ''kuptohet'' se perbenin shumicen e Parlamentareve, mbreme 2 sahat pa kendu knusi i sabahit eshte vendose qe Republika e Kosoves te shpallet MBRETERI. Deri ne zgjedhjen e MBRETIT njoftohet se kete detyre do ta kryej kryetari i Shoqates se Pellumbagjive.

Dikush me duket se ka harruar se ka kaluar koha kur fati i ketij populli vendosej neper kafiteri e aq me pak ne gjysme nate kur asnje mendje nuk funksionon. Pastaj PRESIDENTI, eshte pune e madhe dhe jo ashtu siq mendojn disa se munde te nderrohet sa here ti teket dikujt. :gjujpeshk:


ncok gabim e ki e kan qit n'tenderim me privatizu kshtu qe mos jep informata tgabume per popullin se te denon historia :p hahahahahahahahahh
 
Po de por keq ardhje po thame qe mos qe PDK nuk kurgjo pa LDK ne Kalicjon ky eshte mendimi i jemi
Tung nga Qendrimi Bossi..
 
po mbledhjet partiake nuk mujn me i majt ne kuvendin e kosoves
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top